Mes të arrestuarve për skemën e mashtrimit kundër dy familjeve Aliko dhe Yzeiraj është edhe Betim Shkupi, i cili është administrator i pronave të Henri Çilit.
Ai është ndaluar në datë 28 shkurt dhe në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar, telefoni, një mandat banke në emër të Henri Çilit dhe një shumë në euro dhe lekë.
Por prokuroria nuk u mjaftua me kaq duke kërkuar kontrollin edhe të banesës së babait të Betimit, Fatmir Shkupit ku u gjet një fotokopje e rekursit të Feti Yzeirajt në gjykatën e Lartë për dënimin për jetë, që i ishte premtuar se do i ulje nga grupi me Çilin në krye që kishin krijuar skemën e mashtrimit duke i marrë si fillim 75 mijë euro.
Vendimi për masën e sigurisë për administratorin e pronave të Çilit, Betim Shkupi do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit, pasi ka qenë shok klase me Dritan Hasanin.
d.a/ dita

Une nuk e kuptoj se si ka surrat te shfajesohet ky. Paska marre rekursin dhe e ka çuar ne shtepi.Jo o Henri nuk je nje botues i zakonshem, por je nje mafioz kalibri.