Virusi i budallallëkut / Bisedë në studio me akademikun Artan Arratia

redaktor

 

Nga Viktor Malaj

 

“E vërteta është objekti i filozofisë por jo kurdoherë i filozofëve” – Xhon Çartën Kollins

 

Në rrethanat e krijuara nga koronavirusi dhe kur rreth kësaj fatkeqësie natyrore po japin mendimet e tyre njerëz të ardhur nga fusha të ndryshme të dijes, shumica e tyre jo mjekë, e pashë të arsyeshme që në “studion” time modeste të bashkëbisedoj me akademikun Artan Arratia, një nga intelektualët që shprehet (prononcohet) thuajse çdo ditë rreth koronavirusit, por edhe problemeve të tjera që i interesojnë shoqërisë shqiptare.

Unë: Z. Arratia, nga shkrimet dhe intervistat tuaja më rezulton se për fenomene të tillë të rëndësishëm natyrore si tërmeti i nëntorit 2019 apo pandemia e tanishme e koronavirusit ju nuk i besoni specialistëve të fushave përkatëse, por i kërkoni zgjidhjet në abstraksionet filozofike. A është vërtetë kështu?

Z.Arratia: Filozofi Uitgenstain (Ludwig Wittgenstein) thotë se vetëm zakoni na bën të besojmë kot dhe pa asnjë arsye se ajo që ekziston tani do të ekzistojë edhe pas një sekonde. Shohim Malin e Dajtit. Kthejmë vështrimin drejt Durrësit dhe besojmë pa pikë dyshimi, por pa provë se përsëri, po ta rikthejmë kokën andej, Mali i Dajtit do të jetë po atje dhe nuk do të jetë tretur në dhe…

Unë: Mos do të thotë kjo që ne nuk duhet të besojmë asgjë, madje as në ekzistencën tonë, të familjes, shoqërisë, kombeve, shteteve apo vetë gjithësisë?

Z.Arratia: Siç ju thashë dhe siç e ka thënë filozofi im i preferuar që citova më lart, vetëm zakonet na bëjnë të besojmë në ekzistencën e objekteve dhe të natyrës edhe pse s’kemi asnjë provë për këtë.

Unë: Domethënë, ju besoni se Mali i Dajtit, Durrësi apo çdo hapësirë ose objekt natyror nuk ekziston realisht, por ekziston thjesht pse na është bërë neve shprehi ta shohim apo sepse “jemi mësuar” me pamjen e tij?

Z.Arratia: Pikërisht këtë doja të thoja. Eh, Uitgenstain! Sa janë mobilizuar kundër teje! Ti ke pasur të drejtë.

Unë: A nuk ju duket se keni rënë plotësisht në pozitat e idealizmit subjektiv dhe sidomos përbërësit të tij fenomenalizmit që pohonin se objektet fizike nuk mund të thuhet se ekzistojnë veçse si fenomene perceptuale dhe se realiteti objektiv varet tërësisht nga mendjet e subjekteve që e përceptojnë atë?

Z.Arratia: Pse, me materializmin dialektik dhe historik do të vazhdojmë ne akoma, i cili besonte dhe propagandonte se bota ekziston jashtë nesh dhe pavarësisht nga ne? Ja, t’ju jap një shembull konkret të sotëm. Shohim qytete pa këmbë njeriu, i rrimë njëri-tjetrit larg, kemi frikë t’iu afrohemi të tjerëve nga frika se të tjerët janë vetë vdekja!!! Çudi më të madhe nuk do të kishim imagjinuar… Prandaj, nuk thoshte kot filozofi i madh Bergsoni: mos i përbuzni të çmendurit !

Unë: Duket qartë që ju jeni adhurues i Xhorxh Berklit që mohonte ekzistencën e substancave materiale dhe pohonte se objekte si tryeza, karriget, shtëpia etj. janë veçse ide në mendjet e atyre që i përceptojnë dhe nuk mund të ekzistojnë po s’u perceptuan. Gjithashtu ju i besoni edhe Henri Bergsonit dhe Filozofisë Kontinentale që mohojnë konkluzionet se shkencat e natyrës janë më të saktat në kuptimin e fenomeneve natyrore.

Z.Arratia: I konsideroj mendimet e tyre si kulmin e arritjeve filozofike dhe unë, si filozof, pajtohem plotësisht me ta.

Unë: Pra, ju jeni i bindur se ekzistenca e Malit të Dajtit prej mijëra vitesh aty ku është sot dhe “mostretja e tij në dhe” asnjëherë nuk përbën provë që ne të besojmë se, edhe po të kthejmë kokën pas një sekonde, ai do të jetë aty apo, meqë Berkli, Berngson etj. s’e kanë parë kurrë ai nuk ekziston? Gjithashtu, duket se ju nuk besoni as në ekzistencën e koronavirusit?

Z.Arratia: Unë besoj se vetëm filozofia dhe filozofët, sidomos ata të specializuar në fushën e komunikimit, mund t’iu japin përgjigje problemeve themelore që shqetësojnë njerëzimin. Nuk mundet që shkencëtarët e shkencave të natyrës, si sizmiologët apo mjekët epidemiologë të na mësojnë rreth fenomeneve natyrore si tërmetet apo sëmundjet virale. Kur ra tërmeti, kishte ca që bënin profetin dhe thoshin: keni për të parë, nuk do të bjerë më… Hiqeshin si optimistë dhe dukej sikur dinin gjithçka…Qesharake! …Llogaritë i kishin bërë mirë kodoshat sepse nëse tërmeti nuk binte, atyre iu dilte fjala. Nëse tërmeti binte përsëri i fortë, na çonte në dreq të gjithëve dhe atyre nuk kishte më kush t’iu thoshte: More kodosha, ju na thatë se nuk do të binte më! Luanin me qarin duke bërë shkencëtarin. Poker! Pra, në çdo rast fjala do t’iu dilte… Të njëjtën gjë tani! Bëjnë përsëri tautologjira dhe tallen me opinionin publik. Tani thonë: Koronavirusi do të mundet patjetër! Si tërmeti!… Pa studime, pa prova, pa shkencë deklarojnë: virusi do të mundet! Po nuk u mund dhe, larg qoftë, na zhduk, kush do iu thotë: Pse na gënjyet ?… Prandaj thonë fjalinë më idiote të mundshme në planin logjik: Koronavirusi do të shporret! E deklarova unë për të gjithë botën! Qesharake! Gjykime tautologjike të nivelit më mediokër… Çfarë fatkeqësie! A thua se e bëjnë të na japin optimizëm. Se na dinë spurdhjakë!… Virusi, sigurisht do të mundet!

Unë: Me një fjalë, ju thoni se gjërat dhe fenomenet ekzistojnë vetëm kur dhe sepse i shohim ne dhe si i përceptojmë ne dhe se ato gjëra, sende, fenomene apo njerëz që s’i shohim ne nuk kanë ekzistuar dhe as ekzistojnë. A mos duhet që edhe shkencat e historisë, gjeografisë, gjeologjisë, kimisë, fizikës etj. të mos i besojmë thjesht sepse nuk i kemi jetuar e përjetuar objektet e studimit të tyre apo sepse nuk i përceptojmë dot ashtu si na i paraqesin studimet e kryera? A mendoni se ne kemi prova të besojmë se jemi sot ata që ishim dje apo para një sekonde apo, krejt kot, pa arsye dhe pa prova marrim mundimin të kthejmë kokën nga pasqyra për të verifikuar ekzistencën dhe shëmbëlltyrën tonë?

Z.Arratia: Ne nuk jemi asnjëherë ata që jemi dhe nuk kemi as prova as arsye të besojmë se jemi sot ata që ishim dje apo se do të jemi të tillë edhe pas një sekonde. Si mund ta dimë se e dimë?

Unë: Konkluzionet rreth tërmetit na i kanë dhënë sizmiologët tanë më të mirë dhe ata të botës, të cilët, bazuar në studimet shkencore shekullore dhe në përvojën shekullore, na shpjegojnë shkaqet e tërmeteve dhe arsyet se pse pas goditjes fatale mund të ketë vetëm paslëkundje dhe jo një tërmet të dytë. Unë nuk besoj se ata janë kodoshë që i kanë bërë llogaritë që, duke ia futur kot, të dalin gjithësesi të fituar. Megjithëse ju nuk i besoni historisë dhe as shkencave natyrore, përveç filozofëve të idealizmit subjektiv dhe infinitizmit, historia e shkruar njerëzore nuk njeh asnjë rast që të ketë rënë një tërmet dhe të ketë zhdukur 100% popullsinë e globit, kështu që sizmiologët tanë nuk mund të llogarisnin se po të binte një tërmet tjetër nuk do të kishte kush iu kërkonte llogari për pohimet e tyre “të gabuara”. Pra, këta duket se janë shkencëtarë dhe jo kodoshë, janë dijetarë që bëjnë shkencëtarin dhe nuk luajnë poker me fenomenet e natyrës.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për koronavirusin. Konkluzionet dhe këshillat e specialistëve përkatës bazohen në përvojën e kaluar të njerëzimit dhe në bagazhin gjigant të studimeve mbarëbotërore dhe, duke bërë krahasimet shkencore abstraktive arrijnë në përfundimin realist dhe optimist se koronavirusi do të mposhtet. Unë nuk besoj se ata po tallen me opinionin publik pasi janë personalitete shkencore dhe individë dinjitozë që nuk e kanë mbështetur jetën dhe karrierën e tyre në talljet, por në përkushtimin ndaj dijeve.

Në ato që thatë vihet re një kontradiktë themelore e cila i rrëzon pretendimet tuaja filozofike. Edhe pse i konsideroni idiote, qesharake dhe mediokre pohimet e tyre se “Koronavirusi do të shporret”, ju, në fund pohoni vetë se “Virusi, sigurisht do të mundet!”. Si filozof ju kuptova z. Arratia, po si njeri i arsyeshëm a besoni ju se këta specialistë duhej të na thoshin: nuk kemi ç’i bëjmë këtij virusi, bëni ç’të doni, nuk keni shpëtim!?

Z.Arratia: Unë e trajtoj problemin nga ana filozofike dhe konkluzioni im ndryshon shumë nga ai i shkencëtarëve të asaj fushe. Përderisa filozofia është mbretëresha e shkencave edhe mendimet e mija qëndrojnë mbi çdo mendim tjetër shkencor.

Unë: Nga ato çfarë keni shprehur del se ju jeni kundër masave kufizuese që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Në një vend ju thoni se “Dikur shqiptarin e çonin me tanke të punonte me detyrim, tani në kohë epidemie e detyrojnë me tanke të mos punojë por të mbyllet në shtëpi”. Megjithëse jam më i ri se ju, unë as kam parë dhe as dëgjuar ndonjëherë që ndonjë regjim t’i ketë çuar shqiptarët me tanke për të punuar.

Z.Arratia: Erdhën zboret ushtarake ku ne përgatiteshim për një armik imagjinar duke bërë alarme, duke mësuar Artin Ushtarak në shkolla, duke parakaluar etj. Një armik që nuk vinte kurrë, nuk kishte pse të vinte dhe as dihej përse duhej të vinte.

Unë: Megjithëse nuk iu përgjigjët pyetjes time, a nuk keni ju asnjë dijeni rreth Luftës së Ftohtë dhe shumave marramendëse që shumica e vendeve të botës dhe, kryesisht, superfuqitë shpenzonin dhe ende shpenzojnë për ushtrinë? Po rreth pushtimeve dhe masakrave në Kore, Vietnam, Kamboxhia, Hungari apo Çekosllovaki a keni lexuar ndonjëherë? A keni pasur mundësi të lexoni libra dhe shkrime ku autorë amerikanë dhe anglezë tregojnë planet, përgatitjet dhe përpjekjet për subversion të brendshëm apo agresion të jashtëm kundër Shqipërisë? Besoj të keni pasur rastin të lexoni edhe pohimet e Toni Bler-it para pak vitesh lidhur me këto raporte dhe plane. A nuk e dini ju si filozof se armiku është kurdoherë sa real aq edhe imagjinar në aspektin e përgatitjes kundër tij? A është e mundur që në mes të Luftës së Ftohtë por edhe “të nxehtë”, Shqipëria të mos kishte asnjë armik, ndryshe nga gjithë vendet e tjera që stërviteshin dhe stërviten ende ethshëm? Po Zvicra dhe Suedia që bëjnë zbore dhe perfeksionojnë armatimet edhe sot, çfarë armiqsh realë kanë dhe pse duhet t’i kenë? A besoni ju se të marrësh çadrën me vete kur është vranët, pavarësisht nëse do të bjerë apo jo shi, është e kotë dhe marrëzi?

Z.Arratia: Unë i studioj gjërat dhe fenomenet në aspektin filozofik ku ju dhe shumica e popullit as nuk arrini t’i kuptoni. Faktet dhe historia mua nuk më interesojnë. Më mjafton filozofia.

Unë: Po lidhur me përmirësimet kohët e fundit të Kodit Penal lidhur me sjelljet qytetare gjatë epidemive çfarë mendoni?

Z.Arratia: Nëse Kuvendi i Shqipërisë kalon ligjin që dënon të sëmurët, të cilët infektojnë të tjerët, ne kemi ligjin e parë eugjenik dhe genocidist në këto 30 vjet… Po ata që duan t’iu ngjisin virusin e budallallëkut të tjerëve? Me ata si do të bëjmë? Dhe ne dënojmë me ligj dikë se është i sëmurë. Dënojmë, seleksionojmë, eleminojmë nga hapësira publike të sëmurët. Çfarë ka eugjenizmi që kërkon seleksionimin e racave të pastra dhe genocidi ndaj të sëmurëve më shumë se kaq?… Kjo i hap rrugë mbledhjes së të gjithë të sëmurëve në kampe përqëndrimi ku të rrinë me njëri-tjetrin.. .Ne jemi të fajshëm sepse jemi të sëmurë.

Unë: E di se sofizmi ka qënë një rrymë e lashtë filozofike e cila, përfundimish, u zvetënua, por nuk e kuptoj se si mundet një filozof i shekullit të 21-të të përdor sofizmin si mjet i shtrembërimit të së vërtetës në shërbim të pasioneve politike apo sepse bëhet skllav i ekzebicionizmit dhe narcizmit të vet. Gjithashtu, nuk e di se deri ku arrinë njohuritë tuaja juridike, por, siç thuhet qartë në shtesat ligjore, nuk parashikohen penalizime e dënime për njerëzit thjesht pse janë të sëmurë dhe, aq më pak, siç aludoni ju, për shkak të përkatësisë etnike, kombëtare, racore, fetare apo politike. Dispozitat e shtuara e bëjnë të qartë se individi dënohet vetëm atëherë kur e di se është i infektuar, ngaqë analizat mjekësore i kanë treguar se është me koronavirus dhe se, për të shmangur infektimin e të tjerëve, duhet të rrijë në karantinë derisa të shërohet. Ligji e dënon sepse, megjithëse i di këto, bën të kundërtën. Pra del del jashtë, kontakton njerëz dhe i infekton ata duke iu shkaktuar edhe vdekjen. Ky i sëmurë mund të jetë shqiptar apo i huaj, mashkull apo femër, kryqtar a dintar, i djathtë apo i majtë etj. ashtu siç mund të jetë i pashëm dhe budalla apo i shëmtuar dhe inteligjent. Nuk janë karakteristikat fizike e mendore dhe as përkatësitë e grupit që e dënojnë (penalizojnë), por përhapja me dashje apo nga pakujdesia e sëmundjes tek anëtarët e bashkësisë që i përket, ndan me ta vendbanimin apo vendin e punës.

Për sa i takon “virusit të budallallëkut” që përmendni, ai, fatkeqësisht, e ka shoqëruar njeriun qysh në fillesat e njerëzimit dhe prej tij nuk janë të imunizuar as barinjtë dhe as akademikët. Fatkeqësisht! Ligji nuk bën fajtorë ata që janë të sëmurë por ata të sëmurë që, me vetëdije, infektojnë dhe sëmurin shoqërinë.

Z.Arratia: Në aspektin filozofik, kjo varet se si interpretohet dhe zbatohet.

Unë: Meqë jemi këtu, si e interpretoni ju si filozof thënien e z. Fatos Lubonja se “99% e shqiptarëve, t’iu thuash se do ju vë gjobë dhe do ju marr patentën, binden. Nuk mundet që për një pakicë të dënosh një shumicë!” ?

Z.Arratia: Z. Lubonja e vlerësoj lart për mendimet e tij të çmuara.

Unë: Meqë flisni për arsyen dhe arsyetimin, a mendoni ju se është brenda logjikës që, ndërsa ligji ndëshkon ata që s’i binden atij, pra 1% të popullsisë (siç pohon me të drejtë Lubonja), a mund të pohohet se ligji do të ndëshkojë shumicën, siç e përfundon Lubonja?

Z.Arratia: Nuk më pëlqen të komentoj gazetarët dhe analistët sepse kanë mendimet e tyre.

Unë: Ç’mendim keni për pretendimin e znj. Hajdari se “Ndryshimet ligjore janë të njëanshme” dhe për pohimin e z. Bujar Nishani se “Kjo është një çmenduri pushtetarësh që konsiderojnë një person që sëmuret si kriminel dhe parashikojnë dënimin e tij me burg”?

Z.Arratia: Figura të tilla si Hajdari, Ndoka, Nishani etj. janë asete intelektuale kombëtare dhe ne, si Akademi e Shkencave, iu referohemi shpesh atyre në përpunimin e mendimit tonë shkencor. Jo më kot, mendimet e tyre përputhen me konkluzionet e mija.

Unë: Në një studio televizive keni pohuar: “Për mua, norma etike nuk është një normë universale por është një normë segmentare, konjunkturale, kontekstuale…Unë e adhuroj një gazetar që tregon arrogancë ndaj çdo pushtetari, përfshi edhe Kryeministrin. Do të doja që Kryeministri të mos përdorte asnjë nga këto taktika sepse ai ka një status tjetër. Në logjikat e komunikimit, çdo formë dhe çdo teknikë e të folurit varet nga statusi“.

Duke u nisur  nga sa thoni ju, a mendoni se Albert Ajnshtajni e kishte gabim kur thoshte se “Relativiteti gjen zbatim në fizikë por jo në etikë” dhe a besoni ju se normat dhe kodet etike duhet të jenë po aq të shumtë sa ç’kemi individë në rruzullin tokësor? Nëse po, atëherë edhe fjalori brutal, parak, fyes dhe kanosës i z. Berisha do të duhej të justifikohej prej tij dhe çetës që e ndjek. Rrjedhimisht, kërcënimet e tij për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe fyerjet e llojit: “lavire bulevardi, horr bulevardi, i ke nënën dhe motrën prostituta, rruspi, bushtër” etj. do të kishin të njëjtin status si pohimi i Kryeministrit aktual se “nuk keni parë gjë akoma” apo “ku je Pamela!” etj.

Z.Arratia: Ajnshtajni ka qenë fizikan dhe jo filozof dhe prandaj nuk e njihte mirë etikën ndërsa z. Berisha ka qenë dhe mbetet burrë shteti.

Unë: Në të njëjtën studio televizive ju keni thënë se “Ju (gazetarët) përfaqsoni opinionin publik që është forca më e madhe, më legjitime në një shoqëri demokratike se çdo pushtetar i përcaktuar… Një zyrtar ftohet nga gazetarët sepse konsiderohet i fajshëm që ka diçka për të fshehur“. Unë kam besuar se në studiot televizive ftohen njerëz fajtorë e të pafajshëm, se gjithkush konsiderohet i pafajshëm derisa i provohet fajsia me vendim gjykate të formës së prerë dhe se studiot televizive nuk janë as dhoma hetimore dhe as salla gjykatash. Po ashtu, unë e kam të pamundur të besoj se një apo disa gazetarë, të pavotuar nga populli, por të punësuar nga bosët e medias, jo rrallë të implikuar në veprimtari të paligjshme, qenkan përfaqsuesit e opinionit publik dhe se të tillë nuk qenkan politikanët e ftuar dhe të zgjedhur nga populli. A besoni ju se, p.sh. gazetari inteligjent Çim Peka përfaqson opinionin publik më shumë se z. Basha?

Z.Arratia: Unë nuk merrem me emra të veçantë por vlerësoj lart rolin e gazetarëve.

Unë: Ju faleminderit z. Arratia që ia fusni si ju vjen për mbarë. Jemi të mbyllur për shkak të pandemisë dhe kemi nevojë të largojmë mërzinë dhe mendime tuaja të vyera na ndihmojnë. Vërtet është e vlefshme këshilla e Bergsonit: Mos i përbuzni të çmendurit!

 

*****

John Churton Collins, ish-gazetar, eseist dhe kritik letrar anglez.

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

——

Shënim i Redaksisë. Duke lexuar se disa komentues mendojnë se intervista është fantazi e autorit, sqarojmë se të gjitha citimet në përgjigje janë marrë besnikërisht nga shkrimet e akademik Arratisë

Share This Article
47 Comments
  • “…skllav i ekzebicionizmit dhe narcizmit të vet”.

    E ke thene per zoti Aratia këtë o Viktor po në të vërtetë është përkufizim shumë i vërtetë për zotin Sureli.

    Faleminderit

    • Po sikur qytetari ta ketë kuptuar sekretin?

      Nga Artan Fuga

      U desh të na vinte coronavirusi që të kuptohet, ndonëse jo akoma aq mirë nga disa, se qytetari në një shoqëri është i pari, është guri i themelit dhe maja e çatisë të banesës sonë të përbashkët!

      Nuk e di nëse e ka kuptuar apo jo qytetari këtë gjë. Kur sociologët e mëdhenj zbuluan se cdo gjë që ndodh në natyrë, madje edhe vdekja, varen nga rrethanat shoqërore në një masë të madhe, atë kohë, nja njëqind vite më parë, të gjithë u habitën. Kurse ka akoma ca kokëgdhë sot te ne që ende nuk e kanë marrë vesh këtë. Nê vend të hapin sytë bëjnë fejtone bajate!

      Injorantë!

      Njeriu, qytetari, banori, ai njeriu atje që shpesh herë burokrati nuk ja ve veshin, që politikani e do thjesht sa për t’i dhënë votën, propagandisti e gënjen apo kujton se e rren disaherë në ditë, ai me modestinë e vet, me hallin e vet, ka në dorë shtetin, pushtetin, kryeministrinë, opozitat, presidencën, bankat, fasonët, kundrafasonët, gjithçka, madje edhe jetët e atyre që e mbajnë hundën përpjetë, edhe falimentimin ose jo të hapësirave tregtare.

