Tre persona të infektuar me Covid raportohet se kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.
Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. Nuk jepen detaje në viktima vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, u raportuan paraditen e sotme se humbën jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive.
“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.
l.h/ dita
