Fushata 2012 e zgjedhjeve presidenciale në SHBA është më e kushtueshmja në histori, $2.5 miliard.
Nga vijnë fondet?
Ka 4 burime kryesore:
•Komitetet REPUBLIKANE dhe DEMOKRATE mbledhin fonde gjatë sezonit të fushatës. Një pjesë e fondeve shkojnë për fushatën.
•Gjithashtu kandidatët mbledhin vetë fonde. Mbi $700 milion dollarë vijnë nga donacione nën $2,500 të dhëna nga individë amerikan.
•Grupe të tjera ndikojnë zgjedhjet me kapitalin e tyre. Por ato janë të ndaluara të punojnë me fushatat. Këto grupe quhen “Super PAC” (Komitet i Veprimit Politik), të cilat punojnë për të ndihmuar kandidatët apo për të dëmtuar rivalët e tyre. “Super PAC” kanë mbledhur rreth $600 milion nga ku 1% e donatorëve japin 60% të kapitalit të tyre.
Donatori më i madh:
Sheldon Adelson – ndërtues kazinosh
Lobon për KONSERVATORËT dhe ka dhuruar $54 milion
•Ka edhe grupe anonime, të cilat harxhojnë miliona për të ndikuar në fushatat zgjedhore, që njihen si “Social ëelfare groups” dhe nuk janë të detyruara të tregojnë donatorët e tyre.
Ku shkojnë paratë?
Pjesa më e madhe përdoret për reklama në shtetet që quhen “fushëbetejë”. Në këto zona vota është e diskutueshme. Vetëm muajin e kaluar në televizione u shfaqin mbi 300,000 reklama.
160,000 reklama për Obamën
140,000 reklama për Romneyn
Totali i të gjitha shpenzimeve për fushatën kap shifrën $2.5 miliard. Kjo do të thotë afërsisht $20 për votë.