Ministri Bledi Çuçi, ka komentuar mbledhjen e sotme të kryesisë së PS. Gjatë një interviste në News24 ai u ndal edhe ne menaxhimin e bashkive me të zgjedhurit e rinj e vendorë.
Ashtu si kryeministri Rama, ministri Çuçi tha se nuk do të ketë ‘gjueti shtrigash’ në bashkitë e drejtuara deri më sot nga opozita, por gjithçka do të kryet në bazë të ligjit.
“Do të kemi një qasje shumë të matur sa i përket organizimit të bashkive të qeverisura nga përfaqësues të opozitës. Do fokusohemi në organizmin strukturor dhe funksional, nuk do ketë gjueti shtrigash. Do ketë largime për njerëz që kanë shkelur ligjin, s’kanë performuar mirë, nuk do ketë largime me sfond politik. Nuk do largohet askush që nuk e meriton ligjërisht këtë gjë.” -u shpreh Çuçi.
Ndër të tjera ministri i Bujqësisë komentoi edhe deklaratat e opozitës për refuzim të shqiptarëve më 30 qershor.
“Është e kotë, e para kanë votuar 23%, kjo nuk do të thotë që 77% nuk e duan PS. Përgjithësisht në Shqipëri votojnë 45%, sido që të jemi jemi në kushtet kur kemi vetëm si PS, kemi përkrahjes e gjysmës së shqiptarëve. Mos harrojmë se një pjesë janë jashtë. Mendoj se % e votave që kemi marr është konfirmim për të qeverisur, kemi marr më shumë vota se në 2017 si PS. Kështu duhet lexuar nga të gjithë ky rezultat, kështu duhet ta lexojnë edhe partitë opozitare nëse nuk duan të humbin betejën e tyre me elektoratin.”
Duke u ndalur në raportin e OSBE/ODIHR, Çuçi tha se kritika ka në çdo proces zgjedhor, jo vetëm në Shqipëri. Ndër të tjera ai theksoi gatishmërinë e maxhorancës qeverisëse, për të bashkëpunuar me opozitën në parlament, por edhe atë jashtë saj për reformën zgjedhore, me qëllim siç tha ai zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
b.b/dita

E tha Edvini.Shtriganeve do tu tregojme vendin ndersa shtrigat do to mbajme per vehte.Pune filxhani!
Kam nje mendim , per qeverrisjen vendore . Bashkite , te emertohen njesi administrative . Shqiperia te qeverriset ne 12 Kantone ( Qarqet e sotme ) . Do te jete nje eliminim I hallkava burokratike , me kohe . Fillimisht te kryejne veprimet , qe kryhen , por per pake kohe te zgjidhjen vetem 12 kryetare me potence. Fakti , qe Tirana me 1/3 e popullsise funksionon , me mire , tregon deri diku se burokratizmi, ka rruge , per t’u eliminuar . Ky eshte problem , qe specialistet duhet te mendohen dhe te diskutojne gjate . Zvicra ka mbi 1 shekull , qe qeverriset keshtu dhe eshte model frymezimi . Zgalem