Qentë në SHBA po trajnohen për të zbuluar Covid-19 te pacientët, për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë koronavirus
Në programin e provës, të drejtuar nga Shkolla e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Pensilvania, tetë qen do të aftësohen gjatë tre javëve për të nuhatur koronavirusin nga mostrat e urinës dhe pështymës.
Dr Cynthia Otto, një profesoreshë në Universitetin e Pensilvania tha në një deklaratë, se qentë tashmë kanë aftësinë të nuhasin kushtet e tjera të rrezikshme.
“Qentë për zbulimin e aromave mund të zbulojnë me saktësi përqendrime të ulëta të komponimeve organike të paqëndrueshme, të njohura ndryshe si VOC, të shoqëruara me sëmundje të ndryshme si kanceri i vezores, infeksionet bakteriale dhe tumoret e hundës. Këto VOC janë të pranishme në gjakun e njeriut, pështymën, urinën ose frymën”, tha ajo.
Studimi shpreson se qentë do të jenë në gjendje të ndihmojnë në trajtimin e pandemisë, duke identifikuar pacientët me koronavirus, edhe nëse janë asimptomatikë.
Dr Otto shtoi se ndikimi i mundshëm i këtyre qenve dhe aftësia e tyre për të zbuluar Covid-19 mund të jetë thelbësore.
Ky nuk është studimi i parë për të parë nëse qentë mund të aftësohen për të nuhatur koronavirusin tek pacientët, pasi në Mbretërinë e Bashkuar, universiteti Durham, së bashku me bamirësinë Dogs Detection Medical dhe Shkolla në Londër e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, filluan studimet për mundësinë muajin e kaluar .
Sipas një projekti gjurmimi të organizuar nga Universiteti Johns Hopkins, tani ka mbi një milion njerëz që kanë testuar pozitivisht për koronavirusin në SH.B.A. Numri i vdekjeve ka arritur të paktën 68,406.
j.l./ dita

nuk stërviten??
vetëm trajnohen??
Hahahahaaaa. Keta i kane thene shkences dhe epidemilogjise ik pirdhu ne favor te propagandes.
Aman o dita na ndriconi, kur do ti trajnojne qente qe te nuhasin peberjen atomike te materies. Te pakten te kemi qente me nuhatje, te na tregojne se c’fare lloj atomesh nuhasin ne perberjen e nje lende,
Sa poshte po bie njerezimi.
A nuk infektohen qent a?