Në sa thema ndaheshin trevat shqiptare?

redaktor

I nderuar lexues! Themat ishin njësi ushtarake-administrative dhe më vonë kadastrale-fiskale në Perandorinë Bizantine, nga e cila rekrutohej një repart ushtarak i caktuar që e kishte vendqëndrimin aty. Në trevat shqiptare sistemi i themave u vendos aty nga dekadat e para të shek.IX me themën e Durrësit që përfshinte pjesën më të madhe të trojeve të banuara nga shqiptarët që nga Tivari në veri e deri në gjirin e Vlorës, kurse në lindje shkonte deri në lumin Drin. Tokat shqiptare jugore u përfshinë në themën e Nikopolit, kurse ato lindore e verilindore fillimisht bënin pjesë në themën e Selanikut e më pas në atë të Shkupit. Krahinat më veriore u vunë nën administratën e themës së Dalmacisë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *