Në të kundërt, jeni tradhtarë, jeni njësh me Salinë…

redaktor

E nderuar Dita! Kemi besim te ju, ndaj ju shkruajmë. Dëshiroj të dëgjohet dhe zëri im. Kam fluturuar mbi 30 vjet, jetën ia kam falur atdheut, e meqë jam gjallë dua të shprehem. Pretendimet e pretekstet e opozitës etj. kundër drafteve të reformës në drejtësi, s’janë gjë tjetër veç hile, paudhësi, frikë nga dënimet që japin për krimet, grabitjet, shkatërrimet, vjedhjet që kanë bërë politikanët, qeveritarët, prokurorët, gjykatësit, shikasit e deri Presidenti.

Ju në gazetat tuaj (edhe tonën) meritoni vend nderi për informacionin e saktë që keni dhënë, drejtësinë e gjykimit dhe diskreditimin që ju keni bërë. Erdhi koha që parlamentarët të shprehen hapur, janë me popullin, apo me tradhtinë. Mbi popullin, mbi drejtësinë e tij nuk ka parti, nuk ka Sali, Lulzim, Bujar, Jozefinë, Palokë, Ristan. Ka ardhur koha që dhe të tjerë të lëkundur, të LSI-së, PDIU-së, PS-së e të tjerë të lëkundur, të sqarojnë mirë me kë janë. Zotit Ilir Meta i them: boll e ke dredhur, sqaroje popullin me veprim. Ne ndjekim me shumë vëmendje çdo fjalë e hap tuajin, e jemi ndoshta politikanë më të mirë se ju. Në doni popullin, në doni drejtësinë e vërtetë, bëjeni tani. Në të kundërt, jeni tradhtarë, jeni njësh me Salinë, jeni njësh me Serbinë. Kush nuk e kupton këtë, ai s’do e nuk është shqiptar.

Unë i bëj thirrje popullit tim të ngrihet në protestë për veprimet anti drejtësi të prokurorëve, gjykatësve, presidentit, KLD-së. T’i vëmë në majë të hostenit. T’i japi përgjigje popullit kryeprokurori Llalla që nuk gjen dot vepër penale për L. Bashën e S. Berishën, që bëri thirrje të hapur për kryengritje të armatosur. Ju bëj thirrje shoqatave patriotike, organizatave shoqërore, shoqërisë civile, rinisë, veçanërisht rinisë studentore të ngrihen në protestë para këtyre institucioneve e të kërkojnë drejtësi. Ne pensionistët, veteranët, na keni në krah, jemi të gatshëm të sakrifikojmë deri në fund të jetës.

  1. Adrian Thano, zotërinj të gazetës, ju lutem shumë botojeni zërin tim.

 

Me shumë respekt,

Qirjako Dhima

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *