Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Në shitje produkte të skaduara para dy vjetësh
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Në shitje produkte të skaduara para dy vjetësh
AktualitetEkonomiLajm i fundit cicerr

Në shitje produkte të skaduara para dy vjetësh

anazapta
Published January 23, 2013
Share
SHARE

Produktet e skaduara janë një problem madhor për konsumatorët shqiptarë. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga Gazeta Shqiptare, e cila sot publikon se në një prej supermarketeve në bulevardin “Zogu I” janë gjetur makarona të skaduara që në vitin 2011. Ajo që ngrenë problem konsumatorët veç ushqimeve të skaduara është se ato nuk asgjësohen, edhe pasi vënë në dijeni pronarët apo punonjësit e subjekteve tregtare. Një rast i tillë është edhe ky i makaronave të skaduara që para dy vitesh, në një prej supermarketeve në afërsi të “Stacionit të Trenit”. Situata është alarmante, sidomos nëse shikon numrin e ankesave që janë regjistruar edhe pranë Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar vetëm për produktet e skaduara, ku janë rreth 4 mijë ankesa në vit.

Rasti

Një blerës në supermarketin pranë bulevardit “Zogu I” i është drejtuar “Gazeta Shqiptare” për të ngritur ankesën e tij në lidhje me fenomenin e produkteve ushqimore të skaduara. “E bëj zakonisht pazarin në këtë supermarket dhe jam shumë i rregullt në verifikimin e afateve të skadencës. Mora tre pako makarona; e pashë pakon e parë dhe skadonte në 2014-n, tjetra në 2013-n, njërën nuk e pashë, se nuk besova se do kishte probleme. Vetëm kur shkova në shtëpi bashkëshortja më tha që pakoja tjetër ka skaduar që në 2011-n. U detyrova të shkoja sërish në supermarket dhe lajmërova punonjësit për problemin. Më thanë “të na falësh, nuk e kemi parë”.

Por ju thashë se “këtë produkt e kam parë dhe një muaj më parë që ishte i skaduar dhe ju kam vënë në dijeni”. Më pas, pashë që drejtuesja i tha t’i largonin nga rafti ku ishin ekspozuar për shitje dhe u bënë një grumbull makaronash të skaduara që po i largonin”, – tregon konsumatori. Por pikëpyetja që ngre ai, si dhe të gjithë ne konsumatorët, është se, ku shkojnë këto produkte? A asgjësohen, apo sa për sy e faqe i hoqën dhe do t’i nxjerrin sërish në shitje? “Nuk e di çfarë u bë me to. Kam frikë se mos u bëjnë ndonjë gjë datave të skadencës, se kam parë në dyqanin e lagjes që kishte produkte të skaduara që në 2008-ën dhe pronari ua gërvishte datat që të mos dukeshin dhe i shiste”, – tregon konsumatori. Ndërkohë që, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka sqaruar se ata bëjnë kontrolle në çdo subjekt tregtar, por për datat e skadencës duhet të ketë vetë konsumatori kujdes dhe t’i verifikojë në çdo rast.

anazapta January 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?