Në Qershor, minimalisht rotacion politik

anazapta

Sot Shqipëria është një vend i karakterizuar nga pasurimi zakonisht kriminal dhe tepër marramendës i një numri individësh, familjesh dhe klanesh; varfërimi njëlloj marramendës i një pjese tjetër të popullsisë; korrupsioni i një pjese të politikanëve e sidomos perceptimi i të gjithë politikanëve si të korruptuar ose të paktën të korruptueshëm; nepotizmi dhe klientelizmi; krahinizmi ekstrem; perceptimi i ligjit si një forcë “e jashtme” e cila ia kufizon “lirinë” individit; organizimi i ekonomisë në baza parakriminale dhe mafioze; homologimi i partive politike; kriza e plotë e publikes. Në këto kushte, demokracia në Shqipëri nuk mund të jetë veçse një kombinim i manipulimit të turmës nga elitat në pushtet dhe i shantazhit të organizatave parakriminale dhe mafioze ndaj këtyre elitave. Shqipërisë nuk i duhet aq forcimi i “demokracisë” sesa forcimi i “institucioneve”. Që të nisë kjo erë e re minimalisht 23 qershori duhet të shënojë rotacionin e domosdoshëm politik.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *