Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Krijimi dhe tregimi i përrallave, zakonisht ka si objekt dhe mision fëmijët, për t’iu zhvilluar atyre imagjinatën dhe për t’i formuar me një moral të caktuar. Por, jo rrallë edhe për t’i vënë në gjumë me lehtësi dhe zgjuarsi.
Në përgjithësi, nënat dhe gjyshet janë ato që kujdesen më shumë dhe shpenzojnë kohën duke iu treguar përralla fëmijëve. Mirëpo, ashtu si edhe në vendet e tjera, ka marrë një zhvillim të madh Teatri i Përrallave, i cili, nën shembullin e Athinës së lashtë, është i lëvizshëm, e gjen kudo dhe shfaqjet jepen falas.
Problemi është se spektatorë të Teatrit të Përrallave janë vetëm të rriturit, ata që kanë mbushur moshën për të votuar, ndërsa përrallëtarët kryesorë janë politikanët “seriozë”, burra të veshur mirë, me makina dhe vila të shtrenjta, njerëz që kanë marrë përsipër apo po përpiqen të marrin përsipër drejtimin, sigurimin dhe mbarëvajtjen e jetëve tona si bashkësi shoqërore dhe politike.
Kur shikon seancat parlamentare, konferencat e shtypit apo paraqitjet në studiot televizive të shumicës së politikanëve fillon e bindesh se shumë prej tyre rivalizojnë edhe me La Fontenin, Nastradin Hoxhën apo Andersenin.
– Kryeministri ynë i nderuar, z. Rama është përrallëtar i mirë dhe i tregon bukur si përrallat e krijuara nga të tjerët ashtu edhe ato që mbajnë autorësinë e tij.
Kur u njoftua rritja e çmimeve të energjisë në botë, gjë që çon në rritjen edhe të shumicës së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera, Kryeministri na e kumtoi këtë gjëmë të madhe, por edhe na qetësoi duke na shpjeguar se “ne vetë e kemi pranuar ekonominë e tregut dhe këtu çmimet nuk i përcakton shteti por vetë tregu”.
Njerëzit filluan të vrasin mendjen se ç’ishte ky tregu, kush e kishte krijuar, nga vinte dhe cilët ishin aktorët e tij. Dikush filloi të besonte se tregu duhet të jetë një meknizëm i mbinatyrshëm ku njerëzit nuk luajnë asnjë rol por, thjesht, i nënshtrohen atij duke iu lutur Perëndisë që të tregohet sa më e mëshirshme me ne gjatë vënies në punë të tregut.
Disa njerëz që nuk i zë gjumi lehtë nga tregimi i përrallave, filluan të shtrojnë pyetjet djallëzore: Pse në treg fitojnë gjithmonë të pasurit? Pse gjatë krizave ekonomike apo fatkeqësive të tilla si pandemia e kovid-19 miliarderët i shumëfishojnë pasuritë e tyre? A mos vallë ata janë qenie të ndryshme nga miliarda njerëz, mbi kurrizin e të cilëve bien papunësia, ulja e pagave, shtrenjtimi i jetesës, falimentimi, varfëria?
Si ka mundësi që shtetet lejojnë marrëveshjet e fshehta midis tregëtarëve për fiksimin e çmimeve të mallrave e shërbimeve, duke asfiksuar konkurencën dhe penguar uljen e çmimeve të shitjes? Pse s’ka ndodhur asnjëherë që këta të pasurit të bëhen të varfër dhe të pashpresë?
Si shpjegohet që kur milarderët ndihen në rrezik falimentimi (si në krizën e viteve 2006-2010) shteti merr miliarda dollarë nga xhepat tanë, pra nga buxheti shtetëror që mbushet me taksat tona, dhe ua jep atyre për t’i “shpëtuar” dhe nuk ndodh kurrë që t’ua marrë atyre paratë e fituara me bixhoz në bursa apo të fshehura nga mospagimi i taksave dhe të na i japë ne që të mos falimentojmë?
Kush i krijon krizat në marrëdhëniet e tregut, të pasurit apo punëtorët dhe pse shteti nuk ndodh kurrë të vendosë që një rritje e përkohshme e çmimeve t’i faturohet si humbje miliarderit dhe ne të tjerët të ruajmë nivelin, edhe ashtu të mjerë, të të ardhurave dhe shpenzimeve?
A e ka fajin tregu, për shembull, që qeveria kërkon të vendosë një taksë prej gjashtë lekë për çdo litër gaz që qytetari i thjeshtë do të përdorë për të gatuar ?!
Megjithëse Kryeministri e ka këshilluar disa herë opozitën të mos flasë keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj, muajt e fundit nuk la gazetë as TV të Perëndimit pa iu pohuar se “Edhe ne kemi qenë afganët tridhjetë vjet më parë në përpjekje për të gjetur strehë në Itali dhe në Evropë, të dëshpëruar për t’iu ikur talebanëve të kuq të Tiranës…”.
Nga ana tjetër, INSTAT njoftoi se nga viti 2008 e deri tani e kanë lënë Shqipërinë 700 mijë shqiptarë, ose një e katërta e popullsisë, përkatësisht 60 mijë çdo vit. A thua vallë në Shqipëri kanë qenë në pushtet gjatë këtyre 12 viteve “talebanët e kuq të Tiranës”?! Edhe kjo përrallë, me talebanë dhe afganistanas të etnisë shqiptare duket se nuk i vuri lehtë në gjumë fëmijët shqiptarë të moshës 18-100 vjeç.
– Nën shembullin e Kryeministrit, edhe zëvendësi i tij, z. Ahmetaj, si ekonomist i madh që është, pasi ka studiuar për anglisht, filloi të na tregojë disa përralla interesante. Ai na tha se ekonomia shqiptare këto muajt e fundit u rrit me rreth 20 %, por nuk na shpjegoi se si është shpërndarë dhe ka ndikuar kjo rritje tek të gjithë qytetarët.
Sepse, ndonjë spektator i Teatrit të Përrallave mund të shtrojë pyetjen e pafajshme dhe “të pakuptimshme”: Nëse dhjetë vetëve iu shtohet pasuria me nga një milion dollarë ndërsa njëmijë të tjerë humbin vendet e punës, mundet që mesatarja e shtimit të pasurisë së 1010 personave të na dalë 20%, por a duhet të gëzohemi për këtë?!
Pastaj Ahmetaj na njoftoi se, megjithëse numri i lopëve dhe dhenve në vend ishte pakësuar, sasia e përgjithëshme e qumështit të prodhuar ishte shtuar ndjeshëm. Kjo na kujtoi këngën e vjetër përmetare “A kanë ujë ato burime?”, përtej kuptimit metaforik.
Përralla e tretë e zv. Kryeministrit ishte pohimi se në nëntor qeveria do iu jepte shtëpi falas, e përsëris falas, plot 1100 qytetarëve” gjë që s’ka ndodhur kurrë në histori, nga asnjë qeveri e mëparshme”. Njëri nga spektatorët më të vjetër të Teatrit të Përrallave luajti nga vendi dhe thirri: Ç’janë këto dokrra historike merjahu? Këtu ka rënë tërmeti para dy vjetëve, ndërsa shumë kohë më parë, në kohën e Qoftëlargut, në vitet 1967 dhe 1979 iu dhanë shtëpitë e reja 5-6 mijë qytetarëve brenda pak muajve.
– Në garën e përrallëtarëve ka kohë që është futur edhe njëfarë Lulzim Basha, i cili ka dalë me disa propozime për “vetingun e politikanëve”, dhe madje kërkon që atë ta bëjë SPAK. Mirëpo SPAK është institucion i hetimit penal dhe ai ka një zakon të keq që po të gjeti me “mospërputhje” të çon tek 313 ose në Reç dhe jo thjesht të të largojë nga Parlamenti.
Duke pasur parasysh që ligji i dekriminalizimit, i propozuar nga Basha me shokë iu çoi për lesh atin e tyre shpirtëror e politik, Sali Berishën, mendoj se z. Basha duhet ta rimendojë edhe një herë çështjen e vetingut të politikës nga SPAK, sepse mundet që në formularin që do t’i dërgohet Bashës për ta plotësuar mund të ketë edhe pyetje që lidhen me vrasjet e 21 janarit, fshirjen e videoregjistrimeve të ngjarjes, lirimin nga burgu të kriminelëve në prag të zgjedhjeve të vitit 2009 kur Basha ishte Ministër i Drejtësisë apo pyetje të tjera që lidhen me “zhdukjen” e 230 milion eurove në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës etj.etj..
– Ezopi i politikës shqiptare, z. Berisha ka disa javë që ka nisur turneun e Falltores nëpër Shqipëri, një lloj teatri shetitës ku tregohen “përralla nga e kaluara”. Aty, ai shpjegon parimet demokratike, premton rivendosjen e vlerave demokratike dhe ringjalljen e atdhetarizmit, të shkelura nga Edi Rama dhe pengu i tij Basha.
Madje, ai njoftoi edhe vënien e kandidaturës së tij për kryetar të PD-së dhe premtoi se do të ketë një garë të lirë për drejtuesin e ardhshëm të PD-së. Të gjithë spektatorët e Teatrit të Përrallave u zgjuan nga gjumi dhe u mahnitën.
Duke psherëtirë, ata i thoshin njëri-tjetrit: Ah, sikur ta kishte pasur PD-ja në krye këtë demokrat të kulluar tash tridhjetë vjet, si do të ishte sot Shqipëria! Po të kishte qenë ky në krye të PD-së dhe shtetit nuk do të kishin ndodhur tragjeditë e firmave piramidale, ikjet masive të njerëzve nga Shqipëria, tollovia e kjoskave dhe ndërtimeve pa leje, kaosi i 1997 apo dhuna ndaj institucioneve në shtator 1998, Marrëveshja e Detit me Greqinë dhe as kontrabanda e naftës me ish – Jugosllavinë dhe as vrasjet e 21 janarit 2011.
Madje, pohoi njëri nga spektatorët, edhe në garën e dikurshme për kryetar të PD-së nuk do ia kishin ndaluar z. Pjetër Arbnori përfaqsuesit e vet në qendrat e votimit brendapartiake. Por, ç’t’i bësh. Më mirë vonë se kurrë. Tani e kemi gjetur shpëtimin tek… përrallat.
– Një politikan i vjetër, tirons i kulluet, i papërzim me… çeçenë, i cili e ka thithur rakinë me hundë tash 50 vjet për t’u qetësuar nga vuajtjet që i shkaktonte gjendja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, dora vetë Dash Shehi, i tha kundërshtarit të vet politik, z. Shalësi se “Jam 64 vjeç unë merjahu. Nuk më jep dot leksione edukate ti more… legen”.
Aty Shalësi e gjeti veten të gozhduar përballë kulturës dhe edukatës së deputetit dhe ish-zv. Kryeministrit dhe s’i mbetej tjetër veçse të heshtte. Ishte përrallë pikante që të gozhdon, kushdo qofsh.
– Teatri i Përrallave zhvendoset shpesh edhe në media. Kështu një kanal televiziv kishte ftuar para pak ditësh njëfarë Pëllumbi që kishte ardhur nga SHBA dhe premtonte se kishte si mision shpëtimin e Shqipërisë.
Megjithëse as pantallonat s’i rrinin pa rrip, ai angazhohej se do ta rrëzonte këtë qeveri dhe se kishte lidhje të ngushta me Sekretarin e Shtetit Amerikan, z. Blinken i cili, siç pohoi vetë Pëllumbi, e merrte në telefon çdo një orë. Kjo ishte nga përrallat më të goditura, të besueshme dhe zbavitëse.
