Shqiptarët mendojnë se shtresa e varfër nuk po del nga gjendja e saj dhe nuk shohin ndonjë dritë jeshile në fund të tunelit.
85 % e shqiptarëve gjykojnë se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve në vend është rritur më tej gjatë 2018-ës krahasuar me një vit më parë.
Ky është rezultati i një ankete të zhvilluar në të gjitha vendet e rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Por rezultati është i ngjashëm në të gjitha vendet e rajonit, ku të anketuarit janë përgjigjur se pabarazia ka vijuar të rritet.
Niveli i perceptimit të pabarazisë nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut ka qenë i ngjashëm me qytetarët e vendit tonë, 85%, të cilët janë përgjigjur se pabarazia mes të varfërve dhe të pasurve është është rritur vitin e kauar krahasimisht me atë precedent.
83% e qytetarëve serb kanë pohuar gjithashtu se pabarazia ka vijuar të rritet në 2018. Serbia ndiqet nga Bosnje Herzegovina dhe Mali i Zi, qytetarët e të cilave janë përgjigjur në masën 78% se pabarazia është rritur vitin 2018.
Niveli i perceptimit të qytetarëve kosovarë për pabarazinë mes të varfërve dhe të pasurve gjatë 2018-ës është më i ulti në rajon 67%.
Sipas indeksit që mat barazinë, Shqipëria renditej e para gjatë 2017-ës për perceptimin në nivel më të lartë të pabarazisë e ndjekur nga Serbia, Bullgaria e Spanja, shkruan SI.
Indeksi global e mat pabarazinë me hendekun që krijohet ndër vite ndërmjet 20 përqindëshit me të ardhura të larta të popullsisë me 20 përqindëshin me të ardhura të ulëta. Sipas raportit të indeksit vërehet se hapësira mes të pasurve dhe të varfërve po tregon trend zgjerimi.
Mënyra se si të ardhurat dhe pasuria shpërndahen në shoqëri përcaktojnë shkallën në të cilën individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare.
Banka Botërore në raportin e saj më të fundit ka vërejtur se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet vendi më i varfër i Ballkanit edhe në tre vitet e ardhshme, edhe pse varfëria relative pritet të vijë në rënie.
b.b/dita

Simbas fotos qe paraqet gazeta dhe permbajtjes qe informon.
Ne po shkojme drejte Fototekes Marubit,dhe dyndjes se popullsise ne 900 mije banore.Presim te zgjidhet apo te veteshpallet ndonji pinjoll politik apo qeveritare Mbret i Shqiperise.
sipa lulushit dhe mones 85 % e shqiptareve te varfer, nuk votojne se nuk paguhen nga oligarket dhe nga kryetaret e partive.
Mbreti i Shqiperise sot ekziston realist dhe quhet Kryeminister. Kryeson Shtetin ne tere institucionet e saj dhe Partine e vetme ne pushtet. Ballkani nuk po nderton shtete demokratike bashkekohore ku pasuria dhe surplusi ekonomik rishpershpendahen ne menyre proporcionale ne populll, por kudo ne Ballkan po ndertohet FEUDALIZMI, ku nje grup te pasurish kane marre pushtetin dhe çdo dite pasurohen ne saj te vendosjes te taksave mbi popullesine, ndarjen e ketyre te ardhurave ndermjet tyre, mospagimin e taksave qe u takojne dhe grabitjes te pasurise publike. Shqiperia eshte shembulli me i paster ne kete drejtim.
Nje shqiptar, chut mos ju tregoj socialisteve se po votojne per feodalizm se kujtojne se barazine sociale jane te krijuar! Jane aq te lumtiar sa do e votojne prape ramen e lalin Eri!
Per kete gje ka thene kryeministri yne se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”!
Kaq mjafton qe ne te shkojme ne varr te lumtur!