Ne të persekutuarit e OSSH-së!

redaktor

Ne banorët e ish-komunës Zejmen jemi qytetarët me të persekutuar nga OSHSH-ja. Thuajse çdo 24 orë mbesim pa energji elektrike së paku 8 orë, mjafton të fryjë një erë apo të bie pak shi dhe menjëherë na shkëputet energjia. Rrjeti i tejamartizuar është shkaku dhe pretendimi i punonjesëve, po ama çfarëdo që të pretendohet as nuk mund ta justifikojë këtë lloj diskriminimi që na bëhet neve si komunitet prej më shumë se 10 mijë banorësh, këtu e 25 vjet radhazi. Ndaj i lutemi drejtorisë OSSH Lezhë të marrë parasysh këtë ankesë tonën tashmë mjaft të njohur nga të gjitha organet vendore në qark, i lutemi kryebashkiakut zotit Frrokaj të inspektojë këtë gjendje tërësisht diskriminuese që po na bëhet për një çerek shekulli radhazi.

Unë shkruaj në emër të një përfaqësie të komunitetit Zejmen,

 

Letër e nënshkruar,

Preng Pjetri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *