Në Tiranë e Durrës: Mbyllet çdo bar, klub dhe restorant!

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama urdhëron mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama njofton në “Facebook” se ky vendim është marrë, “duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend”.

Duke paralajmëruar se lokalet mund të mbyllen dhe në qytete të tjera, kreu i qeverisë thekson se kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh, por kohë lufte.

Mesazhi:

NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!

l.h/ dita

Share This Article
15 Comments
  • Te mbyllen jo vetem ne keto dy qytete, por ne te gjithe Shqiperine. E pame Italine si kufizoi vetem zonen e kuqe. Zone e kuqe duhet te konsiderohet i gjithe vendi, pra mbyllini ane e kend vendit. Keto kufizime nuk do zgjasin per gjithmone. Keto kufizime do parandalojne shtrirjen e infektimit ne vend si dhe pershpejtojne kohen e çrrenjosjes se virusit.

  • Nga ekstremi në ekstrem ti o kari Surelit.
    Para disa ditesh intimidoje mediat dhe njerëzit në rrjete sociale që “mos hapnin panik”.
    Shkove e arrestove ate të zezën që u shkroi mesazh miqve.
    Tani u kujtove zotrote te mbyllesh gjihcka.
    Po sikur ta kishe lene pak ate “panikun” para ca diteve mbase do kishte me pak te infektuar tani.
    Po nuk e ke prone private Shqiperine ti o kar Sureli, qe te ecim t gjithe pas pordhes tende

  • Vendimi i domosdoshem dhe per me teper te gjitha njesite e sherbimit ne te gjithe vendin ,pervec ushqimoreve , kujdes duhet per te mbrojtur nga infektimi farmacistet , prandaj klientet duhet te ndergjegjesohen qe ne farmaci te hyjne nje nga nje
    boll me papergjegjshmerine skandaloze te injoranteve se ne nuk ka cfare na ben gripi
    Duhet te mbyllen dhe lokalet e lojrave elektronike per femijet
    Sa per maskat qe jane te skaduara cfare kerkon opozita me denoncimin ne SPAK , ato nuk jane blere , por jane dhuruar , pra ku eshte korrupsioni ketu , MJAFT ME POLITIKE NE KETE KOHE TE JASHTEZAKONESHME , sepse nuk do te fitoje ndikush kapital politik duke bere interesantin kot me kot

    • Farmacite do infektohen po i futen njerezit brenda. Te nxjerrin nje tavoline te dera dhe që aty tu sherbejne qytetareve.

  • Njerezit duhet te izolohen vete e jo me urdhera, te kene vete kujdes per dy-tre jave. Ti lene vara-vingot, dasmat, diskot, sa te dallohet qarte kush e ka dhe kush jo virusin. Sidomos te vjetrit te kycen mire me dy celsa.

  • Uroj qe me koronavirus te i fekstohet Rama i pari, ministrja e dyta, te gjithe ata qe kane vjedhur fondet e shendetesise me tendera e PPP dhe ne fund edhe te gjithe ata gazetare e pronare TV qe vazhdojne ti thurin lavde kesaj qeverie maskarenjsh e hajdutesh. Nqs ka drejtesi hyjnore korona duhet ti kthehet ketyre ai bumerang qe te kuptoj e se cfare kane bere deri me sot per interesa ordinere parash.

  • Mbyll restorantet po si do yshehen njerezet o debil : vendet si kina qe kane mbyll cdo gje kane vendos distribujmin te nevojes baze te yshimit nga shteti, pa kontakt njerezor ne cdo shtepi! Ku jeni ju me kete organizim! Apo mulle te gjithe neper magazina tadh qe te kontaminohemi mire?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *