Në Tiranë, stadiumi më i bukur në Europë për Kombëtaren

Dita

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama foli për ndërtimin e impianteve moderne sportive, që përbëjnë investimin më të rëndësishëm në historinë e sportit shqiptar.

“Stadiumi Loro Boriçi në Shkodër është drejt përfundimit. Jemi pranë fillimit të punës për Arenën Kombëtare në Tiranë, që do të jetë padiskutim një prej stadiumeve më të bukur në Europë. Do të ndërtojmë stadiumin për kombëtaren, skuadrën që është kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian, Euro 2016″.

Puna për stadiumin modern në kryeqytet do të nisë në tre mujorin e parë të vitit 2016.

Duke qenë se kosto e ndërtimit të Arenës Kombëtare do të jetë e konsiderueshme dhe FSHF e qeveria shqiptare nuk e disponojnë të gjithë vlerën monetare, federata po negocion me konçesionarin, ndërsa ka në tryezë disa propozime.

Faza e parë për impiantin modern në Tiranë do të jetë shembja e “Qemal Stafës”, një proces që pritet të zgjasë 6 muaj, ndërsa ndërtimi i stadiumit të ri mund të nisë prej Qershorit 2016, kur Kombëtarja të jetë e impenjuar në Kampionatin Europian, Francë 2016. Sipas projektit, ndërtimi i Arenës Kombëtare pritet të përfundojë në harkun e tre vjetëve.

Share This Article
8 Comments
  • ASHTU U THA EDHE PER XHAMINE QE DO TE JET ME E MADHJA NE BALLKAN KURSE REALITETI ESHTE KREJT NDRYSHE ASGJE ME FORCAT E VETA SHTETI SHQIPTARE SKA BERE NJE TE MIRE PER KOMBIN EDHE PER SHQIPTARET NUK BESOJ TEK SHTETI APO POLITIKANET PA NIVEL DHE MAFIOZE

    • Zoti kryeminister!
      Dergoje ndonjehere ate Erion Veliajn te vije te shikoje GETON E Yzberishit,qe te ndjeje nga afer aromen e BALTES SE rrugeve,HUNGELLIMEN dhe te KAFSHUARIT e qenve rrugace qe jene me qindra neper rruge,te afrohet prane kazaneve te plehrave,qe jo vetem nuk nuk ruajne pastertine,por e 100 fishojne ate,ndonese marrin leket e taksapaguesve shqiptare,te hipi ne urbanin tone prodhim i vitit 1939,qe po ta prekesh sediljen me dore te ngjitet zgjebja nga ZHULI!
      Te pyesi fatorinot se PSE NUK PRANOPJNE ABONETE dhe pse vonohen gjysem ore ne stacione!!!
      Do jemi te lumtur ta shikojme ne GETON E QELBUR TE YZBERISHIT se administratorin e caktuasr prej tij KURRE NUK E KEMI PASRE E AS E NJOHIM!!
      Ne se ai e merr rrogen cdo muaj,ne rregull eshte!!

  • Ore,mire qe eshte me i bukuri,por kjo puna e fillimit sikur po behet pak bajate.
    U tha qe para se te mbaroje viti 2015 do te filloje nga puna prishja dhe ndertimi i te riut. U fol per vleren e cila ishte siguruar e plote me financime te qeverise,FSHF dhe koncesionarit. U fol edhe per afat perfundimi. Tani thuhet e njejta gje per nje stadium te bukur por e vetmja gje qe ndryshon ne deklarime eshte afati i fillimit dhe mbarimit te punimeve.
    Me duket kishte te drejte Sala kur thoshte se “Shqiperia dhe shqiptaret e meritojne nje stadium modern.”

  • Shkodra priti nje çerek shekulli , u desh te vinte Edi Rama qe tja perfundonte stadiumin por prap po nuk u pastrua nga ndertimet qe i zene frymen nuk eshte ba gje si duhet e si e priste Shkodra .

  • O Ilir c’ne qe hakerrohesh per xhamine , a nuk te mjafton sheshi para Monumentit te Skenderbeut per t’u falur duke e kthyer smen perpjete ? Cte duhet xhamija ne zemer te Tiranes apo don qe tja zvoglosh vleren Heroit Kombetar ? Hik mor shqiptar budalla , te ka folur ne vesh nje turko-arab dhe ti del e na bene ben si te deshperuarin , Nuk na duhet xhamija e pike ! Ato kot nuk i shembem ne vitin 1967 tani ti ben sikur beson , po ku te askundi ! Nje gje qe as nuk e shef e as nuk duhet t’i besoshe kurre !

  • rama rren popullin sic beri me 30 mije vende pune ;;qe do te hapte ;;; sic beri qe thonte do ta luftoje berishen korrupsionin dhe pine kafe me gjiken ;;;;mziun e norri nga burgu dhe qindra te thjere i lene jashte sepse eshte ne korupsion ma atao per te vjedhur popullin;;;; dhe per satdiumin thote se do te jete gati ne ;;;;;;;; sepse don qe tironsesit ta votojne akoma ket hajdut ;;;;; shqiptare hiqini qafe ;RAMEN METEN BERISHEN DHE BASHEN ….SE JANE NJESOJ …HAJDUTA TE KORRUPTUAR …TE POPULLIT ..DHE SE CAJNE KOKEN NJE MINUTE PER JU ..

  • Mire cqe doni te ndertoni nje stadium te ri,por me vduket CMENDURI kur mendoj qe te prishet STADIUMI ME I MADH NE VEND,qe mund te rikonstruktohet brenda nje viti dhe te prishej ai palo stadium “S.Stermasi”,qe eshte nje karakatine e ndertuar nga te burgosurit!
    Ne se edhe kjo nuk ju intereson,prapa nderteses se DIGITALB-it ka nje siperfaqe te madhe toke djerre, qe mund te ndertohet nje stadium 200 mije vendesh me te gjitha anekset e tij!!!
    KAQ I PASUR QENKA SHTETI YNE,QE TE PRISHE STADIUMIN ME TE MADH NE VEND???
    Askush nuk ka bere vtransparence per publikun se perse u vendos qe te prishej pikerisht “QWEMAL STAFA”!!!
    Ka mundesi qe pervec KORRUPSIONIT te jete edhe ajo,qe te HIQET EDHE EMRI I QEMAL STAFES!!!
    Edi Rama,je ANTISHQIPTAR dhe TRADHETAR I ELEKTORATIT TE MAJTE!
    Paske qene i kamufluar shume,ndaj PS-ja duhet te te SHPORRE NGA PARTIA DHE KRYEMINISTRI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *