Në Shqipëri, brenda bunkerëve të ‘luftës bërthamore’!

Dita

Për dy dekada Shqipëria ndërtoi me furi bunkerë çimentoje, duke e barrikaduar veten për një luftë bërthamore, e cila nuk erdhi kurrë. Sot vendi ka po kaq fortifikime sa ç’ka njerëz.

Në vitin 1967, diktatori shqiptar Enver Hoxha u bind se vendi i tij i vogël mund të pushtohej nga momenti në moment dhe nisi përgatitjet. Pas thuajse 23 vitesh në pushtet, ai nisi programin e bunkerizimit. Diktatori paranojak kishte adoptuar një politikë të vijës së ashpër staliniste dhe shumë shpejt shkëputi lidhjet me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën e Kuqe. I bindur se sulmi do të vinte nga Lindja, por edhe Perëndimi, ai derdhi miliona dollarë në ndërtimin e rreth 750 mijë bunkerëve prej betoni dhe hekuri. Shqipëria u bë një nga vendet më të izoluara në botë.

Kur u projektuan për herë të parë këto struktura në formë kërpudhash, inxhinieri i tha Hoxhës se ishte shumë i bindur që ato i rezistonin një sulmi me tank. Siç thotë historia, diktatori i tha inxhinierit të futej në bunker, ndërsa ai qëllohej me tank. Ai doli i paprekur prej aty dhe 20 vitet në vazhdim, deri në vdekjen e diktatorit në vitin 1985, bunkerët ishin ndërtuar virtualisht kudo. Sot ka pak a shumë një bunker për çdo katër shqiptarë. Shumë mendojnë se sasia e madhe e parave të përdorura për ndërtimin e këtyre strukturave mund të kishte shkuar për të zgjidhur problemin e strehimit në vend. Qindra njerëz vdiqën duke ndërtuar këto struktura.

Pavarësisht jetëgjatësisë së tyre, pak bunkerë janë hequr. Ndërsa shumë prej tyre janë ndryshkur apo dëmtuar, shumë janë në përdorim si depo apo si streha për të pastrehët.

Të rinjtë shqiptarë kanë gjetur mënyra për përdorimin e tyre në mënyrë krijuese. Në një projekt të titulluar “Concresco”, fotografi David Galjaard zbuloi se një person e kishte kthyer një bunker në studio për tatuazhe, ndërsa të tjerët i përdorin si dyqane dhe restorante. Që prej vitit 2010, një grup i vogël i tyre është përdorur për një festival të titulluar “Bunkerfest”, ku artistët i transformojnë strukturat e shëmtuara në vepra plot ngjyra. Madje ka një libër të tërë kushtuar pikërisht mundësive për ripërdorimin e bunkerëve. Një grup ka rekomanduar kthimin e tyre në dhomëza hoteli, me dritare, dyer dhe funksione të tjera.

1

Dizajneri i parë i bunkerëve, Josif Zengali, nuk mendon se koncepti fillestar ka qenë i keq, por problem ishte teprimi me idenë fillestare. “Nuk ka vend në botë që nuk ka fortifikime. Por gjithçka pa e tepruar,” pati deklaruar ai për “Philadelphia Inquirer” në vitin 1999.

Edhe pse bunkerët nuk u përdorën kurrë për luftën bërthamore, ata kanë qenë të vlefshëm gjatë kohës së luftës. Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, shqiptarët në kufi me Serbinë i pastruan bunkerët dhe i përdorën. Fillimisht u përdorën gjatë bombardimeve, më pas si strehë për të larguarit nga zona. Pak vite më vonë Shqipëria zbuloi rreth 16 ton me gaz mustard të harruar në një bunker.