      Bëj teste sa të duash, manipuloi si të duash të dhënat, financo sa të duash biznesin, hidhu përpjetë po deshe, bëj ligje për varje në litar për të infektuarit, nuk vlen asgjë nëse nuk do qytetari, nuk do Meti, Coni, Kristua, Maliqi, Beni, Mrika, Vasili, Zotua, me një fjalë nuk do njeriu.

      E ka zënë burokracinë, politikën, ekonominë në çark qytetari!

      Pse?

      Ja ua them unë!

      E para u pa qartë se virusi nuk ikte vetë! Pikë. Menduam se duke u mbyllur vetë në shtëpi aty nga mesi i prillit, me pranverën do ikte! Ca të mençur – idiotë përpunuan edhe kurba matematikore që parashikoni edhe orën e ikjes të kokrrës së fundit të virusit.

      Kokrra e gomarit!

      Kujtojnë se mund të matematizohet kollaj e gjalla, mund të fizicizohen proceset sociale. O pika që nuk u bie thuaj! Historira të zgjidhura nga të mënçurit qysh para Luftës së Parë Botërore. Bëni kurba bëni! Ju bëfshim kurban kurbave!

      Prandaj meqë nuk iku, ose do të vdisnim për bukë, ose duhej të dilnim jo në ajrosje, por të niste puna e tregtia!

      Por në punë do të shkojë njeriu, puntori, qytetari! Nëse ai nuk merr në sy rrezikun dhe të bëjë heroin, puna nuk fillon dot! Jepi sa të duash huara dhe fonde bizneseve! Duhet të pranojë njeriu! Ai mund të thotë : Nuk dua të punoj dhe nuk ka fitim, nuk ka mbledhje taksash, nuk ka tendera, nuk ka lluks, nuk ka mitingje! Të gjithë përtokë. Nga një thes bosh në kokë dhe shtrihemi për të fjetur te ura e Lanës, aty ku çilimiu çokollatë Berat pshurr dy herë në ditë!

      Duhet heroizmi i qytetarit që të shkojë me kokën në torbë në punë!

      Mirëpo edhe kur shkon në punë, madhështori njeri, ai njeriu i vockël që ca kokërruar e përçmojnë, duhet të lajë duart, duhet të mbajë higjenë të lartë, duhet të mos hedhi stërkala kur flet, duhet të qendrojë larg të tjerëve, covidëve të tjerë, neve pra!

      E mooooo, po tani!

      Vlejnë ato ligjet eugjenike me karamanjollë që pushkatojnë të sëmurin!

      Cilin do të kapim me presh në dorë se nuk lau duart kur doli nga wc, kur pështyu kur foli, se qendroi 99 cm larg tjetrit! Do i çojmë policin te dera e wc qytetarit, ta denojmë poqese nuk lan duart! E patë ligjin o deputetë çfarë kotësie keni votuar! Nuk e di e aprovoi zoti President apo jo! Jam shumë kurreshtar ta di!

      Pra jo ligji por njeriu tani na ka në dorë. Nuk ka ligj e polic që na mbron nga ai. Ai vetëm mund të na mbrojë nga ai, pra nga ne!

      Jepu jepu huara bizneseve mirë bën

      Por poqese konsumatori, pra qytetari nuk shkon të blejë sepse nuk ka lekë, sepse është i varfër, sepse është i mërzitur, sepse e ka mendjen të ruajë paranë se në vjeshtë vjen goxilla përsëri, u fikëm, na e morrën të keqen negocat, fabrikat, tregtia, bankat, fisku.

      Sikur njeriut t’i ketë ikur dëshira për të vajtur për pushime, për të blerë pantolla të reja, sytjena, brrekë, kanotjera, të mos dojë e të ketë frikë të shkojë në hotele, restorante, në kinema, të mos e dojë më arsimin, se në krizë e sipër të ketë rënë në depresion dhe të thotë : do të bëhem murg! Sikur të mos dojë të konsumojë veçse pak bukë e gjizë e rrallëtek ndonjë domate, ose kastravec, pak qepë e ndonjë patëllxhan! Cfarë do bëjnë të fuqishmit, me pushtet, me pasuri, çfarë do bëjnë menaxherët!

      Ja edhe ca llokma të tjera i morrën në natyrë sikurse u privatizuan me vite pasuritë kombëtare? Po pastaj!

      Do të ngelet kombi me ekonomi si biçikletat me qira të dikurshme, pa frena, pa shalë, pa kontrapedalë, pa fener, me zinxhir të këputur, vetëm me një hekur poshtëshalëve të çiklistit dhe me dy rrotaxhile! Që ecën vetëm tëposhtë!

      Ku do të shesi sipërmarrësi që kreditohet me kreditë e luftës nëse konsumatori nuk ka dëshirë, ka frikë, nuk do të konsumojë???

      Prandaj të kthehemi te qytetari opozita! A dëgjon apo jo?

      Te qytetari, të ketë të drejta pa fund politikisht!

      Te konsumatori duke ia rritur disafish fuqinë blerëse madje duke e lutur të konsumojë ! Hajde o varfanjak në këtë hotelin tim me shtatëdhëjetë yje, hajde! Hajde se më more në qafë!

      Ku do funksionojnë kinematë, platformat dixhitale për sinjal televiziv, për sinjal telefonik, ku? Po siguracionet, bankat?

      Sepse tabuja u ça!

      Qytetari e pa se mund të rrinte edhe në shtëpi pa punuar, duke ngrënë modestisht, e pa se shumë konsume ishin fallco, e pa se poqese nuk punon përpara falimentojnë të fortit sesa ai që nuk ka asgjë! Ai që nuk ka asgjë nuk ka frikë nga covidi që i merr gjithçka!

      Trembet ai që ka!

      Prandaj është ora e tangërrllikut qytetar!

      Bëjuni tangëlliksa!

      Duhet t’i lutemi të punojë, duhet t’i lutemi të shkojë në punë, jo me llafe por me paga të mira, dinjitoze, jo skllevërish, duhet t’i lutemi: Zoti qytetar aman për atë Zot laji duart disa herë në ditë!

      Lutemi fol me kokën andej!
      Lutemi mos u afro shumë!

      Dhe pastaj, aman nis të konsumosh, pi birrë, nis të pish verë, kërkoje sheqerparen, shih filma koti në televizion, mbushe shtëpinë me piktura, shko për pushime!

      Aman harroje këtë që mësove!

      Mësove atë që ne ta fshihnim!

      Poqese mbyllesh ti në shtepi, nuk je ti që vdes, por mbarojmë ne që ta kemi hypur kaladibrançe ty!

      Aman harroje! (politiko.al)

  • Zoti Arratia eshte ky qe ironizoni ju Viktor, por keni harruar nje gje.

    Ai eshte po aq servil ne raport me Berishen, sa c jeni ju si autor me Ramen.

    Kjo ju ben njesoj ne syte e mi.

    Koha kerkon intelektuale qe nuk mbajne krah politik ne nje Shqiperi ku deshtimi politike dhe hajduteria politike eshte tashme kaq e qarte pas 30 vitesh me te njejtet qelbesira

    • Gani ! Shkrimi i Viktorit nuk eshte per ty dhe per njerez si ti qe presin qe cdo shkrim te kete perballe 2 ose 3 luftetare me shpata dhe pastaj autori i shkrimit tia jape fitoren njerit prej tyre. Shkrimi trajton, jo nje por disa tema, shumicen e te cilave ti nuk arrin as ti kuptosh, prandaj shpenzon kohe kot duke iu versulur Viktorit. Merru me ndonje pune tjeter qe mund te besh, megjithese tani kemi virusin neper kembe.Nuk jane ceshtjet filozofike dhe akademike per ty dhe shume te tjere si ti.

  • Shan i dhjeri te permjerin, ose po deshet tallet tenxherja me tiganin, ose mushka kujton se po ia fut gomarit, ose dy debile ne nje dere njeri pjerdh tjetri mbane ere, ose… e merrni vesh vete.

    • Jo me këtë gjuhë plako se s’ka lezet… Në situata të vështira si kjo e pandemisë dikush pa pritur e pa kujtuar mund te kalojë një fazë të depresionit të thellë psiqik dhe të arrijë deri aty sa të bidedojë para pasqyrës me vetveten…

      Deri më sot viktorin e partisë e njihnim thjesht si gazetaruc të oborrit rilindjotas, por sot, me këtë lloj autodialogu ai donte t’na thoshte se merrka pak erë dhe nga filozofia e materializmi dialektik.

      Po te kishte përdorur metodën të distancimit duke iu referuar vetvetes në vetën e dytë ose të tretë ndoshta nuk do kisha komentuar këtë shkrim që kundërmon nga era e antiberishizmit

      • Kur jepni ju mend per Viktorin duhet me ik me mar aratine large injorantve qe kan mush kte vend .Viktori eshte brilant ne shkrimet e tija per njerzit dhe qytetaret por jo per kafshet dhe maloket.or debila .

        • Po ik or ti 19, merr arratine e hiç mos u duk. A te ka thene njeri qe nuk i duhesh as dreqit ti edhe ky Viktori yt.

  • Viktor, e qar portretin e ketij folozofit te bakllavave, hasudeve dhe sheqerpareve. Aq mire e ke shkruar duke perdorur argumentet e hasudes sa ke helmu keqazi dhe sherbetore e Sale trapit, te cilet duan te shash Ram Surelin edhe kur shkruan per Artam Arratine. Nuk i harrojne kritikat e tuja per Ramen, por e kan mision te parapagum te akuzojne se je mbroje e Rames.
    Tung

  • S’ e nxore pak surratin o Vektor, apo e ke surratin te dyzuar nga fantazmagorite Berishiane.
    Cope legeni i mbaruar, nuk.je.me i mire nga Fuga.

  • E keni tepruar me kete shkrim denigrues.
    Ngjan si bejte per nje gazete si e juaja ku trajtohen me seriozitet ngjarje dhe personazhe.
    Se kuptoj, cili eshte qellimi i kesaj pseudo interviste?

  • Arratia “Unë i studioj gjërat dhe fenomenet në aspektin filozofik ku ju dhe shumica e popullit as nuk arrini t’i kuptoni. Faktet dhe historia mua nuk më interesojnë. Më mjafton filozofia “.
    Ky me sa duket ky filosof ka nje auditor injorantesh dhe jeton me ta. Ne Shkoder per keta budallej thuhet se ” sheh andrra ne diell” pasi nuk merr parasysh faktet. Me se merret ky tip simpatik kafenesh? Ky te mban me muhabete koti e me historina me ore te tera, shume argetuese por boshe, pasi jane enderra qe ai shikon me sy hapur. Do te bente mire qe te analizonte Vtem FAKTET nga pikepamjet e tija filososfike, qofshin edhe jo te materializmit dialektik, dhe jo te meret me enderrat qe shikon ai apome teorite konspirative qe shpiken per qellime tregtije.

      • Sigurisht, personazhi virtual qe ka krijuar Viktor Malaj, perfaqeson nje “akademik” real dhe pikepamje qe i gjejme ne disa ambjente ne Tirane prandaj edhe reagova. Keta personazhe deformojne realitetin dhe faktet dhe paraqesin rrezikeshmi per historine e vendit tone. Jam i lumtur qe kam fatin e mire te mos ta njoh kete pseu “akademik” pasi nuk frekuentoj kafenete. Kam lexuar qe ka perpiluar edhe lista te bazuara jo ne fakte por ne “filosofine” e tij, te krimineleve dhe herojve te luftes qe “ka pare ne enderr” .

        • Personazhi nuk eshte virtual por real dhe te gjitha citimet ne kursiv qe ka bere autori jane thenie ( ose shkrime ) origjinale te akademikut ne fotografi. Disa prej ketyre shkrimeve i kam lexuar edhe une tek Tema.

          • Al kapone dhe albaninë fund
            është e vërtetë që këto që përdor VKja jonë janë thënje të fugës,por të jemi brënda!!
            kjo nuk është një intervistë,është një satirë e VariK malajt!!
            prandaj nuk mund të quajmë lajme shkrimet e “gojëve të liga”,sepse megjithëse mbajnë një të vërtetë brënda nuk janë lajme por satirë!!
            në një intervistë të mirfilltë kemi dy personazhe!
            1 intervistuesi
            2 i intervistuari
            në satirë kemi një
            -satiristin që shkruan monologun e tij që e quan si të dojë,bisedë a intervistë me ..!!
            në rastin tonë VariK malaj ka shkruar dhe interpretuar atë që ka dashur ai!!
            pra fjalët e fugës janë interpertuar sipas qëllimit që ka dash të paraqesë VK malaj!!
            tashti ai ka shumë në dorë dhe bile është i detyruar të shkruaj shpesh!ai tashmë është pjesë e redaksisë së ditës!!
            si e kam thënë në komentin e djeshëm të pa botuar,por të postuar sot,VK malaj po bën luftë me mullint e erës!!
            është këthyer në san4on e donkishotit tonë vigan!!

  • Faleminderit pèr ASGJÈ, Viktor Malaj.

    Herèn tjetèr, na lumturo ne lexuesit me Flamur Nokèn.
    Ver Llapèn, mos e harro, tè lutem.

  • Shkrim i kendshem sidomos per periudhen qe kalojme

    Per tu ndalur te pjesa e pare, filozifia, eshte e lehte te mendosh qe cdo gje perreth nesh eshte vetem iluzion, natyra, sendet dhe frymoret dhe ngjarjet jane vecse produkt i trurit tone

    Si mund ta vertetojme qe te tjeret jane ose jo reale?
    Te tjeret, te pergjigjen gjithmone me fjalet e duhura….(funksionojne perfekt) shto ketu edhe koencidencat e pabesueshme qe ndodhin ndonjehere gjate jetes që e rrisin misterin dhe i bie se duhet te jesh ne nje dimesion tjeter, pra mbinjerezor qe te ndash shapin nga sheqeri

    A nuk kemi nje lloj realiteti kur fleme dhe shohim endrra?
    Aty nderveprojme me njerez dhe fenomene, gjithcka duket më se reale, bile ka raste shohim edhe enderr në enderr….
    Pse nuk qenkemi ne nje enderr te gjate ndersa mendojme se jetojme realitetin?

    Ne rast se gjithcka qe na rrethon eshte produkt vetem i trurit tone i bie te jetojme në Vetminë e Madhe

    Por, kuptojme se qe te vije nje qenie njerezore në jetë duhet të kete dy prinder realë, pra idea e nje bote iluzion bie….

    Persa i perket Etikes, qe permendet ne shkrim , etike duhet te jete vetem cfare eshte pro ekzistences se jetes dhe jo cfare konsideron etike nje kulture apo fis

  • Hahahaaaa, do ishte mire te sqaroheshin disa se Arratia ne italisht perkthehet Fuga, eshte nje gjetje e lezetshme me dy kuptime. Nuk e ndjek prof. Fugen se cfare thote andej-kendej, keshtu qe s’mund te gjykoj pse autori eshte dashur te dialogoje virtualisht me llafet e darkes se Fuges qe kundershtojne llafetve mengjesit. Llafe, se teza s’besoj te quhen. Nje nga frazat me te bukura te Erich Fromm eshte kjo :” Nqs dikush ka vlera, por ato nuk sherbejne, atehere vlerat e tij s’kane vlere”. Shkeputur nga libri “Arratia prej lirise” (ahahahaaaa,, Fuga dalla Libertà). PS. Une mendoj se arratia=t’ia mbathesh, dmth Mbathja, virtualisht si mbiemer filozofi do dilte ne tre kuptime, ahahaaahaa, Dr. Artan Mbathja.

      • Sado veshim dorashka dhe maske s’i shpetokemi dot virusit kk. Per histori, une s’kam qene asnjehere kapterr, po e di sentence qe kapterrat bejne Ligjin ne ushtri.

        • Pervec maska dhe dorashkave, provo ta shpelash gojen me uje muti para dhe pas gjumit. Te shikosh qe mund te te iki qejfi te kepusesh brockulla. Mos rrej kot, kapterr ke qene qe c’ke me te, se dukesh qarte qe ti je nga ato qe bon ligje, masnej ne ushtri a neper hotele, tjeter mesele.

  • Vate marsi i pandemisë ,
    na zu PRILLI i -Arratisë ,
    erdhi Maji i çmendurisë,
    na zu qërshori qërshisë,
    virusi vjen e prap shkon nga erdhi
    nga Artan Fuga te wunhani,
    të gjithë shqiptarët
    kthehemi ,nga Italia .
    Këto filozof pa kokë na,rrupallisin ,
    Këto dhuroi demoshkërdhatësia .
    Gjer kur trualli shqipëtar ,
    do ti duroj,këto “trima ” !….
    Trima të ,mashtrimit ,vjedhjes .hajdutëris.

    Lodhja jote Viktor djali është e kotë,
    pa krahë FUGE-.Arratije kurr s’do jesi ,
    doktorr rrumpallën në pozicion e ka,
    Besnik si për çekun e bardhë .

  • Vate marsi i pandemisë ,
    na zu PRILLI i -Arratisë ,
    erdhi Maji i çmendurisë,
    na zu qërshori qërshisë,
    virusi vjen e prap shkon nga erdhi
    nga Artan Fuga te wunhani,
    të gjithë shqiptarët
    kthehemi ,nga Italia .
    Këto filozof pa kokë na,rrupallisin ,
    Këto dhuroi demoshkërdhatësia .
    Gjer kur trualli shqipëtar ,
    do ti duroj,këto “trima ” !….
    Trima të ,mashtrimit ,vjedhjes .hajdutëris,
    ja nxinë faqen gjithë shqipërisë..

    Lodhja jote Viktor djali është e kotë,
    pa krahë FUGE-.Arratije kurr s’do jesi ,ky vend,
    doktorr rrumpallën në pozicion çmendie e ka,
    Besnik si për çekun e bardhë .

  • Zbulimi më i madh i demokracisë ,është dalja e opinjonistve byk nëpr televizione ,ata na ndryshojnë jetën e sjlljen duke u përleshur me gënjeshtrat e tyre ,nuk e teprojmë tu themi trushpërlarë ,ky është virusi i budallallëkut kur i ekzegjerojmë gjërat. më shumë nga çfarë janë,kapemi pas tyre dhe përqëndrohemi pas tyre opinjonisrve negativ ,nëpër televizione e madja ,shqetësoim e mërzisim dhe ekspert e doktor të fushave përkatëse që vërtet mund të na ndihmojnë. Edhe Fuga përpiqet ti zgjidhë problemet me filozofi ,por realisht ndodh e kundërta e ndërlikon gjendjen e pandemisë.Edhe problemin me të vërtet stresuese që po kalojmë ,nuk duhet të na e trubullojnë opinjonistët partiak e të na lodhin me filozofi pa kokë,si doktor rrumpalla ,që Ai ,duhej të vishte bluzën e bardhë ,ti dilte për zot pandemisë sepse kardiolog është ,sepse ky dhe vetëm ky i ka aq shumë borgje këti populli sepse ,ky e ka vjedhë e vra këtë popull ,pra ky “burrec shteti,jo burr shteti ” na ka borxhe të mëdha të pa shlyera .

    Edhe kur të vdesë shpirti tij do të shkojë për lesh në xhehenem ,I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në këtë udhëtim nate që iu mundësua nga ana e Allahut të Madhërishëm, pa shumë gjëra të … Maliku është meleku i cili ka përgjegjësinë e rojtarit të Xhehenemit. Do ta mbyllë shpirtin e Saliut atje ,dhe vetëm atje në ferr.Kur mohon betimin e HPOKRATIT.Nuk ndihmon popullin sot në kohë rreziku.-TURP ,Atje e ka vendin ,po nuk u bindët bëni dhe referendum meleku i përgjegjësisë do ti kaloi popullit !

  • Zbulimi më i madh i demokracisë ,është dalja e opinjonistve byk nëpr televizione ,ata na ndryshojnë jetën e sjlljen duke u përleshur me gënjeshtrat e tyre ,nuk e teprojmë tu themi trushpërlarë ,ky është virusi i budallallëkut kur i ekzegjerojmë gjërat. më shumë nga çfarë janë,kapemi pas tyre dhe përqëndrohemi pas tyre opinjonisrve negativ ,nëpër televizione e madja ,shqetësoim e mërzisim dhe ekspert e doktor të fushave përkatëse që vërtet mund të na ndihmojnë. Edhe Fuga përpiqet ti zgjidhë problemet me filozofi ,por realisht ndodh e kundërta e ndërlikon gjendjen e pandemisë.Edhe problemin me të vërtet stresuese që po kalojmë ,nuk duhet të na e trubullojnë opinjonistët partiak e të na lodhin me filozofi pa kokë,si doktor rrumpalla ,që Ai :

    Duhej të vishte bluzën e bardhë ,
    -ti dilte për zot pandemisë,
    – sepse kardiolog është ,
    -sepse ky dhe vetëm ky i ka aq shumë borgje këti populli.
    – sepse,ky e ka vjedhë e vra këtë popull ,si askush tjetër ,
    Pra ky “burrec shteti,jo burr shteti ” na ka borxhe të mëdha të pa shlyera,në këtë dynja dhe në atë dynja .

    Edhe kur të vdesë shpirti tij do të shkojë për lesh në xhehenem ,I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në këtë udhëtim nate që iu mundësua nga ana e Allahut të Madhërishëm, pa shumë gjëra të … Maliku është meleku i cili ka përgjegjësinë e rojtarit të Xhehenemit. Do ta mbyllë shpirtin e Saliut atje ,dhe vetëm atje në ferr.Kur mohon betimin e HPOKRATIT.Nuk ndihmon popullin sot në kohë rreziku.-TURP ,Atje e ka vendin ,po nuk u bindët bëni dhe referendum meleku i përgjegjësisë do ti kaloi popullit !

      • unë kam një kod nderi ,vështir ti rezistoi sjelljes tënde prej provokatori e rrugaqi,megjithatë mundohu e bënu njeri i mir për shoqërinë ,shif punët e mendimet e tua .

  • Me vjene shume keq kur te pa aftet.gjykojne edhe akademike.Ne kohen e diktatiures thoshim,se gomari udheheq deven ne Sahara.Fatekeqesisht kjo vazhdon.Mbase zgjuhemi qe te respektojme te diturit.

  • A. Fuga është “filozof” çadrash politike. Nëse mund të mendohet i ditur, ështtë i ditur i çoroditur. Nuk duhet dëgjuar, absolutisht jo.

  • Virusi i budallallekut dhe perfaqesuesit e tij:
    Nga nje ane Artan Fuga nga ana tjeter Shpetim Nazarko;
    Nga njera ane Fahri Balliu e Cim Peka dhe nga ana tjeter Mero Baze e Carlo Bollino bashke me viktoret e bedrinjte. Sa per sofizma o Viktor ti me duket se mban titullin kampion per menyrn se si e tjerr muhabetin per te na thene se sa e mire eshte partia me liderin e saj packa ndonje gabimi te vogel qe shkaktohet per faj te opozites Saliut dhe klikes se tij. Nuk ke cfare te thuash goxha deduksion inteligjent e nuk besoj se duhet te pyesesh akademikun Arratia per kete!

  • një shkrim bajat i një VK bajat!!
    që fuga është një rrotë ari që ndonjëherë dhe ja qëllon!?
    këtë e dimë të gjithë!!jo se ja qëllon por thjeshtë se nga të gjitha llapaqenëritë që thotë,ndonjë del e vërtetë!!
    por dhe që VK malaj është bërë një kokërr legeni!?
    këtë po e shohim këto 6 muajt e fundit!!
    unë po marr si shkak një fragment të vogël të VK!!
    PARALELIZMI me parashikimet që mund të bëhen për tërmetet dhe një sëmudje virale,duke u mbështetrur në historinë e të dy faktorëve,ËSHTË IDIOTËSI!!
    nëse tërmeti është një fenomen natyror që mund të parashikohet me një farë koeficienti saktësie,duke u mbështetur në historinë e tërmeteve!?
    viruset nuk mund të kenë të njëjtin koeficient saktësie!!
    është e vërtetë që njerzimi i ka mbijetuar shumë viruseve e bakrerieve,pro po ti këthehemi historisë së vjetër na del se të paktën një rracë njerzore,ajo e neandertalit,mendohet se është zhdukur nga një fator i tillë!dikush mund të thotë”ça leshin krahason neandertalin e 40 mij vjetëve më parë me kohën e sotme”,nuk është një gjë shumë e madhe koha!!me të vërtetë që në atë kohë nuk “egzistonin viruset”,për njeriun,por po të shohim një virus të sotëm,që megjithë fuqinë tonë shkencore,ai prapë është tmerrësisht i fuqishëm!!
    prej gati 40 vjetësh ky virus,AIDS,SIDA, ka vrarë të gjithë të infektuarit prej tij,të paktën për një periudhë 30 vjeçare!!pacientin e parë,për momentin dhe të fundit,të shëruar e kemi pasur pas 38 vitesh!!pra për këtë virus për 30 vjet nuk kemi mundur të bëjmë pothuajse asgjë për ta frenuar,zhdukur ose vaksinuar!!
    fati jonë i madh është se nuk mund të infektohesh kollaj!!duhen pak masa për të mos u infektuar!!
    tashti ti këthehemi koronës!!
    akoma nuk e dimë se çfarë fuqie ka!!
    kur flas për fuqi nuk fla për atë të momentin,por për atë afatgjatë!!
    nuk e dimë nëse njeriu krijon imunitet!
    nuk e dimë sa mund të zgjasë imuniteti!
    hë për hë nuk kemi një ilaç që mund ta shërojë plotësisht!!
    hë për hë nuk kemi asnjë vaksinë!!
    pra kemi shumë të panjohura që të bëjnë të flasësh me rezervë për këtë sëmundje!!
    shpesh sillet si shëmbull “gripi spanjoll”,dhe duke u bazuar tek ai,ne themi “maksimumi mund të kemi kaq e aq viktima”!!
    kjo nuk do të thotë gjë!!sepse gripi spanjoll është një betejë e mbyllur,dhe sot mund ta fitojë gjithkush atë betejë që i dihen të gjitha lëvizjet,ngjarjet!!
    nuk e di çka shkruar fuga,por di që ky debil VK,ka shkruar një idiotësi,në vazhdën e idiotësive në mbështetje të “viganit tonë botëror”!në mbështetje të idiotësisë ramiste!!
    deri dje VK malaj kishte një farë ekuilibri,por pas tërmekut të dytë sidomos,atij i kanë rrënë puplat!ka dalë “me pushkë në dorë” në mbrojtje të zagarit të tironës!!
    edhe ky shkrim nuk ka të bëjë me akademikun tarrallak arton fug’ja,ka të bëjë me mbrojtjen e masave psikopate të zagarit të madh e zagarit të vogël që shpërndan kartona derë më derë dhe me fotograf pas tij!!
    o VK,dobiçi në vëd që të bëjë si qen,në fakt si buçe,se po përpiqet për ne!?
    duhet të shikojë e të mos vjedhë aq shumë!!të mos japë paratë këtej e andej e në fund në xhep të tij,por të ndërtojë sistemin spitalor në nivelet që e kërkon koha,dh enë përshtatje me fuqinë tonë ekonomike!!
    që dobiçi të mos dalë rrugëve si qen që flet me “analistë” pas gardheve,por të respektojë rregullat për ndërtimet sizmike!!që të mos na zërë djersa jonë përsiër!!
    ato shtëpi të shkërdhyera të ndërtuara jashtë çdo kushti teknik e sizmiollogjik,janë blerë me djersën e punës tonë!!
    këshut o zagari i ramës VariKart Malaj!!
    po bëhesh gjithnjë e më shumë bajat,gjithnjë e më shumë Fari Balli!
    mos u bëj legen o viki!!
    ps:artan fuga nuk është si ti!!është më i mirë!!sepse ai nuk lëpin bythën e dikujt!!
    është thjesht koqe!!e bën vetëm e vetëm se është trap!!

    • Tashmë na është bërë fiksim që pas ca ditësh t’i rikthehemi një shkrimi për të parë nëse ditëzeza e ka kaluar dukshëm normativën e censurës. Personalisht shpreh bindjen se të paktën dy prej moderstorëve po ushtrojnë pa dorashka censurë sistematike selektive, gjë të cilën e konfirmon jo vetëm mospublikimi i dhjetra “çarçafëve” të postuar rishtazi prej meje, por edhe shfaqja me mjaft vonesë e komentit të mësipërm.

      Nëse ditëzeza nga njëra anë publikon me aq zell një pafundësi bajgash gojore kundër opozitës, kurse nga ana tjetër nuk i përtyp dot kritikat e shumta të shprehura me një fjalor pak më të pranueshëm se ai i gojëhalerave rilindjotase, atëhere këtu nuk kemi të bëjmë as me gazetë dhe as me mjet të mirëfilltë informacioni, por thjesht me dezinformacion ose propagandë të shplarë mercenarësh.

  • Duke qenë turpi një reagim emocional ndaj edhe vetëm mundësisë për viktor malarjan, mund ta mendojmë edhe si formë të auto-censurës që vepron me rrugë jo-racionale – edhe vetë shqipja na vjen në ndihmë këtu, meqë folja përkatëse, budallallek, i përket të njëjtit model.
    Nga ana tjetër, paturpësia e ketij njëthundraku si viktori M, ku anatemimin e nje filozofi jo për t’u sjellë argumente lexuesve, por për të përcjellë një mesazh per liderin global – politik ose sociologjik sipas rastit, i cili kalëron në kalin e forcës instrinseke që ka pamja e trupit lakuriq të tij.
    sipas vikorit m…edhe filozofet s’guxojnë të shprehen aty ku ka nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë.

    Të përgojosh Profesor Fugen, filozofin e gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale . kjo është një logjikë komuniste: filozofet janë te tepërt për logjikën e tyre.

    • O torollaku me pseudonimin ” Eni ” !
      Shkrimi i V. Malaj nuk ” pergojon ” sic thote mendja jote e marre por i kundervihet budallalleqeve qe dalin nga penda e akademikut tend te dashur. Te gjitha citimet me kursiv qe ka vene autori jane thenie te shkruara te A. Fuges. Autori e ka ngritur analizen dhe kritiken e vet ne forme dialogu ne studio. Njerezit qe kane mend dhe jo bajga ne koke dhe ne goje ( si puna jote ) duhet te thone nese jane dakord me ato qe ka thene akademiku apo me ato qe thote kritikuesi i tij dhe duhet te argumentojne pse jane ose s’jane dakord. Autori i shkrimit nuk ka anatemuar askend por i eshte kundervene, madje me argumente ( qe mendja e trashe e Enit s’i kupton ) atyre qe thote akademiku. Per te mos u zgjatur, mjafton te permendet vetem nje nga aspektet : akademiku pretendon se denimi me burg i atyre qe jane testuar dhe iu eshte treguar se jane pozitiv ( pra te infektuar me koronavirus ) dhe duhet te karantinohen por ata, me dashje nuk i binden ligjit dhe shkojne e takojne dhjetera njerez te tjere, i infektojne ata ( dhe ndonje prej tyre edhe vdes ) na qenka genocid dhe eugjenizem, qe do te thote se ( sipas akademikut ) shteti me synim te caktuar asgjesoka ( duke i burgosur ) te semuret ” vetem pse jane te semure “, pra se nuk jane aq te shendoshe sa shumica e popullsise etj.etj. Mirepo, e verteta per ata qe kane sadopak mend, eshte se shteti nuk denon askend pse eshte i semure ( madje e sheron ) por vetem ata qe semundjen e tyre kerkojne t’ua ngjisin te tjereve. Dhe ketu shteti nuk ben asnje dallim sa i perket perkatesise fetare, kombetare, gjinore, politike etj. Denimi ose mosdenimi varen nga veprimet ose mosveprimet e te semurit dhe jo nga gjendja e tij shendetesore. Prandaj, Eni, perpara se te hedhesh gelbazat e tua poshte shkrimeve, vere ne pune ate pak tru qe ke dhe mesoje nje gje mire: te analizosh dhe kritikosh dike, qofte dhe akademik, nuk eshte logjike komuniste por logjike intelektuale. Nese ti je i kompleksuar nga titujt ” akademik ” apo ” profesor ” ky eshte hesapi yt. Perballe budallallekut ( te Eneve apo akademikeve ) jane te pafuqishme edhe perendite.

      • sociologo ka nje problem te vogel me ato qe thua ti. Fuga edhe mund ti kete thene ato, ti mesa duket e lexoke me vemendje qe garanton qe i ka shkruar. Puna eshte se konteksti ku ai mund t’i kete shkruar mund te jete krejt tjeter. Ja po marr si shembull nje dialog real midis meje dhe teje:

        Une: Si e ke emrin?
        Ti: Muzaferr
        Une: Profesioni?
        Ti: Murator
        Une: Cila eshte sharja jote e preferuar per te tjeret?
        Ti: Gomar

        Tashti vjen dikush tjeter si puna e ketij Viktorit dhe ben nje dialog imagjinar me ty mbeshtetur ne dialogun real te mesiperm, vetem se ben nje gje te vockel fare, ndryshon pyetjet po le po ato pergjigje:

        Viktori:: Profesioni?
        Ti: Muzaferr
        Viktori: Cila eshte sharja jote e preferuar per te tjeret?
        Ti: Murator
        Viktori: Si e ke emrin?
        Ti: Gomar
        E shef jane po ato pergjigje qe ke dhene ti gjithmone, po Viktori vetem sa ka dredhur pak pyetjet.

        Po deshe mos me shaj torollak si ke share kete Enin ketu me siper

        • lene qënje se o njerzit nuk i bien në të,o thjeshtë bëjnë zakonin!atë që thoshte një herë e një kohë kryetari i opozitës “me sjell budallallëkun për argument”,por sot i njëjti person,por në pozicion të kundërt me dje,pra kru i pozitës(së vetme)e ka bërë rrugë thënjen e tij!!tek logoritë e tij nuk gjen gjë tjetër veçse budallallëqe të mbështetura me pushtet!!
          VariK malaj,po tregohet aq i trashë sa nuk e ka shokun!!
          ai fare mirë mund ta intervistonte fugën a arratinë,dhe aty do të kishte mundësinë ta “shkatërronte”,por VK malaj nuk mund ta bëjë për dy arsye!
          e para nuk ma merr mëndja të ketë takat!
          e dyta ruan anonimitetin e tij!!pra do të mbetet VariK malaj dhe jo filan fistëku i vërtetë!!
          punë bythe qënje,punë bythe!!
          nuk ja mban!!
          dhe përfytyro të mos të ta mbajë me fugën!!
          sidomos për situatën politike në shqipëri!!
          katastrofë!!

          • Ashtu eshte Ceno, une perpiqem te shkruaj sa me pak, ose te mos shkruaj fare se me duket nuk ia vlen, po nga nje here nuk duroj dot me, sidomos kur shof keto gratacielat qe keput qy Viki. Sic thote ky miku me poshte, e sic thua edhe ti, Vikit nuk ia mban te matet as me Fuge edhe zihet me fotografine e Fuges. Shenet Ceno.

        • Problem të vogël? Mua do të më mjaftonte vetëm mënyra se si ky sociopat kërkon të futet në bisedë e të denigrojë me një fjalor tejet banal një komentues tjetër për ta etiketuar si rilindjot të padobishëm. Nëse artikullshkruesi në monologun e tij bidedon duke mbajtur në duar foton e z. “Arratia” (humor i hollë besa…), dhe ai njëkohësisht keqpërdor ndonjë thënie të tij të rastit pa sjellë as edhe më të voglin burim informacioni, atëhere mendja të shkon ke ndonjë manipulim i vetëdijshëm për dëmtuar imazhin e akademikut.

          Para dy ditësh patëm dy shkrime kontradiktore të Bedriut. Ke i pari ngrinte me të drejtë problemin shqetësues se ky kryemisër besëprerë po e përdor jashtë mase kërcënimin me fajlën “burg”, a thua se e ka marrë votëbesimin e qytetarëve jo për t’iu shërbyer, por për t’iu hapur atyre gropën, dhe ke i dyti e ktheu përmbys pllakën duke vazhduar së bashku me viktorin avazin e mukës, e pra “demaskimin e një pseudo-opozite”, të cilës ka plot shtatë vite që nuk i pipëtin zëri për shak se ka rënë në ujdi me kalin e trojës në radhët e çetës PiSi.

          Duke qënë se ky kryemisër i ka vënë për fund dhe po i shumëzon me zero pothuajse të gjithë drejtuesit e aparatit shtetëror përfshi dhe mediat e kazanit që varen prej tij, me mendimin se është në gjendje t’i kryejë vetë të gjitha detyrat më mirë se kushdo tjetër, nuk do ishte aspak çudi që shërbëtorët e tij të gazetarisë të hidhnin shashka të tilla si “genocid dhe eugjenizëm” për të demoralizuar kritizerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *