SMS në DITA
Në 0689073730
NUK KA FILMA PËR RADIOGRAFI!? Me këtë tabelë ndeshen qytetarët hallexhinj në portën e repartit Radiologjik në spitalin “Stefan Gjoni” të qytetit të Krujës. Interesimit tonë për këtë çështje me personel mjekë e infermierë nuk iu dha ndonjë argument i qartë human apo shëndetësor.
Dikush ngre supet a shtrëngon mimikën, ca të tjerë heshtin e nuk dinë të thonë ndonjë gjë më konkrete, përveçse faktit që kjo gjendje ka një muaj që vazhdon kështu. Njëri nga mjekët specialistë e shpjegoi mungesën të lidhur me anomalitete në furnizim për shkak të një tenderi që zë fill e shtrihet edhe në dikasterin e shëndetësisë në Tiranë. Arsyet mund të jenë të ndryshme, po pse ta vuajë populli i Krujës papërgjegjshmërinë në detyrë të cilitdoqoftë?
