Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot…
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot…
Analiza

Në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot…

anazapta
Published November 26, 2012
Share
SHARE

Në një shkrim të mëparshëm, bëra një përkthim të përafërt të përqindjeve të një sondazhi në terren për qytetin e Tiranës, të publikuar të shtunën nga gazeta DITA. Këtë përkthim e bëra duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë (në zgjedhjet bashkiake para një viti në Tiranë u regjistruan nga KQZ-ja 256 mijë vota në total) dhe duke presupozuar se votat e të pavendosurve do të shpërndaheshin në mënyrë përpjestimore mes partive në garë

 

Por siç dihet, në sistemin aktual elektoral, fati i rotacionit politik në zgjedhje varet nga votat që marrin koalicionet dhe jo nga votat që marrin partitë e veçanta brenda tyre. Për këtë arsye, prëkthimin e përqindjeve të sondazhit të DITA-s në vota për partitë po e vazhdoj më tej, me përkthimin në vota për koalicionet e mundshme. Gjithashtu, do të paraqes edhe intervalet e sigurisë statistikore për çdo koalicion.

 

Nga zhvillimet e derisotme, duket se Aleanca Kuqezi do të futet eventualisht në koalicion me PS-në, LSI-ja do të krijojë koalicion më vete me PDIU-në, ndërsa FRD-ja do të futet në garë si parti e pavarur. Duke e marrë të mirqënë këtë konfigurim dhe duke presupozuar se PDIU merr gjysmën e votave të partive të vogla të djathta (gjithsej 4.2 mijë në Tiranë, sipas sondazhit) shprëndarja e votave për 11 minibashkitë e kryeqytetit, bazuar në përqindjet e DITA-s është si vijon:

 

Shpërndarja e Votave të Kryeqytetit Sipas Koalicioneve të Mundshme (mijë vota)

PS+AK etj.——-126.5

PD+PR etj.——–87.0

LSI+PDIU——–22.7

FRD—————-13.8

 

Siç dihet, sondazhi është një instrument probabilitar, e jo deterministik – pra, ka një marzh gabimi statistikor (Votimi, nga ana tjetër, kur nuk manipulohet, është instrument deterministik – pra, s’ka marzh gabimi).  Për këtë arsye, vlen që, për shifrat e mësipërme, të llogariten edhe intervalet e sigurisë statistikore me nivel besimi 95%. (ky nivel përdoret tradicionalisht në të gjitha publikimet e marzheve të gabimit të sondazheve).

Duke patur parasysh numrin e të anketuarve nga DITA që kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në votim në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot (1134) dhe duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë, rezultojnë këto intervale të sigurisë statistikore për koalicionet e mësipërme:

 

Intervalet e Sigurisë Statistikore me Nivel Besimi 95% (mijë vota)

PS+AK etj.—-119.2—–133.7

PD+PR etj.—–80.1——93.9

LSI+PDIU—-18.5——-26.8

FRD————10.5——–17.1

 

Për të arritur në shifrat e paraqitura në këtë shkrim, siç mund ta kenë vënë re lexuesit, u bënë disa presupozime. Sikur njëri ose disa prej tyre të mos materializohet, llogaritë, pa dyshim, dalin ndryshe…

anazapta November 26, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?