2
Ndërkohë që shumica e bunkerëve janë të vegjël, Hoxha dhe qeveria e tij ndërtuan një rrjet nëntokësor të ndërlikuar për të strehuar veten në rast sulmi. Vitin e shkuar qeveria shqiptare hapi një prej tyre. Struktura me 106 dhoma dhe pesë kate ishte varrosur 100 metra nëntokë në periferi të kryeqytetit, Tiranë, në vitin 1978. Bunkeri ishte ndërtuar për t’i bërë ballë një shpërthimi me bombë atomike prej 20 kiloton, e ngjashme me atë të lëshuar në Hiroshimë. Kjo nuk është më e nevojshme, Shqipëria ka në plan ta kthejë atë në një hapësirë për ekspozitë arti. Duke folur në një nga sallat nëntokësore, kryeministri Edi Rama u tha një grupi ambasadorësh: “Sot kemi hapur një thesar të kujtesës sonë kolektive, që paraqet mijëra copa të ngjarjeve të trishtuara dhe jetës nën komunizëm”.

Share This Article
11 Comments
  • Po boll me keto pamje se nuk i interesojne kujt. Merruni me gazetari te vertete. Pse korrupsioni me ikjen e Saliut nuk iku bashke me te. Klsh raportin miliona euro te vjedhura, Nafta ne stratosfere, papunesia sa te duash, bujqesia per toke, drejtesia bloze, mjekesia per dite te hallit, politikanet fatmiresisht nuk njohin krize perkundrazi jetojne ne luks te shfrenuar. Me keto merruni ju lutemi.

  • Nuk e di kush eshte ai moderator te gazeta dita qe njerr ne pazar pacavure te tilla qe i lexojme per t njemijten here.

    Dihet qe ne fushen e fortifikimit ka patur tendenca dhe tejkalime dri ne cmenduri por jo te gjitha kane qene te enver hoxhes.

    Hapni letrat per kete teme te Mehmet Shehut dhe Alfred Moisiut dhe do shikoni qe ato ishine me enver se enveri..

    Shikoni dhe sulmet ushtarake dhe planet e bera ne washington ,moske,beograd,athine per pushtimin e shqiperise bile dhe deri ne vitet 60-70.

    Njihuni me armatimin berthamor amerikan ne Itali dhe Greqi me destinacjon shqiperine….Perse nuk shkruhet per temat me siper.

    Ne fund te fund bombat atomike nuk i hodhi Enver Hoxha ne Japoni apo napalmin ne vietnam duke shkelur konventat nderkombetare..fundja ato bunkere nuk vrane njeri ne fund te fundit

    Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri

    Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë Shqiptare të Luftës së Ftohtë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë sipas kohes. Jo më larg se 5 vite nga fillimi i Operacioneve klandestine kundrejt Shqipërisë, oficerët e OSS-së, pararendësja e CIA-s, ishin përkrah Enver Hoxhës në marshimin e fitores në bulevardin e Tiranës. Brigadat partizane e marshonin në këtë paradë të armatosur nga forcat aleate dhe të trajnuar nga një sërë oficerësh të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane. Flamuri sovjetik qëndronte në krah të flamurëve amerikanë dhe atij britanik në marshimin e madh, ndërsa avionët amerikanë “Halifax” fluturonin mbi Tiranë duke shpërndarë fletushka në mbështetje të çlirimtarëve.

    projekti i CIA në 1949: Si do ndërhyhej në Tiranë

    TOP SEKRET
    21 mars, 1949
    Për: PILIGRIM
    Nga: CICERO
    OPERACIONI SHQIPTAR
    Për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pëlqyer prej nesh,
    mbetet shumë për t’u bërë në terren, përpara se ne të ndërmarrim hapa konkretë. Ne duhet
    të koordinojmë veprimet tona në momentin kur Ushtria kombëtare greke është fitimtare
    në Epir

    Dosja e panjohur e operacioneve sekrete
    Autorët e projektit: Frank Wisner, drejtues i Drejtorisë Sekrete, dhe James Angelton,
    s
    hefi i Kundërzbulimit.
    Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri
    Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet
    tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë
    shqiptare
    të Luftës së Ftohtë. Prej vitit të kaluar, rreth 10 mijë dokumente të
    deklasifikuara hedhin dritë për herë të parë mbi operacionet e Shërbimeve Sekrete
    Amerikane ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumentet në fjalë i përkasin
    periudhës kohore 1949 -1955, periudhë kur një prej shërbimeve sekrete më të fuqishme të
    botës përgatiste në fshehtësi të plotë operacionet klandestine ndaj vendit më të vogël dhe më të varfër të Ballkanit, Shqipërisë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë në kontekstin e tyre historik dhe politik

    USHTRIA ENVER HOXHES
    “Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim
    Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.

    KARNAVALET E SALI BYTHISHES
    Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut, të cilin pak më vonë dhe të lidhur me pranga,

    Nga sa me siper:

    Stop o egersira o vampire..o enverofago..derisa perbindeshi berishe po e djeg akoma ate vend

    • ai,
      Pse duhej qe te na pushtonte Amerika, APO qe te na mbante me buke ? Amerika nuk ishte budallaqe. Perrallat mbi pushtimin nga Amerika ishin perrallat e Enverit qe te na sundonte me lehtesisht.
      Ne Shqiperi u ndertuan 201.175 bunkere nga te cilet qendra zjarri 161.878 dhe 9.800 qendra per tanket. Te gjithe kata bunkere nuk te mbronin dot nga rrezatimi berthamor dhe kuptohet se ishin, si shume gjera te tjera, nje GENJESHTER E MADHE propagandistike te nje skicofreni, ne nje kohe qe populli vuante per strehim.

      • dy fjale per komentuesin plaku

        sot eshte gjeja me e lehte te denigrosh ate “diktatorin e tmershem” por jane disa rregulla te pashkruara morale qe nuk duhen te shkelen:

        zotrote nuk duhet te tregohesh kaq kanibal me EH se ne fund te fundit ke qene pjese e makinerise se pushtetit te tij…fakti qe ke gjezdisur shumicen e kryeyteteve te botes per te “shitur” telat e bakrit tregon se ke kene diku corben e prishur te enverit dhe po e vjell gjithe jeten

        e dyta:
        nqs se ka nje gje qe duhet te mburremi eshte se ne ate kohe shqiptaret kishin nje mbrojtje te fuqishme dhe nuk ja mbajti bytha as atyre qe treguan peralla ne Vietnam as atyre qe treguan perralla ne Cekosllovaki.

        e fundit

        ne nje kohe qe armatimi shqiptar me vlere minimale mbi 30 miljard dollare u vodh ne menyre mizore ( nuk ishte I enverit por ishte gjaku dhe djersa e popullit) atehere te gjithe antienveristet shqipfoles duhet ta mbyllin ssqepin

        VETEN NQS SE ANALIZOJME GERDECIN qe pati dhe funksionare amerikane qe u perlyen dhe kupola kriminale e berishajve ne vend qe te futen ne burg..do te luajne nje film per bossin e gerdecit shkerdhen berisha.

        Pa u denuar berisha si tradhetar dhe vrases I kombit dhe shtetit shqiptar ,pa u diskretituar ato euroatllantikas qe akoma perkrahin nje kriminel..nuk kemi pse merremi me kufomen e enver hoxhen qe nuk e gjunjezuan armiqte e tij te shumte..

        Perse duhet te vazhdoje kjo stuhi (shiit storm) kunder sistemit te enver hoxhes kur sot egzaketesisht amerika dhe kuba komuniste vendosen zyrtarisht marrdhenie dipllomatike dhe me kinen e maosedunit kane marredhenie te fuqishme shumedimensionale

        Pse vazhdon te konsumohet akoma supa me kockat e vdekura te EH ne shqiperi ne nje kohe qe BERISHA I KA NXJERRE UJE TE ZI..dhe edi rama eshte impotent para tij ??

        turp per ju plaku
        qe nga nje boleferkues I enverit jeni kthyer ne nje fantazme qe ushqehesh me skeleton e tij..

        .leri te burgosurit e spacit te shajne enverin dhe jo ti qe beje palle ne boten e jashteme me bakrin qe nxirrnin sklleverit e minierave..Neveri per keto kameleone

  • Perralla me 750 mije bunkere vazhdon.Kesaj radhe na e tregon kjo nina sipas tregimeve te plakave politike shqiptare qe as zbor nuk bene ndonjehere! Pale na nxoren nga sirtari bunkeret antiatomike qe nuk jane gje tjeter pos venkomanda te SH.P dhe te shtabeve te njesive operacionale! RRine,rrine dhe nxjerin bunkeret ne skene si per ti thene popullit “ja ata bunkere vazhdojne edhe sot te jene pergjegjes per varferine tuaj te sotme”1Pika m’u ne bythe! Nuk dini te beni ekonomi dhe shtet e per tu justifikuar ja u transferoni fajin bunkereve! Asnjeri nuk thote se grabitem tere pasurine e krijuar nga shqiptaret dhe se jemi ne politikanet fajtoret e kesaj gjendjeje anormale te Shqiperise! Mbani o bunkere mbani se mbani ju ? Mbani bythet e trasha te politikaneve se ne te vertete keto jane bombat atomike qe duhet t’ju rezistoni ju dhe shqiptaret.Ju duhet te riemertoheni “bunkeret e perballimit te goditjeve te bytheve politike atomike”!PS’- saktesisht kane qene 175 mije qendra dhe pozicione zjarri per armet e kembesorise dhe te artilerise.Nxirni hartat e rajoneve te fortifikuara dhe mjaft e genjyet popullin!

  • Bunkeret ishin ne kohen e Luftes se Ftohte, kur te gjithe pergatiteshin, deri dhe ne stacione atomike hapsinore, pa llogaritur ato tokesore…..
    Iku ajo kohe me te vetat. Per to askush nuk flet tani.
    Pse ne Shqiperi ngul e çkul e bunkere….. si prapesi te kohes?
    Harrojne o te mjere se mbetem ku ishim, per me teper u beme turpi i botes me bemat e sotme…
    Kur do ta mbledhim mendjen???

  • “Sot kemi hapur një thesar të kujtesës sonë kolektive, që paraqet mijëra copa të ngjarjeve të trishtuara dhe jetës nën komunizëm”.
    Sa gabim! Keto jane problemet e krytarit te qeverise???
    Rama mendon se do te qendroje ne kembe me “kujtese nga e kaluara”, per te harruar te sotmen!
    Te gjithe kane gabuar kur i kane besuar kesaj filozofije.

  • RESPEKT per komentin e @ ai, pellumb zaimi, fshati dhe sk .

    Gazetaria dhe media ne krize dhe falimentim apo e kapur.
    Dita qendron pak me ndryshe po mblidhni mendjen e kokes dhe veni gishtin ne plage!!

    • Faleminderit per konsideraten “Mira”? Diku dje a pardje pashe dhe nje koment tjeter tuajin me shume mend dhe qe doja ti pergjigjesha por ah …vapa dhe ca pune te tjera ma kishin bere koken daulle…Nderime !

  • enveri i ndertoji bunkiere
    njerin per mbrojtjen e vendit e te popullit te tij
    tjetrin per te patur frike hajdutet,qe edhe per 200 lek te reja gjykoheshin e denoheshin sipas ligjit.
    tani vete shifra KLSH
    u vodhen 200 milion euro
    u vodhen 50 milion euro tvsh
    u vodhe 40 milion eoro rimbursim
    u vodhen 713 milion kuvernatori i B.SH
    u vodhen 40 milion tatim taksa
    u vodhen 100 milion dogana
    te gjithe te lire, pa rezikshmeri thote gjykata, leket u vodhen ,pra nuk ka me rezikshmeri.
    bravo bunkieri i hajduterise
    e qeverite marrin borxhe ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *