Deputeti i zonës, ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka qenë i pari që mori fjalën në mitingun elektoral të Shkodrës, pasi ai u shty pak nga vetë kryeministri për shkak të tensioneve.
Bushati tha se një tufë me njerëz nuk mund ta djegin qytetin, duke iu referuar protestuesve të opozitës që kundërshtojnë mbajtjen e këtij mitingu.
“Një tufë njerëzish s’mund të djegin, Shkodrën e Luigj Gurakuqit që përqafoi dijen e jo zjarrin. Një Shkodër që lartëson emrin dhe historinë e saj duke ecur më shpejt se bashkitë e tjera”,- tha ai.
Bushati shtoi se, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, ndryshe nga kultura që qyteti përçon, u bë e famshme për molotovin.
Në vijim, kandidati i PS-së për këtë Bashki, Valdrin Pjetri premtoi se pasi të fitojë zgjedhjet do ta kthejë qytetin në një ‘zonjë’ të vërtetë, ashtu siç e meriton.
“Bashkia Shkodër, duhet të na bashkojë të gjithëve përtej këtij sheshi. Kërkoj nga secili prej jush mbështetjen tuaj e më 30 qershor të nisim një kapitull të bukur për zonjën Shkodër. Veprat tona do të nisin që në mandatin e parë, e Shkodra do të qeveriset për herë të parë pas 28 vitesh nga e majta”.
Vetëm disa metra më tej protesta e opozitës vazhdonte kur kryeministri Edi Rama mori fjalën në një situatë jo të zakontë. Rama premtoi se në 4 vitet e ardhshme Shkodra do të transformohej, meqë ky qytet ishte sfida e tij personale.
“Dua t’ju them dicka jo vetëm socialistëve po edhe demokratëve, atyre që jetojnë në Shkodër, apo janë të lidhur me të. 4 vjet më parë i thash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo që e sheh Vlorën sot, e ka të vështirë ta njohë, ndërsa sot ju them shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshme është sfida ime personale për të bërë bashkë me Valdrinin më shumë se në të thuajse 30 vitet e marra bashkë, nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe e nuk dinë më se cfarë të ofrojnë tjetër vec kërcënimeve shantazheve, molotovëve dhe kaosit.
Më vjen shumë keq që nuk ka na u dha mundësia që drejtueses më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të dhjathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar, t’i jepnin një mësim të merituar me votë në një garë alternativash, e ballafaqimi demokratik. Pse? Kjo nuk është në dorën tonë, s’e zgjodhëm ne. Ata kapitulluan përpara fillimit të betejës zgjedhore, sepse plan ii tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, e me të ardhmen, plani i tyre është plani i 4 njerëzve në hall shumë të madh me drejtësinë që po vjen e atyre rrotull.
Nëse unë do isha njeriu që ata përpiqen të pikturojnë, si njeriu që i do gjithë pushtetet, dy vjet më parë i kisha mundësitë. Ikën nga parlamenti se nuk donin vettingun e filluan të njëjtin avaz, ‘Rama ik’, s’ka zgjedhje me Ramën. E mbajnë mend shumë se sa shumë i jam lut Bashën edhe kur BE e SHBA u dorëzuan, ” deklaroi Rama.
.

Cirk me pellazg me kafka superiore.
Sharlatani turkoshak i blokut.
Mire e ke gjetur kete nickname Sharlatan i blogut
Ate thuaj, refrenin nga e para: Shume kemi bere dhe akoma me shume kemi per te bere.
Koncesione, unaza, tunele, rruge me cmime balozesh..
Grabitje pronash, tokash, pyjesh, lumenjsh.
Shitje detesh, dualizim territori nen gjuhen dhe administrimin grek.
te gjitha cfare u kane ngelur pa bere
dhe grek pederasta qe pallohen neper nevojtore !
Lavdi zogo-fashistit Enver !
Mashtrues.
Mashtrimi eshte çelsi i”suksesit”tend more demoagog i lindur,por qe i ka dale boja tashme,brenda dhe jasht territorit shqiptare.
Laku po te ngushtohet çdo dite e me shume,dhe vetem debilat po te vijn pas.Çfar ke bërë ne keto 6 vite thuaj nje here more mashtrues,
pastaj trego se çfar do te bësh!Perderisa gjate 6 viteve ne pushttet,vetem ke genjyer,eshte e qarte o bisht qeni,qe edhe ne te ardhmen
do te genjesh perseri,
Sot Rama ne Shkoder ishte tamam lider, meriton cdo urim,
Ky horr kujton se Te gjitha mashtrimet e tij i ha populli sic i hand hajdutet rreth vetes.Krimet e Berishes lulit,metes dhe bandage Te tyre i ka amnistuar me nenin 449
Rrofte Bode,Visho,Jozefina dhe Ulaj
Dhe kjo është mundësia e fundit që Shkodra të nxirret nga krimi anarshia dhe rrëmuja ku për 30 v. u soll nga cubat e financuar dhe propaguar nga ortodoxia fashiste serbogreke
Sa here e keni arritur fundin ju o Vatra, nuk e keni problem te shpikni dhe mundesi te tjera..te fundit dmth.
Pritje madheshtore ne Shkoder, respekte per qytetarine e tyre, s’e rruajti kush per banden me 30 shkodran te bashkise se Voltanes plus 20 trimat e Mul kokelopes. Era e ndryshimit po afron edhe per kete qytet te bastartduar deri me tash nga cetat e Salikarit. Qente le te lehin, karvani shkon perpara.
Nuk besoj qe nje popull si i Shkodres qe ka kerkuar perhere liri e demokraci,nje popull qe ka nxjerre gjithmone njerez te zgjuar qe ska pasur diktature qe ti mbylle gojen,nje popul qe ishte i pari qe u ngrit kunder regjimit totalitar te Enveri te pranoje ti nenshtrohet nje tjeter regjimi totalitar si ky qe kerkon te vendose Rama me sherbetoret e tij!