Po i njëti TV kishte ftuar në studio një ditë tjetër 2-3 personalitete, njëri prej të cilëve pretendonte se ishte president i shtetit të Çamërisë dhe ishin në procesin e formimit të qeverisë. Madje, kolegu i tij, ish-ushtarak legjendar, i dorëzoi në studio gazetarit Çurri emërimin e tij si “Ministër i Informacionit dhe Lidhjeve me Parlamentin”.
Sigurisht që gazetari u gëzua dhe u gajas. Ashtu bëmë edhe ne spektatorët e tjerë të Teatrit.
– Në një të përditëshme, z. Butka, historian i kohëve të harruara, pasi përpiqej ta paraqiste Midhat Frashërin si një Don Zhuan të vërtetë, sigurisht si një vlerë e lartë morale, e justifikonte moskrijimin e familjes prej tij si më poshtë:
“Mithad Frashëri ishte një qytetar i lirë europian, ndaj përpiqej që pasioni dhe jeta familjare të mos ia pengonin dashurinë e madhe ndaj atdheut dhe detyrën ndaj çështjes kombëtare”.
Kur lexuan këtë përrallë serioze, burrat dhe gratë shqiptare filluan të vënë në dyshim dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut të të gjithë patriotëve shqiptarë, qysh prej Skënderbeut e këtej, pasi thuajse të gjithë ata e kishin “sakrifikuar” atdheun duke u martuar dhe krijuar familje.
Përrallat ndihmojnë shumë, jo vetëm në zhvillimin e imagjinatës, por edhe në shpalosjen e personalitetit të rrëfimtarëve.
Mendja e mprehte Viktor Malaj
Te lumte pena !!
Nje analize mese korrekte e z.Malaj e shprehur me nivel megjithese te gjithe problemet e ngritura dihen dhe njihen mire nga shqiptaret.Mendoj se klasa plitike qendron me poshte se niveli mesatar popullor duke ja mbyllur dyert te afteve,patrioteve,te pergjegjeshmeve dhe mbi te gjitha te atyre qe dinjitetin ,principet i vendosin mbi interesat e vockla vetjake.Jemi ende ne shkretetire duke u sorrolatur pa drejtim dhe pa bosht,vazhdojme te prodhojme paradokse “Na prij Saleh”na kthe karriget e humbura,perfitimet e paligjshme,mbylli syte para”TOKE E XANUN”etj budallalleqe te ketij niveli.Shqiperia ka nevoje per ELITAT e verteta ku shumica jetojne jashte dhe shkelqejne me sukseset e tyre …por jemi akoma te perçare duke u bere pengese per ato çfare kemi nevoje imediate “Ndertimin e nje sheti ligjor dhe normal” ku goditet padrejtesia,korrupsioni,ku te gjithe jemi te barabarte para ligjit.Fatmiresisht vetem USA dhe EU mund te n’a ndihmojne ne kete drejtim…dhe ata sulmohen,perbalten dhe shahen perdite ne te gjitha mediat te cilat kane interesat e tyre te zeza …
Kur cmimet i vendos tregu, si te doje dhe shteti nuk nderhyn, atehere pse e duam shtetin?
Mbajme tregun dhe kryeministri, ministrat, deputetet dhe presidenti te shkojne ne shtepi dhe te shohin punet e tyre.
PERSHENDETJE VIKTOR, JA DHE NJE PERRALLE TJETER:
Taulant Balla i Partisë Socialiste deklaronte sot se PS-ja është e gatshme të ngrejë të hënën Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Një ditë më parë foli Damian Gjiknuri për të njëjtën gjë. Një shenjë kjo e rivalitetit qesharak që ka kapluar partinë kryesore në vend për poste e ofiqe formalë që nuk ngrenë kandar në një organizatë personale si ajo.
Përtej kësaj, çështja që ka interes është të numerizohet reforma zgjedhore. E sata është në 30 vjet pluralizëm? E 35-ta? e 59-ta? apo e 100-ta?
Cili shtet, por edhe cila organizatë kriminale ndryshon kaq shpesh rregullat për zgjedhjen e përfaqësuesve? Cila nevojë e përligj një gjë të tillë?
Asnjë, veç nevojave që ka kjo klasë politikë për të justifikuar veten në pambarim. Refoma u bë dhe është me konsensus, zgjedhjet u vodhën. Pastaj akuza dhe pastaj reformë sërish. Padyshim që një hap para do jetë hedhur.
Së fundmi ka nisur të flitet shumë për fundin e tranzicionit. Është një ndër ato marifetet e servilëve që synojnë të inaugurojnë suksesin e qeverisë së tanishme me medaljen e tejkalimit të planit qeverisës.
Në një farë mënyre tranzicioni ka marrë fund, apo po shkon drejt fundit. Por jo për shkak të arsyeve që thuhen. Tranzicioni po shkon drejt fundit për shkak se pasuria publike tashmë është shpërndarë, ka krijuar pasanikët e rinj, të cilët ende po mbijetojnë me paratë dhe kontratat e buxhetit. Ky po është kapërcim I madh. Këta pasanikë u krijuan në tregun e ri të pas ’90-ës, për t’u fryrë e fuqizuar duke ikur nga tregu e për të hyrë në thesin e buxhetit.
Ky është kapitalizmi shtetëror që vetëm një letër e ndan nga legjitimimi si të tillë. Eksesi me reformën zgjedhore është episodi i fundit i një sage që do të mbyllet kur pasuria e padeklaruar e politikanëve të sigurohet. Deri atëherë damianët e taulantët, apo belindat do të jenë fytyra e përfaqësimit jo të zgjedhësve, por një strukture ekonomike që e tradhëtoi modestinë e shtirur te darka e Nusretit.
Bravo Viktor !
Ligji ekonomik kapitalist i fitimit, nuk perputhet me ligjin e miresise te jetes, prandaj duhet ndryshuar sa me pare, kudo ne bote.
Ka nje dhe vetem nje ligj te vertete qe udheheq cdo individ ne jete. Deri tani ky ligj njihet nga truri i cdo individi por jo nga gjuhet e botes.
Ligji i jetes eshte:
Ne dy objekte cdo subjekt zgjedh me te mirin. Objekti me i mire eshte ai qe ka me shume miresi. Miresia eshte raporti i vleres objektit me antivleren e tij.
Problemi:
Jemi ne treg dhe duam te bleme nje kg. molle ose nje kg. portokalle.
Si e llogarit truri se cilin do bleme?
Zgjidhja
1. Ne fillim mendja llogarit vleren dhe antivleren e seicilit frut, dhe i regjistron ne memorje.
Molla
Ka vleren V1= 5 lek dhe Av= 2.5 lek
Portokalli
Ka vleren V2= 6 lek dhe Av= 4 lek.
2. Llogaritja e miresise(Q)
Q1= V1÷ Av1= 5 ÷ 2 = 2.5 e mire.
Q2 = V2÷ AV2= 6÷ 4 =1.5 e mire.
3. Zgjedhja
Njeriu vendos te blere 1 kg. molle se ka me shume miresi, 2.5 e mire. portokallja 1.5 e mire. Kjo eshte zgjidhja e natyrshme e individit.
Shkenca e sotme nuk mbeshtetet ne kete analize. Shkenca ekonomike beson se eshte fitimi(diferenca vlere antivlere) baze e zgjedhjes dhe jo raporti. Tek kjo e pavertete eshte ndertuar gjithe sistemi qeverises i bizneseve dhe ekonomise kapitaliste.
Drejtimi i ekonomise me ligjin e fitimit dhe jo me ligjin e miresise eshte e gabuar dhe burimi i qeverisjes te keqe dhe gjithe te keqijave te njerezimit.
Prandaj qeverisja me ligjin e miresise eshte e vetmja zgjidhje per te permiresur renjesisht jeten dhe shpetuar nga gjithe te keqijat.
Drejtimi i ekonomise me ligjin e fitimit eshte antidemokratik dhe bie ndesh me sistemin politike demokratike dhe eshte pengesa kryesore per qeverisjen demokratike ne bote.
Spiro cila akademi ta ka mesuar ket ligjin me raport e me diference? Dhe sidomos, perse antivlera e molles eshte ajo qe thua ti ? Nga e gjete, apo ta tregoi nondaja? Apo ta ka shpieguar ndonje shok te “book club”? Jo per gje po duket pak si futja p… me pak rigon, per t’i mbuluar eren.
“…Megjithëse Kryeministri e ka këshilluar disa herë opozitën të mos flasë keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj, muajt e fundit nuk la gazetë as TV të Perëndimit pa iu pohuar se “Edhe ne kemi qenë afganët tridhjetë vjet më parë në përpjekje për të gjetur strehë në Itali dhe në Evropë, të dëshpëruar për t’iu ikur talebanëve të kuq të Tiranës…”.
Nga ana tjetër, INSTAT njoftoi se nga viti 2008 e deri tani e kanë lënë Shqipërinë 700 mijë shqiptarë, ose një e katërta e popullsisë, përkatësisht 60 mijë çdo vit. A thua vallë në Shqipëri kanë qenë në pushtet gjatë këtyre 12 viteve “talebanët e kuq të Tiranës”?!..”
SUPER! JA PRA SA I CEKET ESHTE GJENIU ME POTURE I SURELIT !
Komentuesi redaktor-je shume i peshtire!
Ouuu, epo nese e verteta eshte e peshtire per ty, mjere ti more djale.
C te te them une
Ne 2008 deri 2013 ishte foltorja or ti mik
Po mor Tit Miku po, 5 vjet ishte ne pushtet foltorja! Po nga 2013 e deri me tani 2021 qe bejne 8 vjet kush eshte ne pushtet or ti apo ke rene ne gjum latergjik para 8 vitesh?
Qyqarja foltore (fol + tore !?) thuaj… Kuvendi, si vendi i destinuar për përplasje të forta konceptesh e mendimesh nga kokat e inteligjencës fatkeqsisht është zaptuar nga një grusht badrushash me imunitet, të cilëve u është ngjitur postiqja pas menderes e s’u shqitet kollaj.
Badrushave u qan shpirti për argëtimin sa më të këndshëm të spektatorit. Ky i fundit padyshim trushplar i pandreqshëm, se ndryshe nuk ka si shpjegohet dukuria tri dekadore e shfaqjes masive të badrushllëkut në kurvend.
E kur mendon se badrushllëkun e përfaqësojnë po të njëjtit surretër të vjen të vësh duar mbi kokë e të bërtasësh: “O zot çfarë nastradinash na ke bërë gjithmonë peshqesh”.
Badrushat i kanë shumë për zemër spektatorët e tyre, se fundja prej tyre kanë marrë “viston”, në mënyrë që t’i përfaqësojnë në mënyrë sa më “dinjitoze” nga maja e foltores… Ndaj e kanë “përgjegjësi morale e shpirtërore” të treguarin e përrallave. Sidomos të atyre me bisht.
Ditët e fundit pamë dhe një tjetër klloun që i krekosej komshiut dhe njëkohësisht “kundërshtarit” të tij pdeudo-politik me shprehjen mjaft të kulturuar “a ke bythë për vetting penal”, edhe pse partia (bandë !?) ku bën pjesë ka afro një dekadë posedon gjithshka të mundur për vendosjen në shina të shtetit të së drejtës ligjore.
Vështirë të thuhet se kush prej kryebadrushave përngjet më shumë me hoxhë nastradinin, ndaj dhe pyetja ime për shokin Viktor do ishte:
Thuje troç muhabetin plako, janë apo s’janë nga i njëjti “kallëp” badrushat e sotëm me ata të djeshmit?
Jo për gjë por “fshati që duket s’do kallauz” – thotë shprehja.
Ku jeshe (para dhjerokracisë)? Asgjëkundi !
Çfarë bërë (pas saj)? Asgjëkafshë !
Konkluzioni ?
Spektatori (militantët dhe patronazhistët) ngazëllehen e gajasen me shakatë e kripura të zotit Duçe, duartrokasin plot entuziazëm badrushat, kurse pjesa tjetër, përfshi këtu ekonomistë, inxhinjerë, doktorë, profesorë artistë dhe sidomos studentë të paindoktrinuar ja mbathin në drejtim të paditur në emigracion.
O viktor kemi nje kryeminister dhe nje drejtues mender opozite qe rrine gjithe diten rrugeve dhe gjithe naten ekraneve.
Nuk shemben me protagonizem publik sikur jane pjeshka instagrami.
Normal perralla do tregojne se cfare ka kaq shume per te thene ne nje vend kaq te vogel.
Nje fjale e urte thote, s behet puna me urata, por me shata e lopata.
Keta jane blla blla blla gjithe diten e perendise, leket tona shkojne vetem asfalt e beton se atje eshte rryshfeti i madh, vend qe nuk prodhon dot asgjez vetem importon, ha e dhjet.
Hajd ishalla e ben zoti me mire, po e kemi festen sipas kokes, sic ka thene ne nje emision qe kam degjuar kryeredaktorin e kesaj gazete, te tille jemi, kaq meritojme
Nga njera ane u them opozites –
– Vendin mos na e shani!
Nga ana tjeter pellas une vete –
– Kemi qene me keq se Afgani!
Nuk e paske kuptuar kaq gje,
mor ti Viktori i Males muzgun,
se kesaj pra i thone ashiqare –
“Beni si ju them, mos beni si bej une;”
Ti qenke idiot
E ja fut krejt kot
Se ate qe thua
E ke ne artikull
Viktori e ka thene
Mos u sill si ndrikull
Artikull super…..bravo Dita…gazeta me serioze sot
Shqiptaret i kane patur nder shekuj qejf perrallat si te vegjel,por me shume te rritur!
A nuk kane qene dhe jane PERRALLA nga me te ndyrat kur djathtisteve u thirret “Rama ik”,ndersa te majteve u thuhet se “Po iku Rama do vije Basha”?
A i keni pare shqiptaret,qe pas ketyre perrallave kane fjetur gjume shpejt si qingja edhe pa ngrene buke?
Ja pra kete huq te shqiptareve e dine mire lideret tane ndaj rrijne ne pushtet nga 30-40 vjet!
E ke Qare Z.Mala.Urime dhe pac jete te gjate per te goitur me pene maskarenjte dhe plehrat e ketij vendi te shumevuajtur.Urime edhe nje here per shkrimin
Shkofte REJA te DEGJOFTE… Kete NENDOR qe NISEM SOT…!Ti z.Malaj,sa na sjell keto mendime brilante,per hallet qe kane zene nje popull te tere.
Te Degjfshin te shumevuajturit,qe jan mbi 90% e shoqerise shqiptare…
*NENDORI i KATERT* e SHPETON atdheun tone…!
Dhimbia e Madhe POPULL!
Po loqe nga mendja mbete ti o i zi, u plake e dore nuk hoqe ore mendje loqe.
Nderkohe ne nje interviste tek Ilir Babaramo, ish deputeti socialist Limoz Disdari shprehet – Me kane mbetur vetem rrobat e trupit! (dhe qeveris prej 8 vitesh qeveria “prane shtresave ne nevoje”)