Italia dhe Shqipëria së bashku për të përcaktuar një paradigmë të re në shenjën e risisë teknologjike per edukimin profesional mjeko-shëndetësor.
Consulcesi, pikë referimi për më shumë se 100mijë mjek, prezanton sot në Tiranë nismën e saj, në praninë e përfaqsuesve më të lartë institucional gjatë takimit me titull “E-learning & Blockchain”.
Në takimin e moderuar nga gazetarja Doreada Mio, marrin pjesë ndër të tjerë, Kryeministri Edi Rama i cili e vlerësoi këtë event si moment historik për shëndetësinë shqiptare: vendosjen e sistemit të platformës “e-Learning” së kompanisë italiane “Consulcesi” për të gjithë profesionistët e fushës së shëndetësisë në Shqipëri duke thënë:
’Ka një gjë që nuk e tha askush dhe po e them unë se është gjëja që më ka pëlqyer më shumë nga kjo platformë që asnjë nuk i ikën dot kësaj platforme sepse nuk është një platformë tradicionale e edukimit në distancë, por është platformë block-chain që do të thotë që me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve në fushën e shëndetësisë, se në të gjithë fushat ne e kemi një sport goxha të zhvilluar, për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime lidhur me edukimin në vazhdim, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse me këtë platformë askush nuk mund t’i shmanget dot edukimit në vazhdim.
Dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet’; Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila pergëzoi iniciativën e implementimit të Blockchain dhe avantazhet për edukimin në vazhdim në Shqipëri: ‘
Nuk do të lejojmë më vazhdimin e aktivitetit të mjekëve që nuk kalojnë nga edukimi i detyruar në vazhdim që është i sanksionuar në ligj. Koha e krediteve të marra me vërtetime falso apo me lloj-lloj artikujsh edhe kontributesh pa lidhje mbaron me këtë sistem.
Ky sistem iu jep mundësinë të gjithëve që realisht të shkojnë në një nivel tjetër, pasi ka dhe një komoditet absolut, është i aksesueshëm nga një laptop kudo ku ndodhesh mjafton të kesh qasje në internet.
Është hapi i parë. Ne dëshirojmë që me “Consulcesi”-n të hedhim hapa të tjerë dhe jam i bindur katërcipërisht që shumë shpejt ne të mund të bëjmë dhe një bilanc të parë të rezultatit të të gjithë kësaj ndërhyrjeje historike në sistemin tonë të shëndetësisë’;
Alberto Cutillo, Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, profesor Helidon Nina, kryekirurg i repartit Onkologjik të QSUT, e il professor Xheladin Draçini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Univeristetit shtetëror të Tiranës.
b.b/dita

Po Banka e Shqiperise, ku eshte per blockchain, bitcoin, crypocurrencies? Apo po hahet pace aty, se tasqebapi mbaroi??? Sa ne gjume qe jane ore, komplet TALLAVA’
Kshu revolucione bejme dite per dite, por sherbim mjeksor
nuk ka.
Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik,
i meriton te gjitha te zezat qe e kane pllakosur
Nje kryeminister dhe nje shtet super mashtrues!
Bejne lojra fjalesh te huaja,qe per shumicen e popullit nuk kuptohen fare!
Ja edhe nje tjeter koncesion qe i grabit miliona fukarenjve shqiptare!
Pse nuk i ben vete shteti keto mbrockulla,por u dashka te vine te huajt,qe te marrin milionat tona?
Cfare mut shteti eshte ky kur cdo gje e ka kthyer me koncesione?
Po qeverine dhe parlamentin pse nuk e japin me koncesion keta laro te pa skrupullt?
Mire u certifikuam te gjithe te themi : a na djell kjo insuline, bazik ne shendetsi, barnat per hematologi apo chimiotherapi?
Jo
Mjeket shqiptare po pranohen ne France ne germay n’amerike n’angli ! Pra nuk na qenkan aq ignorant sa do me na i paraqitur ministria e kryeministri, po qenkan po aq te afte sa shoket e tyre ne bote !
Ma shume ju duhet ky elearning per me mbush xhepat e tyre se sa per mjeket…