Një simbolikë dhe një kujtesë

redaktor

Në ditën e parë te hapjes së sesionit të ri të Kuvendit, ishin ftuar edhe pjesëtarët e të masakruarve nga pushteti i Berishës më 21 janar. Natyrisht, kjo nuk ishte as e rastit, as edhe per t’i marrë me të mirë ata njerëz që, bashkë me të gjithë demokratët në shpirt e jo në fjalë, i vajtojnë edhe sot ata martirë kundër harbutërisë së njeriut, i cili për karrigen e pushtetit, nuk kursen askënd.

Ajo ftesë shumë e goditur, në gjykimin tim, ishte shumë domethënëse. Ajo u tregonte familjarëve dhe të gjithë shqiptarëve se, në këtë legjislaturë, do të zbatohet ligji deri në fund, se pergjegjësit e asaj masakre do të shkojnë pëpara drejtësisë.

Me këtë rast dua t’i kujtoj zotit prokuror të përgjithshëm: ligji thotë që një proces gjyqësor, i mbyllur me vendim të formës së prerë, nuk mund të rihapet pa dalë në dritë fakte të reja. Ky është ligji, z. Prokuror, por a nuk dolën fakte të reja për 21 janarin?

Dua t’ju kujtoj se në një seancë të Kuvendit të Shqipërisë, S.Berisha, ish-kryeministër, në kulmin e histerisë që e kishte kapur, duke u drejtuar deputetëve të opozitës së atëhershme, deklaroi hapur, me zë e figurë, se ai ishte fajtori, kur tha: “Do t’jua bëj si më 21 janar!”.

A nuk është kjo deklaratë pranim i fajit nga vetë fajtori i atij krimi të përbindshëm? A nuk mjafton ky fakt që hetimet e atij krimi të hapen sërish dhe të merret i pandehur vetëdeklaruesi?

Unë z.Prokuror i përgjithshëm, ju përgëzoj për nismën e nxjerrjes përpara përgjegjësisë penale të gjithë atyre që kanë lejuar ndërtime pa leje, por… Ju lutem, është e pafalshme që, një dru të mos na lejojë të shohim pyllin që ndodhet prapa tij.

 

********

Familjarët e viktimave të 21 janarit, të ftuar nderi në seancën e parë të Kuvendit

Të ftuar nderi në nisjen e punimeve të seancës parlamentare kanë qenë të pranishëm dhe familjarët e katër viktimave të 21 janarit që u vranë nga Garda në demonstratën anti qeveritare dy vite e gjysmë më parë.

Në llozhën e Kuvendit ishin të ftuar përfaqësues nga familja e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës. Në llozhë kanë qenë nëna dhe vëllai i Hekuran Dedës, fëmijët e Ziver Veizit (Ana dhe Klajdi), djali i Faik Myrtajt, xhaxhai i Aleks Nikës.

Protokolli i Partisë Socialiste është treguar fort i kujdesshëm dhe ka ndjekur hap pas hapi akomodimin e tyre.

1. ALMA RREDHI – E shoqja e Ziver Veizit

2. KLAJDI VEIZI – Djali

3. ANA – VEIZI Vajza

4. MAMUDE MYRTAJ – E shoqja e Faik Myrtaj

5. RENATO MYRTAJ – Djali

6. ISUF MYRTAJ – Kushëri

7. DUDE DEDA – E ëma e Hekuran Dedës

8. ZABIT DEDA – Vëllai

9. ILMI DEDA – Vëllai

10. MARK NIKA – Xhaxhai i Aleks Nikës

11. RAJMONDA NIKA – E shoqja e Aleksit

12. ADELA NIKA – Motra e Aleksit

Share This Article
28 Comments
  • Bravo. Kemi 23 vjet qe promovojme te keqen. Me ne fund nje ftese e vertete per realen e jo te shpifuren te stisuren
    Ky eshte civilizim. Le te fryje era e ngroht e ecies perpara.

  • Nje ftesë domethënëse. E menduar mirë për të parë vrasësit nga afër. Këta te dytët besoj do të jene tmerruar kur i kane pare ose kur kanë marrë vesh prezencen e familjareve. Besoj do të ketë qënë nje “shock” psikologjik për vrasesit të cilët sot do të shohin ëndrra të tmerreshme. Endrra ku janë në bankën e të akuzuarve?

  • Fillim i mbare gjysma e punes, por mos harrojme se ne parliamentin anglez mund te hyje çdo qytetar I thjeshte per te degjuar seancat e njerezve qe i ka votuar. Pse mos te behet edhe ne shqiperi ashtu????

  • Per cfare bravo shkruani.Rama organizoj vrasjen per meten .Rama ka frike Saliun prandaj ka ftuar familjaret per presion .Kete e kupton dhe bufi se cdo me be kjo qeveri mafioze,por ndal o beg se ka hendek ka ligje e nen ligje seshte kollaj cfare enderoni ju dhe i semuri Rama qe fliste sot per trenin e Europes na shkriu fare.Sot erdhi era mafie ne kuvend a i pate sa jane shtuar hajdutet qe ne do na vjedhin?O ju rafte pika sa idiot qe jeni.

  • V. R ! Nje ftesë domethënëse. E menduar mirë për të parë vrasësit nga afër. Këta te dytët besoj do të jene tmerruar kur i kane pare ose kur kanë marrë vesh prezencen e familjareve. Besoj do të ketë qënë nje “shock” psikologjik për vrasesit të cilët sot do të shohin ëndrra të tmerreshme. Endrra ku janë në bankën e të akuzuarve?

  • Me vjen shume keq per ata qe humben jeten me 21 janar, po me shume duhet t,u vije atyre qe e organizuan dhe rrinin e benin sehir ne kafeve. Edhe ushtaraket ishin ne detyre, po ruanin nje institucion qeveritar, po te mos e mbronin i kapte ligji ushtarak. Megjithate duhet zbatuar ligji.
    PS – Ju lutem mos thoni qe komenti eshte i perseritur se nuk eshte e vertete

  • Ndershkim te shpejt dhe denim maksimal per vrasesit e protestusve .
    Ndershkim maksimal per kriminel berishen ne maksimum

  • Vlora HAJDE POEZI RRUGESH HAJDE KOMENTUES PA NIVEL SI FLET NJERI SFLET TJETRI SI KA NISUR DO VRASI SHQIPTARI VELLANE.Nje gje eshte e qarte se kjo qeveri ska me mujt me I mbajt premtimet se ska leke per aq sa ka premtu si I thone shtrij kembet sa ke jorganin .Mos u vjasni shpejt do bindeni se kesaj qeverije do I dale boja.

  • Ftesa me e pakuptimte e nje njeriu jo mire mendersiht. Pse? Po qe se eshte e drejte kjo ftese atehere edhe PD shume mire mund te theriste familjaret e poetit te varur nga regjimi komunist edhe me firmen e Kristaq Rames dhe dihet qe Kristaq Rama eshte babai biologjik i Edi Rames. Nuk behet politike me karshilleke dhe duke perdorur disa kukulla si provokim dhe presion ndaj kundershtarit politik. Eshte nje veprim cilimiu!

  • BOLL ME TEATRO SPEKTAKOLARE!

    Ky eshte apeli i nastradinit per Edi Rame Meshiruesin si Jezu Krishti shqyptar. Me mire qe te ftoje ne Kuvend familjet e viktimave te 21 janarit Edi Rama le te veje ne LEVIZJE Drejtesine e Munguar per te rivendosur NDESHKIMIN si masa ndaluese (prevenca) per krimin kudo ne Bote. Le te mesoje Edi Meshiruesi nga Kroacia, Sllovenia, Rumania, Hungaria qe denuan me burg zullumqaret me pushtet fet e fet dhe u pershendeten te gjithe nga BE-ja dhe Bota. Ky eshte apeli i gjithe shqyptareve qe i dhane voten Edi Rames, jo per t’u bere si Jezu Krishti albanez me deklarata dekurajuese ne TOP STORY kur i tha Sokol Balles serbes serbes “Nuk ma merr mendja te hakmerrem!” dhe kur ky drejtues i pudrosur i TOP-it e shpalli Salin si nje BURRE SHTETI qe ka bere historine e Vatanit. Prandaj edhe nastradini i thote Edi Rames:

    BOLL ME TEATRO SPEKTAKOLARE!

    Sepse te pakten ne sallen e Kuvendit duhej te kishte thirrur edhe familjen e Remzi Hoxhes, te Kosta Trebickes, te viktimave te Gerdecit bashke me ata te 21 janarit dhe shume viktimave te tjera te regjimieve antidemokratike. Por perpara kesaj komedie alla bolshevike Edi Rama duhet te therrase ne Kuvend familjet e mijera viktimave te regjimit sadist gjakatar te Enver Hoxhes dhe te Partise se Punes, si nje obligim i detyruar i Partise Socialiste qe ka trasheguar edhe te MIRAT edhe te KEQIAT e kesaj Partie Famekeqe per historine e popullit tone. Para kesaj Edi Rama duhet te reformoje kete Parti te Dinosaureve Prehistorike komuniste te Enver Hoxhes, te shuaje nga kujtesa bolshevike datat qe mbollen ZINE ne trojet shqyptare dhe te nderroje emerin e gazetes se Enverit Zeri i Popullit si nje ogur i KEQ per te ardhmen e Vatanit. Dhe AMAN jo ne vend te fundit te heqe njehere e pergjithmone Piramiden e shemtuar te Kolanecit nga lulishtja ne qender te Tiranes.

  • Vellezer te viktimave te pafajshme te 21 janarit. Mos iu ndani kesaj qeverie deri sa te nxjerre para jush, para drejtesise kriminelet. Ne ate dite te gjithe ata qe moren pjese ( edhe une) mund te ishin viktima.

  • Ky eshte respekti dhe perkujdesi nga kujteses se idhet t se kaluares se vonshme.Ju kujtohet injoranca e salos, Kishin qadra e stilolapse pistolete, kishin edhe tika helmuese. Vertet trishtim ta degjosh genjeshtren zyrtare te ketij nivel.Familjaret duhet te jene te fuqishem dhe shume te permbajtur ndaj asaj qe ju shkaktoi qeveria salo.

  • Bashkohem plotesishte me mendimin e Z.Guri Shyti dhe te gjithekomentueseve e besoj qe krimineli I vrasjeve Sali Shpellari ta ndjej vehten komod kur e ndjen se njerzit nuk harrojn krimn e ti .Pergezime Edit qe I beri kete surpriz diktatorit

  • Shume drejt dhe shume mire e ka zotni Guri Shyti, Berisha e ka pranue vet fajin dhe e ka pranu jo vetem para 140 deputeteve por para gjith kombit, pasi e kane trasmetu direkt televizionet.

  • Sipas meje kjo ftese nuk duhej bere.
    Nuk ka te bej fare me drejtesine e premtuar dhe aspak me ate qe (kam frike se do ndodhe).

    Mos i lendojme te viktimizuarit, dhe te mos luajme me sentimentin e njerezve. As me te atyre qe votuan opoziten e sotme, por qe s’kane lidhje me 21 janarin (se paku nuk kane aq lidhje sa Ilir meta me 21 jenarin!)

    Sipas meje eshte reminishence e komunizmit. Po, edhe berisha prej asaj kohe e kishte, kur premtoi riberjen e gjyqit te Azem hajdarit, kur te vinte ne pushtet. Erdhi, per 8 vite kryeminister dhe nuk e beri ate gjyq.

    Edi Rama nuk ka per ta bere doty gjyqin e 21 Janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *