Në rrënjët e lirisë, gjaku, jo përrallat

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Një TV më intervistoi në rrugë. Pyetja qe sa naive, aq e djallëzuar. Kur është dita e çlirimit?! Më duket se këtë e përcaktuan decizivisht ata bij e bija të lavdishëm që lanë me gjak malet e Shqipërisë. Nuk i ka mbetur në dorë askujt e aq më tepër atij Nishanit pa nishan ta përcaktojë. Jam i mendimit se në rrënjët e lirisë është gjaku dhe jo përrallat politike. E atë e kanë derdhur trimat e jo sahanlëpirësit e tipit Berisha. Liria është atribut i një populli liridashës e jo e një klase politike pa turp e pa cipë. Ajo dhe dita që ajo u arrit janë të pavdekshme, si vetë përjetësia e një kombi. Të tjerat janë përralla diabolike e njëkohësisht qesharake. Liria është e shenjtë dhe atë e shenjtëron djersa e gjaku e jo demagogjia. Shumë të fala Ditës, Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *