Ne s’jemi e s’jemi një rracë barbari!

Ornela

Fill mbas Nëntëdhjetës,
sapo u vra frika,
rrafshuam me rrënjë,
uzina-fabrika!

Rrafshuam çdo gjë,
të Kohës së Parë,
po për dreq ne s’jemi,
një popull barbar!

Shkulëm hekurudhat,
premë pemët mbarë,
po ne prapë nuk jemi,
një popull barbar!

Enverin me shokë,
i krryem nga varri,
po ne prapë nuk jemi,
një rracë barbari!

Nëntëdhjet’ e Shtata,
krejt cullak na gjeti,
se u shkul me rrënjë,
ushtria dhe shteti!

Nga cepi në cep,
vendit ju vu zjarri,
po prapë e prapë s’jemi,
një rracë barbari!

Kur u vra Azemi,
Nëntëdhjetë e Tetë,
ndonjë gjysëm dite,
prapë mbetëm pa shtet!

Arkivoli i Zemit,
po printe në krye,
derë e qeverisë,
me arkivol u thye!

Thonë në arkivol,
s’qe Azem Hajdari,
se neve nuk jemi,
një rracë barbari!

Kryeministria,
u vodh e u thye,
gjithë Bota shikonte,
lajme Shqipërie!

Pastaj dhe Kuvendi,
u përpi nga zjarri,
po neve nuk jemi,
një rracë barbari!

I lëvizte fijet,
Sali Ramë Shpellari,
po ne prapë nuk jemi,
një rracë barbari!

Tridhjet vjet kanë shkuar,
nga Koha e Parë,
po shumë herë më shumë,
këto vjet janë vrarë!

Shumë herë më shumë,
këto vjet janë vrarë,
po askush s’thotë dot,
se jemi barbarë!

Klasa politike,
çdo gjë ka përlarë,
me kryeparullën,
kush të zhvasë më parë!

Kope me hajdutë,
kope me kusarë,
po ne kurrsesi,
nuk jemi barbarë!

A.DUKA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *