Në Shqipëri edhe Helmi të konkurojë përballë Berishës, fiton!

anazapta

Arsenali modest shqiptar nuk ka të krahasur me arsenalin e stërmadh të Asadit si sasi por edhe si cilësi dmth, agjentët aktivë kimikë respektivë, përqindja e lëndës aktive,afati i magazinimit (shelf-life) etj. etj. Është deklaratë mashtruese ajo që bëjnë rusët, por jo vetëm për eksperiencën, që ka Shqipëria në shkatërrimin e municioneve kimike. Kjo eksperiencë dhe makineritë e përdoruara në bazën e Qafëmollës janë jo fort relevante përsa i përket arsenalit sirian. Veçanërisht përsa i përket helmeve si Zarina apo gazi VX  teknologjia gjermane e përdorur në Qafëmollë është e pa përshtatshme thjesht për shkak të përbërjes kimike të këtyre dy LHL-ve. Fjala vjen për helme si luiziti, adamsiti por edhe zarina është i domosdoshëm  ambalazhimi në kontenitorë me lamierë me përbërje titaniumi, që faktikisht nuk kanë qenë pjesë e teknologjisë së përdorur në impiantin para industrial të Qafëmollës. Pra argumenti qëndror për sjelljen e armëve kimike në Shqipëri thjesht fut ujë! Por kur në protestën e domosdoshme qytetare fut hundët Berisha apo cazotërinj si Sazani, Arjani, Cani e ku di unë kush karagjoz tjetër, vaj medet. Nëse doni tia hiqni një proteste qytetare efektin dhe popullaritetin atëherë thuajini Berishës (apo atyre që rrojnë poshtë bishtit të tij) të bashkohen me këtë protestë. Protesta është e prishur pas kësaj. Dhe është për të ardhur keq. Cdokush që konkuron përballë Berishës, fiton në Shqipëri. Për fat të keq dhe helmet.

 

Email nga adresa

[email protected]

Share This Article
2 Comments
  • Ketu nuk eshte fjala per pamundesi te SHBA per te gjendur vend te pershtashem per ti trajtuar keto arme kimike.
    Duke pare se per Piramidat, Gerdecin .. amerikanet kane futur gishtat ne byrek( si e thone dhe ata vete kete shprehje), ketu te lind dyshimi se tjeter kund fle lepuri.

    Me gjithate, lepuri le te fleje ku te doje, por per keto arme nqs populli eshte kunder as mos ti shkoje ne mend Edi Rames qe te pranoje sepse ky do jete fundi i tij.

  • Shiko ,ti email mjaualeksi ,se mua mund te me digjet dhe ekrani i kompjuterit kur lexoj kto gjera
    Uroj qe te jeni ekspert ,sepse me permendjen e merave dukeni i tille ,por pak rendesi ka dhe kjo .Vdekja do pak shkolle .Nejse ,si popull biografish qe jeni dhe nga media mercenare qe ju ushqen perdite …do vdisni te gjithe .
    Juve nuk ka cfare ju duhet kush rri atje ne krye ,Sazani ,Marjani ,Cani ap Partizani …
    ju beni detyren tuaj ,shkoni atje te sheshi dhe ngujohuni .
    Gjithmone ngelet nje alternative vdekjeje ne shesh por pa sarin
    Berisha po qe se e ndan mendjen dhe ngujohet ,une do propozoja qe per shkak te moshes ta respektojme .Do kete ndonje snajper qe del vllnetar
    Pra ,fshi gjithe kto qe thashe …secili duhet te jete atje te sheshi ,duke kuptuar qe jeni te gjithe ne radhe …dhe po vazhduat te tregoni me gisht …DO VDISNI !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *