I nderuar z.Kryeredaktor
Nuk doja të replikoja me Prof. Tarifën, se mendimin për essenë e tij, “Heroizëm e përsosmëri për kohën tonë”, për fatin e mirë, i jam shumë mirënjohëse, ma botoi të plotë Gazeta “Dita”.
Por kishte diçka në replikën e tij “Rëndësia e kontekstit”- për letrën e një lexueseje në “Dita” (që nuk ka të bëjë me referimin e pasaktë të disa prej thënieve të mia), e cila më tërhoqi vëmëndjen: Opinioni i Profesor Tarifës në lidhje me
1-komentuesit në gazetat on-line dhe
2-pikëpamja e tij “e argumentuar” , mbështetur në emra të njohur studiuesish të huaj, se kultura greke qënka kërthiza e Europës, edhe sot e kësaj dite.
1-Sot është e drejta e gjithkujt të ketë opinionin e tij dhe ta shprehë për çdo fenomen shoqëror, ashtu si edhe ata që lexojnë gazetat apo i ndjekin ato on-line. Ky dixhitalizim i jetës është bërë i pashmangshëm, sado efekte të mëdha negative ka.
Por, si çdo e keqe ka një anë të mirë, ajo që kam vënë re, është shtimi i madh i numrit të komentuesve, sidomos për shkrime që kanë në vëmëndje dukuri të mprehta, të lidhura ngushtësisht me interesat , formimin dhe kulturën e gjithsecilit. Vërtet që shumica e tyre janë me pseudonime, por mendoj se kjo nuk është për t’u kritikuar e aq më keq për t’u përbuzur, se është njëlloj si e drejta për të votuar fshehur.
Vërtet që ka komentues që nuk mund të lexohen, se shprehen në tërësi në mënyrë vulgare, por nuk duhet të harrojmë kurrsesi se këtë kulturë ky popull e përvetësoi i detyruar, nga politika 27 vjeçare në një Shqipëri që nuk po mundet të dalë nga ky tranzicion makabër, nga analistët e çthurrur nga goja, që mbysin çdo natë ekranet, nga deputetë që nuk dinë se ç’nxjerrin nga goja dhe nga një humor televiziv super banal, që vetëm edukativ nuk është.
Në këto kushte, kushdo që merret me studime, mund të ndjekë kuriozisht se si lëviz kurba e opinionit të njerzve të thjeshtë, në raport me problemet apo ngjarjet e reja. Një vëzhgim i kujdeshëm për atë që ka interes, do shërbente , të themi, si një sondazh për një temë të caktuar. Nuk e imagjinoj si mund të komentonin studentët e New York-ut, në rast se u jepni të bënin Esse mbi “komentet e njerzve për një artikull on-line” , por për një gjë jam e bindur se ata nuk do t’u drejtoheshin filozofëve grekë, për të përshkruar ndjenjat dhe argumentat e tyre në lidhje me shpjegimin e ndjenjave të komentuesve.
2- Për temën e dytë, që profesori i referohet poliglotit, studiuesit dhe filozofit Frederik Engels, që dhe “Engelsi, u njihte një meritë të tillë në historinë e qytetërimit, që nuk mund ta pretendojë asnjë popull tjetër”, deri dje nuk do të guxoja të më shkonte në mendje ndryshe, nëse e ka thënë, në këtë mënyrë kategorike, si është cituar nga prof. Tarifa.
Por pas 90-tës, fatbardhësisht, kanë dalë në dritë në mënyrë të vrullshme dokumenta e studime të shumta e të shumta, mbi temën që termi Kulturë Greke ( që as mund ta quash me këtë emër, se as ekzistonte në atë kohë termi Greqi) ka një përmbajte shumë më të gjërë se sa është shfaqur deri tani. Autorë të ndryshëm të huaj dhe tanët jo vetëm kanë vënë në diskutim, por dhe janë të bindur se në termin Greqi e vjetër futet më shumë se një formim kulturor.
Unë mund të radhis me dhjetra autorë të huaj e shqiptarë, që nga dijetari gjerman Leibnic, që është quajtur Aristoteli i kohëve moderne, George Fred Williams, që ndikoi në shpalljen e pavarësisë etj etj, por e di që nuk është nevoja, se ato janë botuar dhe gjenden në shqip në libraritë sot.
Që Rilindja Europiane kishte nevojë të mbështetej diku për të dalë nga obskurantizmi mesjetar europian kjo dihet, dhe ishte një gjë e mrekullueshme që u mbeshtet në kulturën e vjetër Greko-Romake në të gjitha drejtimet, në art, filozofi e politikë. Por njohja e tyre ajo ishte. Mos duhet ne , për hir të kësaj të hedhim poshtë , psh studimin e Majanit “Fundi i misterit etrusk” apo studimet e Edwin Jack, albanologut të shquar Hann, De Radës, Dora D’istrias e te tj, sepse kështu thonë klasikët!?
Bota evolon, evolojnë dhe studimet dhe zbulimet. E kur kjo është një e vërtetë që ne na qartëson më mirë origjinën nga vijmë ( të mohuar edhe sot nga fqinjët) dhe na e shton krenarinë për këtë origjinë, pse nuk duhet ta reklamojmë krahas asaj europiane??!! Sot populli shqiptar e sidomos rinia po përjeton një mishmash të plotë në shkencën e historisë. Është detyrë e njeriut të dijes, që e ka profesion dijen, që të luftojë me çdo mjet për të sqaruar në kokat e studentëve të vërtetën tonë, që i riu shqiptar, dhe ai që median ndjek on-line ta dinë njësoj Historinë e Shqipërisë.
Faleminderit
Lola Komimi
Very correct, Lola,
tere keta qe jane ngjitur mbi supet e te Tjereve, pak rendesi ka nese te Eterve apo duke shkelur mbi koleget, ose kane perfituar pa merite, absolutely… dalin kunder komenteve on line, pra kunder gjoja anonimeve, pra kunder Jo Emer/Mbiemrave…!
Se, duke pasur nje kapital te tille te pa verifikuar (nga Vettingu?!) keta gjoja
individe nxitojne te debatojne mundesine e vetme qe Dikush ushtron per te shfaqur Lirine e tij.
Edhe disa deputete pak kohe me pare, nxituan te ndlonin me ligj keto komente, por iken, e nuk dihet nese do kene energji e vlere serish te rikthehen, teksa NE, Anonimet e Urte, qe nuk fyejme askerrkend, qe kemi rezxerva per ca koleget tone anonime qe…mire eshte te mos fyejne e shajne askend,
vetem te themi te vertat qe, ATA qe jane atje lart pa merite, nuk duan te thuhen!
Nuk eshte ende Liria e Mjaftueshme, zoterinje, qe te pretendojme se secili e thote fjalen e vete pa u cenuar;
ju ende s’jeni aq te lire qe tu garantoni gjoja Anonimeve te thone ate qe mendojne, kurdo, me germa te medha, sic thoshte ai Kumandari juaj duke u tallur, pasi kishte ashpersuar pa tarife e me tarife Luften e Kllasave!
Nese disa nga komentet jane fyerje apo akuza te paverteta, neglizhojini, zoterinje!
Nese nuk jane te tilla…ky eshte problemi juaj, dhe ju mund te rrefeheni, se jeni ne krye te privilegjeve akoma, edhe Lirine ju e keni ne duar, ushtrojeni ate…!
urime Lola,
(qe, ja, as te njoh fare, as te di kush je, por meriten e ketij leksioni e ke te plote, rrofsh!)

Greket jane absolutisht mitra e kultures perendimore nuk ka asnje diskutim per kete çd
Si mund ta thuash kete koment kaq thjesht para se te studjosh c’fare grekek mesuan nga bota matematikore nga nje vend tjeter?!?! Por me e rendesishmja eshte se per ate pune themi: “Perandoria Romake eshte mitra e cultures” per ate pune. Greket s’jane Grekerit e atehershem ajo eshte e ditur ashtusikurse ti po I hiqke te drejten Italianeve zotrote.. C’do kulture e madhe e adopton nje gje dhe e kryen “e evolon”..
Keni shumë të drejtë, Ju Lola e Mary Tereza!
Jam një mendimi me Ju…