Në Rusi bie dëborë me ngjyrë jeshile (arsyeja e frikshme)

Leda Hysa

 

Në disa qytete të Rusisë raportohet të ketë rënë dëborë me ngjyrë jeshile.

Banorët në Pervouralsk janë zgjuar të tronditur për të zbuluar se jashtë po binte një dëborë toksike me ngjyrë jeshile.

Ndërkohë vetëm disa ditë më parë, në disa zona të Rusisë ka rënë edhe dëborë me ngjyrë të zezë, edhe në këtë rast, si shkak i ndotjes ekstreme.

Dy rastet kanë bërë që me mijëra banorë të ngrihen në protesta kundër faktorëve që po shkaktojnë edhe ndryshimin e ngjyrës së borës.

Si pasojë e ajrit të ndotur, vendasit në Sibai janë detyruar që të mbajnë maska ndërsa ndotja raportohet të jetë shkaktuar nga një fabrikë e bakrit.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • “një dëborë toksike me ngjyrë jeshile.”toksike???
    çlloj toksine,helmi ka pasur,apo mjafton që është e veçantë dhe na qënka toksike??

  • Anticensure! mos pretendo se di gjithcka! Edhe pse ta shpjeguan se ngjyra e debores vjen si pasoje e ndotjes, per shkak te pranise se oksidit te bakrit ne atmosfere, CuSo4, ti prap nuk thith!?

    • është e mundur o babole!!
      por duhet shkruar,sepse jo të gjitha reshjet e dëbërës me ngjyrë janë toksike dhe të rrezikshme,”si kjo”,e aq më pak të “frikshme”!!
      mos të të mbetet hatri o lali,kritika të bën mirë!!
      sidoqoftë thamo nuk është se të paguan më pak!!
      më pak se badjava nuk të jep,dot!!

    • babole
      je i sigurtë që quhet “oksidit te bakrit”,CuSo4????
      nuk quhet sulfati i bakrit??
      jo për gjë,vetëm për të qënë i sigurtë për herën tjetër!!
      ndoshta thith më mirë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *