Në rast të rikthimit të dhrahmisë, bankat greke në Shqipëri asnjë ndryshim

Dita

Prezantimi i një monedhë e re, e ndryshme nga Euro, si mjet pagesash dhe njësi vlerash, nuk ndryshon asgjë në sjelljen e bankave brenda territorit shqiptar, sqarojnë burimet në BSH për revistën Monitor.

Sipas tyre të gjitha detyrimet, që secila prej bankave me kapital grek të licencuara në Shqipëri ka marrë përsipër, përkundrejt personave fizikë apo juridikë, do të shlyhen në monedhën me të cilën është krijuar detyrimi.

Në përputhje me legjislacionin Shqiptar dhe rregullat e vendosura nga Banka e Shqipërisë, nuk ekziston asnjë mundësi që në mënyrë të njëanshme, subjekti bankë të ofrojë për shlyerjen e detyrimit (mbylljen e një depozite për shembull në monedhën euro) një monedhë tjetër të ndryshme nga ajo origjinale, jashtë dëshirës dhe vullnetit të klientit.

Çfarëdo lloj veprimi që mund të ndërmerret në një vend tjetër, në mënyrë logjike nuk duhet dhe nuk mund të ketë ndikim tek bankat shqiptare në aspektin juridik, financiar dhe atë operacional, sqaron Banka e Shqipërisë, raoprton Monitor. I vetmi kanal nga ku mund të transmetohet është ai psikologjik, i cili duhet administruar me shumë kujdes, pohojnë më tej ekspertët e Bankës së Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *