Në timon me celular në dorë/ Beckham dënohet me 6 muaj heqje patente

DITA Online

Ish- kapiteni Anglisë dhe bashkëshorti i një prej ikonave të modës  David Beckham është dënuar me 6 muaj heqje patente nga gjykata britanike. 44-vjeçari. Bashkëshorti i Victoria Beckham mësohet të ketë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit në 21 nëntor të vitit të kaluar por vendimi u morë këtë të enjte pas analizimit të provave filmike nga gjykata e Londrës.

Ka qenë vet ish-kapiteni i kombëtares angleze ai që ka pranuar shkeljen përpara trupës gjykuese duke marrë për sipër fajësinë. Përvec masës së pezullimit të patentës për 6 muaj ndaj Beckham u morën dhe masa të tjera ndëshkuese si heqja e 6 pikëve nga leja drejtimit si dhe një gjobë prej 750 paundësh si dhe 100 paund shpenzime hetimore, e më tej edhe një kamatëvonesë prej 75 paundësh, që të gjitha këto brenda 7 ditësh.

Në seancën gjyqësore ndaj David Beckham gjyqtarja e çështjes u shpreh se pavarësisht se ai po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi brenda normave të lejuara, përdorimi i aparatit celular është një shkelje dhe se bazuar në ligj “askush nuk mund të falet”.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *