Në SHBA, viktima e parë nga koronavirusi është shënuar më herët nga ç’është raportuar

J L

Viktima e parë prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur në ditët e para të shkurtit, shumë javë më parë nga kur nisën raportimet e para.

Kështu thuhet në një raport të zyrës së mjekësisë ligjore në kontenë e Santa Clara, California, ku u bë autopsia e dy personave të cilët gjetën vdekjen në shtëpi, në 6 shkurt dhe në 17 shkurt.

Ekspertiza e mjekësisë ligjore konfirmoi se vdekja e tyre ishte shkaktuar nga koronavirusi, siç deklarohet në një komunikatë të Departamentit të Shëndetësisë në konte.

Në komunikatë thuhet se edhe Centers for Disease Control and Prevention (CDC), i konfirmoi rezultatet e mjekësisë ligjore, e cila i dërgoi kampionët në laboratorin e Atlantas  për testim.

Departamenti i kontesë kaliforniane deklaroi se bëhet fjalë për vdekje në shtëpi, në një moment kur infektimet nuk ishin të përhapura.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *