Shoqata e Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theri kurbanë falënderimi për zmbrapsjen e tentativës për grusht shtetin në Turqi, që sipas tyre, pretendohet të jetë kryer nga Organizata FETÖ.
Para therjes së kurbanëve që u realizua në oborrin e Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i Shoqatës së Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Bejtullah Morina u prononcua për gazetarët, ku luti Zotin për mëshirë ndaj dëshmorëve të rënë gjatë tentativës së grusht shtetit në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Morina uroi që ngjarja e tillë të mos i përsëritet asnjëherë më Turqisë. “Zoti i dënoftë puçistët”, tha ai në shenjë reagimi. Ndërkaq, si mesazh mbështetjeje për presidentin ruek Recep Tayyip Erdoğan, Morina theksoi se “Nëse vazhdon kështu, Turqia do të zhvillohet edhe më shumë. Edhe ne gëzohemi sa më shumë që Turqia përparon. Ne nga Ballkani gjithmonë do të japim mbështetje dhe do të jemi në anën e Turqisë”, tha ai.
Gjithashtu u bë e ditur se kurbanët e therur do të shpërndahen për jetimët dhe familjet e varfëra. Po ashtu, në xhami u bënë lutje për të ata që humbën jetën gjatë tentativës së grusht shtetit ndërsa pas namazit të xhumasë u shpërnda pilaf.

Edhe Lulezim Basha kur u emrua kryetar i bashkise Tirane theri kurban tek dera e bashkise. E mbani mend apo e harruat shpejte. Nxirrni vete konklyzionin, po u ka ngelur pak kujtese.
AMIN
Hani Pilaf hani o trutharet e Shkupit..Edhe islamizmat ju duhen juve.Po ju shkelin sllavet dhe Europa nuk ju do as ju as Erdoganin.Ju plehra dilni e thoni jemi dhe Shqiptare. Ikni ne Turqi e mos rrini,,qe tju behenikrahe Erdoganit. NJerez te trashe.Nuk e shihni se Sllavet jan te krishtere e i perkrahin r gjith bota ,,,kurse ju budallenj doni te ngeleni si Erdogani. Injorante
Mbeturinat dhe jashteqitja e turqve eshte pehapur deri ne Ballkan-kurbani dhe kurbanistet,shenje e prapambetjes dhe e e mos emancipimit te shoqerise.