Në shtëpinë e “njeriut më të urryer” të Amerikës

Gazeta Dita

Njeriu më i urryer i Amerikës, siç e pagëzoi kohë më parë shtypi vendas, sipërmarresi Martin Shkreli i ka sjellë fshatit të parardhësve të tij krenari dhe turp bashkë.

Ish-shefi ekzekutiv i një kompanie farmaceutike e konsideronte dikur veten si shqiptarin më të suksesshëm në botë, por në zonën e Shkrelit, nga ku vijnë të parët e tij, njerëzit janë të përçarë teksa diskutohet për 34-vjeçarin që mbushi titujt e parë të gazetave kur e rriti 5.000 herë çmimin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s, ndërsa aktualisht është në proces gjyqësor në Nju Jork për mashtrime me një fond investimesh.

Disa prej banorëve e përshëndesin suksesin e biznesmenit të ri, të tjerë thonë për “Reuters” se rritja e skajshme e çmimit të medikamentit Daraprim nga 13,5 në 750 dollarë pilula ishte kapitalizëm i pastër.

Disa në fshat e mbajnë mend ende familjen Shkreli, për të cilën thonë se u zhvendos në Mal të Zi shumë kohë më parë dhe në vitin 1960 emigroi në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e tyre atje nuk ekziston më dhe vetëm një kushëri qe kthyer dikur sa për të vizituar vendin e vetë të origjinës, sot një zonë e varfër, e zhuritur nga mungesa e një ujësjellësi dhe me probleme të mëdha infrastrukture, që i inkurajojnë gjithmonë më shumë njerëz të largohen.

Share This Article
4 Comments
  • Po pse thoni sjqi[etar ju or vellezer, keta e paskan ngrene corben e prishur me vakt nen malazest e pastaj kane shkue ne Ameriqi.
    Jo o vella, mos i qunai shqipe kete ju, po thjesh gjakprishur.

    Sa per kete Shkrelin eshte disi i shkare nga trute. Gjate pyetjeve qe i beheshin ne kongress gjate hetimit te tij, zgerdhihej si idiot e shikonte majtas e djathtas ku i drejtoheshin pyetjet.

  • Martin Shkreli nuk eshte njeri i urryer nga amerikanet, por nga konkurrentet e tij. Dhe shtypi shqiptar shkruan vetem negativisht. Nuk jam i sigurt perse, por e gjykoj si mungese profesionalizmi.
    Martini eshte nje djale i mencur dhe i zoti qe ka ndjekur rregullat e tregetise kapitaliste, te njetat rregulla qe kane bere shume njerez milionere e miliardere.
    Ai ka ndihmuar shume shqiptare hallexhij dhe padyshim qe do te dale i paster. Por ajo do i kushtoje pjeserisht jane disa miliona (qe i ka me bollek).
    Nuk arrij te kuptoj se me cte drejte komentuesit e DITAs e quajne “ndyresire” “i shkare” etj. Aq me teper qe nuk jane ne dijeni se kush eshte Martin Shkreli i vertet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *