Ditën e djeshme, në ambientet e një hoteli në ish-Bllok u organizua një tryezë diskutimi për zënien e hapësirave publike të mbetura në Tiranë. Moderator i saj ishte Sazan Guri. Në krah të tij qëndronte ish- Presidenti, Alfred Moisiu. Të pranishëm, ambientalistë, inxhinierë dhe qytetarë të ndjeshëm dhe të shqetësuar për betonizimin e Tiranës. Gjatë fjalës së hapjes dhe përshëndetjes së rastit, Guri, e vuri theksin te “pastërtia” e asaj tavoline të rrumbullakët. Sipas tij, personat që ishin mbledhur aty, ishin njerëz të lirë, pa lidhje me politikën. Në ato momente, me një dosje në dorë, shfaqet Jamarbër Malltezi, koordinator i PD-së (i cili solli dhe politikën me vete).
Fjala e Sazan Gurit zgjati 7 minuta. Ai shpjegoi pikat e dobëta të qytetit, si po degradojnë ato dhe ngriti alarmin e shpëtimit të këtyre zonave. “Ne jemi një grup qytetarësh të shqetësuar për çka po i ndodh qytetit tonë, ku projekte të dukshme, po zaptojnë hapësirat e fundit publike në Tiranë. Rreth 4 hektarë do t’i merret parkut për ambasadën Kuvajtjane; rreth 4 hektarë të tjera po parkut për ambasadën Ruse; disa hektarë i janë dhënë ambasadës
Turke brenda këtij parku. Një 42- katësh mendohet në cep të digës; një 12- katësh, përballë poshtë dhe afër digës; një hapësirë publike pranë Namazgjasë kthehet në objekt ndërtimor. Me dhjetëra sheshe të mbetura po kthehen në ndërtime brenda vijës së verdhë, si ish-Drejtoria e Gardës dhe shumë të tjera si këto. Ish-objektet industriale të periudhës së komunizmit, në vend që të përdoren si hapësira publike për të lehtësuar ndërtimet e deritanishme, po kthehen në objekte urbane, duke e ngarkuar edhe më tepër këtë situatë. Kjo tavolinë ka shumë nevojë për mendimin e gjithsecilit prej nesh”, – u shpreh Sazan Guri.
Pas tij në mikrofon u dëgjuar zëri i Malltezit, por aty ndërhyn ambientalisti Gazmend Bujari, i cili thotë se: “Fjala është e imja”. Jamarbëri kërkon ndihmë nga Sazani, por ky i fundit i thotë; lëre tani, prit pak, sa të flasë ky!
Bujari në fjalën e tij pohoi se, sot në Tiranë vetëm banohet, nuk jetohet. Sipas tij qytetarët duhet të protestojnë që Parku i Liqenit Artificial dhe ato zonat e gjelbra të mbetura, të mbrohen.
Erdhi radha e Malltezit. Nxori nga dosja e tij një tufë me letra dhe theksoi faktin që INUK-u kthehet në S’NUK, kur do! Megjithëse do të ishte e udhës që zoti Malltezi si fillim “të ngrinte zërin” në mbrojtje të Parkut të Liqenit Artificial, tek kryetari i partisë ku ai bën pjesë, i cili ka firmosur për dhënien e lejes pranë kësaj zone.
Kujtim Gjuzi, një tjetër përfaqësues i tavolinës, gjatë fjalës së tij tregoi se vinte nga një familje tiranase me një histori 480-vjeçare. Ai shprehu kërkesën që të ndalohet tharja e liqenit nga kushdo që do ta drejtojë bashkinë e Tiranës, edhe pse shprehu bindjen se edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale ajo do të mbetej e djathtë. Gjuzi e mbylli fjalën e tij me shprehjen se “Ne jemi qytetarët më të mirë në Evropë, nuk e them unë, e tha Ati i Shenjtë kur erdhi në Tiranë (!)”.
Në fund e mori fjalën ish-Presidenti Alfred Moisiu; me një ton të ulët, ai u shpreh se i vinte keq për shkatërrimin e Parkut të Liqenit, pasi në vitet ‘45-46 kishte punuar në mënyrë vullnetare në mbjelljen e pemëve në atë zonë. “ Ne jemi kthyer në kriminelë të tokës bujqësore, në vendet e botës të gjithë ndërtojnë në kodër, ndërsa vetëm ne ndërtojmë në fushë ” (na kujtoi thënien e ish-kryeministrit Fatos Nano, kur shkoi për të vizituar disa familje që kishin ndërtuar shtëpitë tyre buzë lumit Osum, në Urën Vajgurore. Banorët me lot në sy, i treguan kryeministrit të vendit gjendjen e keq në të cilën ndodheshin, pasi lumi kishte dal nga shtrati dhe kishte përmbytur shtypit e tyre. Por Nano, me sportivitetin e tij, që arrinte të bënte ironi edhe kur qytetarët ishin keq u tha: po tani kush e ka fajin? Ju shkuat te lumi, apo lumi erdhi tek ju! J)
Megjithatë Moisiu bëri thirrje për reagim, ai theksoi që nuk duhet të bëjmë protesta me armë, por duhet të reagojmë me protesta qytetare kur na vidhet qyteti. Në fund tryeza vendosi hartimin e një letre pozicionimi, e cila do t’i dërgohet: Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pas kësaj, të gjithë u shpërndanë në kafen përballë hotelit. Ishte më lirë… (Malltezi iku)

Sa reale, sa therese. Urime gazetares per stilin e perdorure
Eshte shume e vertet ne tirane nuk jetohet kur te gjitha hapsirat publike u kthyen ne sheshe ndertimi sa te pangopur dhe vrastar per te ardhmen e femijve tane edhe parkun e liqenit po ti lesh te lire e bojne pallate, ndertoni fabrika prodhimi te punsohen populli por kur shikon ndertusa pa shkoll rrugacer jane bere bisnesmen me leke te pista cfar do presesh ne afganista si ps +pd=
Sazan Guri eshte nje bajge skrapari qe vjen ere qe nga qafat e Skraparit. Dhe ky do mbrroje hapesirat e gjelbera te Tiranes??? Dhe me Jamarber Malltezin dhenderushin e familjes kriminale Berisha qe shkateroi cdo m/m toke te gjelber sa ishte ne pushtet. Keto takime jane groteske kur sheh Sazanet, Jamarberit, katnarin Gjuzi.
Bravo për realizmin Entela? Dajaku juaj lexohet ndërmjet rreshtave, njerzit rreth tryezës prezantohen me një fjalë në tërë lakuriqësinë apo qytetarinë e tyre! Po Malltezi pse iku nga kafja? Eh goce,-nuk pi dot kafe “lëng groshe” malltezja? Eshtë bo borgjez i madh pas vjedhjeve të mëdhaja në parqet,trojet dhe pasuritë e Tironës! Pse me ty do pijë kafe ai? Më të fortën e kish thënê ai gjuzi a gjuzaku,- do ta fitojë e djathta… Parkun! Ha ha ha,çfarë hajduti vetdeklarues! Nderime Entela!
Kjo Entela është vajzë tërë mënd që ta merrni vesh ju kolopuçët e xhaxhajt. Tê pêrshëndes nga kafeneja e kalasë së Beratit! Hajde këtu se ne dimë ta qajmë kafenë, jo aty ku vete ti moj zonjushë!? Të fala me shëndet!
Kjo gazetarja Entela duhet të jetë nga Hekali. Ne kemi nxjerë e nxjerim gjithnjë gazetarë të mirë!
Eshtë nga Vlora Entela o Hekal? A dëgjon o figurë? Vetëm Rrapo Hekali është juaji. Kjo gazetarja mere vesh njëherë e mirë nashti,është labe dhe pikë.
Kur mendon se kollovari i berishes flet per ambientin,eshte njesoj te mendosh licencat qe berisha ka dhene pef shkaterrim pikash hidrologjike per hidrocentrale,per fabrika cementosh e tj,pra eshte njesoj sikur hajduti qe te ka vjedhur ne shtepi,te vije e te qaje per ate qe ai vete te ka vjedhur,dhe ne viktimat qe na kane vjedhur,nga hajduti sali me kompanine gita xeni,ti besojme dhenderrushit te tij,qe po na flet per mjedisin,e kuptoni ku kemi arritur,cfare komedie……
Tani qe Tirana s’ka me vend te ndertohet mbitoke ka shume prespektive te ndertohet nentoke. Me vjen keq per aktivistet si ish presidenti dhe Sazan Tulla(se gurit i ka dale moda) qe humbin piket me keto aktivitete kur e dine fare mire qe boset e Pall- ateve komandojne Shqiperine, ata jane financuesit e fushatave zgjedhore e rrjedhimisht perfituesit e lejeve te ndertimit ketu e 20 vjet.
te komentosh en shqiperi eshte njesoj sikur po kerkon qe haleja pse mban ere , po ketu ka vite qe te gjithe jane kthyer ne kurva e hajdute cdo qytetar kush me shume e kush me pak , po e tille duhen vite nqs do ngjase ndonjehere qe te jemi me kembe ne toke e kur te flasim te kerkojme ate qe duhet jo ne mbrojtje te asnje programi partiak , po ne mbrojtje te vetvetes se cdo njeri mbron interesin e tij te jetoje si duhet dhe pastaj del si eshte shteti me qytetaret e vete , po asnje spaguan , kur ju kerkohet te paguajne hedhin romuze , kur ju kerkohet te respektojne ngrene gishtin me te madhe e thone , u bone ti , kur kerkojne te denohet krimi tregojme se cka bere tjetri pa denuar asnje , thjeshte nje loje e bukur kungulleshke .