Në tregun e ‘vjetërsirave’: Faji i të gjithëve është faj i askujt, një atdhetar i rremë midis nesh është më i dëmshëm se një armik përballë

Edlira Shehu

 

Nga Viktor MALAJ

Botuar në DITA

 

Deri në vitin 1990 vlerësoheshin, dekoroheshin dhe respektoheshin si atdhetarë, kryesisht, individët që kishin dhënë jetën ose kishin kontribuuar në luftë kundër pushtuesve që nga koha e Skënderbeut e këtej dhe, gjithashtu, individët që jepnin kontribut të spikatur në ndërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit e popullit tonë.

Pas vitit 1990 këto kategori qytetare dhe morale, jo vetëm nisën të harroheshin, por edhe të përçmoheshin, talleshin dhe, madje, fajësoheshin sepse “na kishin sjellë regjimin komunist dhe i kishin shërbyer atij”. Figura e Skënderbeut filloi të zvogëlohej, tjetërsohej, keqinterpretohej dhe të shitej si “një tregtar apo hajdut kafshësh”, “tradhëtar i Perandorisë Osmane që e mbajti, arësimoi dhe gradoi”, “luftoi për interesat e tij vetjake dhe jo për vendin” etj. Ismail Qemali u shpall figurë rastësore dhe pa ndonjë kontribut të spikatur pasi “pavarësinë e sollën rrethanat e jashtme”. Drejtuesit dhe luftëtarët e UNÇL gjatë Luftës së Dytë Botërore u shpallën kriminelë dhe tradhëtarë pasi “na sollën komunizmin… nuk luftuan për vendin, por për BRSS… zhvilluan luftë civile sepse iu kundërvunë me armë nacionalistëve që luftonin për Shqipërinë etnike…” etj.etj.. Individë që dhanë jetën në ndërtimin e veprave ekonomike, shpëtimin e pasurisë së përbashkët apo punuan me vetëmohim për edukimin shoqëror, si Ndrecë Ndue Gjoka, Ismet Sali Bruçaj, Shkurte Pal Vata, Isuf Emin Plloçi etj. u përqeshën dhe u konsideruan si shembulli i keq i “njeriut të ri socialist”.

Madje, djali i njërit prej këtyre, i cili kishte mbaruar studimet universitare për drejtësi, u shpall i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar pasi ishte djali i atij që kishte dhënë jetën në përpjekje për shuarjen e flakëve që po përpinin ekonominë e vendit.

Individët që iu përkisnin kategorive të mësipërme “u urdhëruan” të fshiheshin ose zhdukeshin si qënie që i përkisnin “një kohe të errët dhe të dëmshme”. Atyre iu tha që ai lloj atdhetarizmi kishte qenë i gabuar dhe, prandaj, do të zëvendësohej me “atdhetarizmin modern”. Meqënëse të gjithë ata që bënin pjesë në kategoritë e mësipërme nuk kishin luftuar dhe sakrifikuar për shpërblime materiale, dhe as që i përfituan ato, por “humbën” edhe vlerësimet morale, vendosën një ditë t’i dërgonin dekoratat, medaljet, nderimet dhe vlerësimet e tyre në një dyqan “vjetërsirash” dhe t’i kyçnin atje për të mos molepsur brezin e ri dhe modern që po dilte në skenë me shpejtësi dhe me pretendime për një “moral të ri” dhe “atdhetarizëm perëndimor”.

Tani, flamurin e atdhetarizmit e morën në dorë, kryesisht, tri kategori personash VIP: politikanët e rinj që, për të ardhur në pushtet sa më shpejt dhe më lehtë, iu vunë kazmën dhe zjarrin thuajse gjithçkaje të ndërtuar më parë nga populli shqiptar; biznesmenët e bërë milionerë brenda natës nëpërmjet privatizimeve thuajse falas të pasurisë kombëtare, në bashkëpunim me kategorinë e parë krijuan klasën e zengjinëve, të njohur me emra më të përveçëm si zenë e zengjine. I arritën këto lartësi të lume nëpërmjet trafiqeve të drogës, femrave, pushtimit të pronave shtetërore e private si agasekserë të babës dhe si shitës të drejtësisë.

Për të ushqyer “moralin e ri” dhe “atdhetarizmin perëndimor” të popullit zengjinët lanë të kujdeseshin kategorinë e tretë: aktorë, këngëtarë e tifozë sportivë të fortshquar për banalitet skenik, lakuriqësi fizike dhe sjellje të dhunshme nëpër stadiume dhe rrugë qytetesh.

Këta atdhetarë xhepash dhe interesash hapën “dyqanet” dhe po na shesin badihava atdhetarizëm pa hesap, atdhetarizëm fejsbuku që nuk kërkon as mund e sakrifica dhe as dije. Tregtojnë thjesht dëshirën e tyre për t’u dukur dhe paturpësinë për t’u hequr çfarë nuk janë. Ata që kritikojnë dhe mallkojnë papushim sistemin politik të para 1990 se nuk na lejonte dhe na ndëshkonte pse shihnim filma të huaj apo dëgjonim muzikën e fqinjëve, tani kanë rrëmbyer shpatën prej letre të atdhetarit të rremë për të mos lejuar një këngëtar kroato-serb, me emrin Goran Bregoviç, të këndojë në Korçë si i ftuar në Festën e Birra Korrça.

Kur i pyet se çfarë iu ka bërë Bregoviç shqiptarëve, këta të përgjigjen se ai ka heshtur dhe nuk e ka ngritur zërin kur forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe kryenin krime të panumërta në Kosovë. Po të guxosh t’i pyesësh “atdhetarët” tanë të xhepave nëse ata vetë e patën ngritur zërin apo gishtin e këmbëzës kundër masakrave serbe në Kosovë, Bosnje apo Kroaci, këta të shikojnë vëngër dhe nuk i përgjigjen dot pyetjes përse një njeri me nënë serbe qenka kriminel pse nuk iu kundërvu Serbisë kur shumë prej nesh, me të dy prindërit shqiptarë, nuk bëzamë fare dhe, akoma më keq, ndonjë prej nesh iu frynte borive të shpalljes në media si “organizatë terroriste” të UÇK-së që përleshej me forcat serbe.

Ata që dikur lejonin dhe drejtonin kontrabandën e naftës me Serbi-Mali i Zi “për të ndihmuar Kosovën” sot ngrenë zërin e “atdhetarit” modern kundër lejimit të Bregoviçit për të kënduar në territorin shqiptar. Gangsterët politikë dhe banditët e rrugës që dikur i vinin flakën Shqipërisë nën maskën e “luftës kundër komunizmit”, sot nxitin apo sulmojnë bashkinë e Korçës që pritet të jetë organizatorja e veprimtarisë së “Birra Korça”. Ata që deri dje kanë shkuar me gëzim në festivalet apo shfaqjet muzikore të këngëtarëve serbë në Prishtinë, Shkup etj. apo që sot i kanë shumicën e disqeve muzikore nëpër makina me këngë serbe, “revoltohen” pse do të këndojë Bregoviç në Korçë.

Faqja e parë, DITA

A mos janë Bregoviçët fajtorë për korrupsionin galopant në administratat tona shtetërore në Shqipëri e Kosovë? Na kanë detyruar vallë Bregoviçët, apo etja jonë e pashuar për pasurim të shpejtë e të paskrupullt, që ta përmbytim tregun e Kosovës me mallra serbe, jo pak prej tyre pa cilësi deri edhe të skaduara? Po dhjetëra këngë shqiptare me motive muzikore sllave, i kanë kompozuar dhe i këndojnë Bregoviçët apo këta viçat tanë?! Kush i hedh shtyllat e tensionit të lartë në erë me eksploziv dhe kush ua vë zjarrin pyjeve tona vallë, Bregoviçët apo “atdhetarët” tanë të pyjeve e shpellave?

Historia jonë si popull në marrëdhëniet me fqinjët nuk duhet harruar assesi dhe individët e huaj që kanë nxitur, udhëhequr apo marrë pjesë në fushata kriminale kundër territoreve dhe popullsisë shqiptare duhet të ruhen në kujtesën tonë si armiqtë tanë. Por kjo nuk do të thotë se përkatësia e njëjtë etnike, fetare apo politike e dikujt me kategorinë e lartpërmendur është kusht dhe provë për t’i shpallur ata si armiqtë tanë. Po të ishte ashtu, atëherë “populli vëlla turk” do të ishte më i madhi “armik” dhe çdo grek, italian, gjerman, malazes etj. do të ishte armiku ynë sepse shtetet e tyre kanë derdhur gjak shqiptari në kohë të ndryshme. Bota nuk funksionon me këtë logjikë.

Duhet të ecim përpara duke kujtuar të kaluarën, përbuzur dhunuesit tanë por pa i përgjithësuar individët, popujt dhe kombet, as për keq dhe as për mirë. Faji i të gjithëve është faj i askujt dhe “atdhetarizmi” që shpall armiq njerëzit për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo politike dhe jo për shkak të sjelljeve dhe veprimeve konkrete të individëve është atdhetarizëm i rremë dhe i dëmshëm. Atdhetarizmi i shtirë, për t’u dukur apo për përfitime individuale, të grupit politik, dhe jo atdhetarizmi i mendjes dhe shpirtit, duhet përçmuar. Një atdhetar i rremë midis nesh është më i dëmshëm se një armik përballë nesh. Vetëm e vërteta dhe e drejta na shpëtojnë dhe na ndihmojnë për të ecur përpara.

Unë i përçmoj “atdhetarët” e xhepave dhe ftoj që të vlerësojmë e të mbajmë për model ata që i mbyllën nderimet, që u ishin bërë për luftën dhe punën e tyre, në dyqanin e “vjetërsirave”.

 

Share This Article
58 Comments
  • Boo ca sharlatani eshte ky autori i artikullit mor aman–Tamam nje funderine morale, qe eshte gati te justifikoje cdo gje
    qe i sherben politkes anti-shqitpare dhe pro serbe qe Rama aplokon ne vendin tone dhe ne rajon

    Qe ta dish ti o karagjoz i artikullit, Bregovici ka bere koncert ne Selanik kunder fushates se Nato-s , fushate e cila mbronte Popullin Shqiptar te Kosoves

    Pervec kesaj Bregovic eshte nje kengetar politik, sepse ai mbrojti hapur ne Krime, Ushtrine Ruse e cila pushtoi Krimene
    Dhe per kete arsye ju anullua nje koncert ne Poloni, ku ai kish nderment te preformonte.

    Kaq mjafton te kuptosh ti , se Bregovic eshte nje kengetar politik i ekstremisteve serbo-ruse

    Ndersa per ate qe thua aty se ka kenge popullore Shqiptare me muzike sllave, une nuk kam degjuar ndonjehere ,
    ti na thuaj ku i ke degjuar keto lloj kengesh

    • O Mono Vlonjati prej Progonati.
      Po pse a te keqen te djegin kaq shume shkrimet e Viktorit dhe disa te tjereve tek gazeta Dita ? Djegia nuk sherohet me shurre a i dhjere, sepse ato qe shkruan ti neper opinione i ngjajne nje shurre gomarice qe mban era perc qe larg. Viktori nuk te ka fyer ty dhe as ” atdhetaret ” e tjere falco. Ai ka shprehur mendimet e tij dhe as ti dhe as ndonje lamash tjeter si ti nuk keni te drejte ta fyeni duke e etiketuar ” funderrine morale, karagjoz, sharlatan…” e ku di une. Meqe je kaq ” atdhetar ” i zjarrte, rrembe armet dhe shko ne Korce e vraji bregovicin dhe te gjithe ata politikanet qe jane kundershtare te Berishes, metes etj. sepse ky eshte halli yt. Ty nuk te dhimbset Shqiperia por Berishovicet dhe Metovicet qe e kane djegur e raskapitur Shqiperine dhe qe bene nje Marreveshje Detare me Greqine. nese trembesh te shkosh vetem ne Korce, merri edhe Mirelken, Arbenken ( ate ekstremistin islamik nga Elbasani i cili gati ne cdo opinion neper gazeta therret: Allahu Ekber! Shqiptaret jane osmanllinj ). merri edhe disa nga keta lamashet qe kane komentuar ketu poshte dhe qe hiqen si atdhetare dhe shkoni e clironi Korcen nga bregovici dhe ca te tjere. por mos harroni te merrni edhe ndonje qeske plastike me vete sepse mund tju duhet kur te fillojne tju shkojne shtate e shtate si trima te medhenj qe jeni. Ndersa Krimese mos ia qani hallin sepse marrja e Krimese nga Rusia ka qene njelloj sikur ne te merrnim Kosoven. mesoni nje cike me shume sepse nuk ju ka mbetur shume kohe.

  • o Viktor degjenerata.
    Nuk del dot nga guacka e hipokritit te peshtire. E servilit te ndyre. E moralistit pa moral.
    Kujtesa nuk eshte thjesht nje album enderash, qe ta prezanton Veliaj dhe Rama me digitalizem, ose nepermjet shpronesimit te viles se Toptaneve per ta bere muze.
    Kujtesa eshte pervoje historike. Eshte mencuri historike..eshte edukim i pagabueshem, i paperlyer me lojera dhe mashtrime moralistesh si puna jote qe maskojne fytyren me maska deklarative, moderniste, globale, dhe pordhe te tjera si keto, te cilat dhe vete Dule evgjitit i shkojne perdite sa here qe shikon ultraglobalistin Ramut ti puthi bythen dhe jevgut me te ndyre grek e serb, per ti shitur Shqiperine dhe shqiptaret sikur te jene patate te prishura tregu.
    Asnje gazete apo publicist nuk i drejtohet qeverise se tij me tone te zemeruara pse psh greket kerkojne Vorio Epirin, apo pse Vucic kerkon perseri Kosoven.
    Asnje grek deri tani nuk ka protestuar pse Greqia kerkon te zgjerohet me detin shqiptar.
    Di ndonje grek, gazetar, publicist, apo thjesht qytetar i rendomte grek qe te jete i revoltuar me qeverine greke pse po ndermer hapa te njepasnjeshme per Vorio Epirin?
    Me thuaj nje o Viktor legeni, vetem nje rast qe populli grek apo serb te jete revoltuar kunder politikave ekspansioniste te Greqise dhe Serbise.
    Si ka mundesi qe ata nuk e kritikojne aspak politiken shoviniste te qeverive te tyre, por del Viktor Ramut kurva e Dules dhe kerma e Vucicit, dhe qe na thote te mos jemi aspak me ndjenja kombetare, sidomos kur behet fjale per integritetin territorial dhe kombetar te SHqiperise?
    Mos duhet te heqim dore perfundimisht nga koncepti qe kemi Atdhe dhe nje shtet qe ne e quajme ende shtet shqiptar?
    He mor Viktor kurva e tregut, si thua?

      • Nuk shqitet muti nga Ramuti moj kurve e Dules. I ka ra shqiptareve ne pjese muti Ramut. Nuk ke ci ben. Vjen ere e qelbur, po jane ca si puna jote, dhe nuk jane pak, qe e hane dhe e shijojne, putane e ndyre e Dule Vucicit.
        Vrrome varrezash.
        Mbani gjalle kujtesen historike te heronjve greke, o kurve muti, ate beni, dhe hapni shalet online, se per ate pune e keni mandantin

  • Z.Viktor! Nje analize e perkryer por ke harruar te flasesh per “patriotet ” minje te rrjeteve sociale qe komentojne me pseudonime, keta jane dhe me te ndyre se ata te rrezikshmit e fb.

  • Goran Bregoviq nuk akuzohet per heshtje (sipas artikullshkruesit) por ai akuzohet se ishte perkrahes i drejteperdrejte i politikes shoviniste vrastare te kasapit Millosheviq. Duke qene perkrahes i politikes serbe ai direkt perkrahu vrasjet e kroateve, boshnjakeve dhe shqiptareve. Prandaj eshte turp qe Bashkia e Korces e fton nje shovenist te marre pjese ne nje festival birre .

      • Ndoshta per ty nuk ka rendesi perkrahja qe z. Bregoviq kishte per Millosheviqin, por per pjesen dermuese te shqiptareve ajo perkrahje do te thot vrasje ndaj nje pjese te kombit tone. Prandaj eshte turp per secilin shqiptar qe nuk kundershton ardhjen e shovinistit Bregoviq ne Shqiperi.

    • Pse doni te tregoni se jeni atdhetare te flakte,o komentues,qe po e derrmoni Bregovicin,por keni heshtur ndaj lidereve te partive tuaja qe sa here kane qene ne pushtet u kane nxire jetem popullit te vet?
      Pse nuk revoltoheni kur sundimtaret e ketij vendi perdorin fjalor rrugaci ne komunikimin midis tyre,duke rrenuar edukimin e femijeve?
      Pse nuk revoltoheni qe Tirana gdhihet plot plehra se pastrimi kryhet diten dhe me fshesa zhuke apo mareje si ne vitin 1936?

  • Te prift e mbara mero,se i ke thene te gjitha.
    Rama sot per shqiptaret,qe ende kane Atdhe,,eshte i rrezikshem.Ka nxjerre Detin e shqiptareve ne pazar,t`ja shqyejne andartet greke.
    Fundi do te jete i hidhur,.

  • Nuk dua ta mbroj autorin se ne Shqiperi per fate te keqe ne emer te kosmopolizmit vullgar luftohet haptas shqiptarizmi me ndihmen edhe te qeveris.Kemi arrite qe,nje shqiptar jashte ShqiperiseLondineze te na duket me i urruer se nje serb,maqedon…..dhe jo me te ndjehme dhimbje njerezore per krimet qe ju bene ketyre shqiptareve,qe jane shume me shume shqiptare se ne.Por desha te theme dicka tjeter ne lidhje me Kosoven.Albin Kurti beri presidente nje grua qe haptas ajo ,burri i saje dhe te afermit e saje gjithmon ishin me regjimin serbe dhe kundra UCK.Qe diten e pare ende pa u shpalle fajtore nga gjykata i quajti kriminel te korruptuar…Kurti beni ministre te jashtme Donika Schwarz nje grua qe bashke me mixhen e saje Hysenin gjate kuhes se luftes nuk lane tubim te LDK pa e quate terroriste UCK,festonin humbjen e UCK dhe fitoren e forcave serb (ne Cham-Zvicer 1998)dhe te njejten valle vazhdoi gjithmon.Qeveria Kurti eshte plot,plote me kameleona qe jane shume me te rrezikshem se kushdo tjeter i huaj dhe mos te flasim per qeverin“shqiptare“qe tashe i bene punet ashiqare.

    • u lexua nuk dinim keto te Kurtit. Por do rreshqase ai gjithe e me shume. Po i hyre sistemit (vota qeveri kompromis) rruga te con ne humnere.

  • E lexova artikullin po nuk mora vesh pse duhet te kendoje ne Korce nje Serb a Croat e nje Grek,pergjigjen qe nuk e jep gazetari ma jep kujtesa ime,Korcaret kaq mund te bejne,dikur martoheshin me kurvat e Tiranes per te bere pasaportizimin, njerezve te thjeshte i ngelet mos te shkojne,sa per birre mos te pine ate korca e Tirana po birren malazeze e serbe.Nuk jan te gjithe ne nivelin e Irfanit e Sotiraq Filos.

    • Qe te kuptoni o Teleban- nxenes,duhet te kesh tru! Trute ja u ka marre Saliu! Kush jeni ju qe perdorni kete gjuhe te poshter! A e dine bashkeshortet tuaj apo femijet apo rrethi juaj shoqeror cfare shkruani dhe kush eshte inteligjenca juaj! Edhe GazetaDita.al ka pergjegjesi te rende bile kur lejon komente te tilla injorantesh dhe mediokrish militante! Eshte turp! Me vjen turp qe jam shqiptar!

      • Avash me ti kurva e Ramutit. U preke shume nga gjiha e poshter e labit. Po te kishe kaq seder a do ishe prekur nga krimet serbe? Pse, ti paske te drejte te revoltohesh per nje fjale, ndersa nje popull i tere i therur, i vrare e i copetuar nuk paska te drejte te revoltohet me krimet dhe kriminelet qe e vrane.

      • Shko o pirdhu, ti dukesh qe nuk je shqiptar se edhe lir shkruan, mendimet i ke serbe. Trap komunist sllav internacionalist.

      • Po ti o K .. a nuk je militant qe ne ç’do koment i kundervihesh atyre qe kundershtojne politiken (vjedhjet) e Rames ?

    • Po te martoheshin korçaret me te perdala ti njesh do martoheshe me ndonje nga dhite e delet qe ke ruajtur den babaden. Meso te fshish qurrat, laj ndonjehere dhe gojen para se te flasesh per Korçën qytetare dhe me perendimore te trojeve tona.

  • Shkrimet e Viktorit jane ne pergjithesi interesante dhe ne shume raste kane vler per ate shoqeri ,

    mirpo te biesh ne tema te tilla ,e besh jehone nji basurdi te tille ,si ky pervers bosnje qe ( pafajesishte ) provokon opinionin nga nji Ftese e papershtateshme dhe te kerkosh te analizosh moralin e atdhetarit /Opinionit ,

    mua me duket si nji shetitje ne boshllek ,aspak e nevojeshme dua te them,madje si teme eshte e ekzagjeruar ,duke i dhene me rendesin e panevojeshme .

    Gjithcka eshte jashte konteksti ne ate vend .
    Qe nga Politika e deri ke administritoret e Bashkive ,te cilet kane nji Koncept teper te paqarte se cdo te thote Shtet , shoqeri ,kompaktesi si shoqeri dhe ne fund Opinion.

    Eshte bere e modes ne ate vend qe secili vendos per qejf te vet ,
    si KM ,si Kryetar Bashkie etj duke injoruar gjithcka tjeter madje gjithe shoqerine duke qit jashte loje automatikishte
    kuptimin Shtet ,Komb, Shoqeri !

    Nuk mundet nji KM,nji Kryetare Bashkie te marri vendime te cilat prekin ndjeshmerine e opinionit shqiptare ,duke i injoruar ata ,
    dhe bere gjithcka sipas shijes dellit personale !
    Atehere perse jemi bashkesi ?
    Perse jemi Komb ?
    Perse jemi Shtet kur secili nga kta Kapo Postesh ben gjithcka per qejf te vet ?

    Ky eshte nji injorim i gjithaneshem per gjithcka .
    Ne injorojme Shtetin ,Kombin ,shoqerine gjithe shqiptaret ,
    jovetem kundershtaret Politike dhe ata te shijeve Personale ,

    prandaj dhe Bota nuk na rrespektón dhe qesh me ne !
    Ne , si qytetare ,si Politikane si Shtet duhet te mesojme te rrespektojme ndjenjat dhe mendimin e secilit ,nqs duam te na rrespektoje Bota .
    Kjo vlen sot me shume se cdo analize qe shpesh ndeshim ne mediat shqiptare per te cilen filtet shume pak ose aspak !

    Eshte per te ardhur keq ,qe ktu ne kte medie ,filloj gjithcka si duhej dhe sot ky grumbull Analistesh eshte shndruar ne nji Grup Fallxhoresh qe cdo dite hedhin fallet mbi Politikanet ,mbi Politiken , qe me realitetin dhe ate cfar duhet te okupohet vertete ky Opinion jane shume larg .

    Kudo ne cdo Maredhenje ,qofshte Politike apo shoqerore ,
    siedhe ne Reality Show ka njifar Harmonie qe pershkon Atmosferen e Bashkesise ,
    deri ne Momentin qe nji Provokant (ose provokim i paskrupullt) hyne brenda nji boshlliku dhe ngatarron ,turbullon gjithcka …

  • V.Malaj,Shumë saktë.Unë si ishë KOMANDANT NË USHTRI DËSHËROJA TË SHKRUANIT MË SHQIP..KUSH ËSHTË FATKEQSIA KOMBËTARE TEK NE NË 30 VITE.unë them..S.R.Berisha.Dhe për këtë ka 1001 fakte.
    -Megjithatë,Mos u mërzit se ANONIMËT Salistë të shajnë.Shyqyr që janë pakë.Dhe do të ngelen më pakë pasi ipaudhi Sb të hiqet qafe nga skena politike ose në REÇ nësë SPAK zgjohet nga KOMA dhe zbaton kërkesën e DASH.
    -Në këtë sistem që u futëm të papërgatitur..është si puna e LUMIT NË FURTUNË QË BIE EDHE LLUM,KËRCUNJË,SHKARPA,HUNJË GARDHI..Që penetruanë si hienat në errësirë që prenë e tyre e shqyejnë nga këmbët e jo nga koka.Se koka ishin kryemafiozët që na i solli Tropojani Elez Biberaj që 45 vjet sulmoi E.Hoxhën nga VOA-Amerikë,,RAJERSONI i ardhur posaçërisht nga Beogradi duke përgatitur fjalimet e Sb,,Ramiz Alisë që e njihte Sb si mjek në bllok,etj.Tashmë nuk e merr vesh qëni të zotin.
    -Në këto 30 vite në Shqipëri kanë drejtuarë NJËTHUNDRAKËT e PD me në krye Sb dhe jo 2 këmshit-NJËRZ për të zbatuarë Atë që tha Xh.Bekkeri:”Ne do ju mësojmë si zihet peshku..por peshkun do e zini vetë.” Fakti që drejtuesit horra me në krye Sb nuk zunë peshk për popullin por u bënë peshkaqën për të xhvatue popullin.m,tregon se vëndi do shkonte RROKOPUJË sipas porosive të agjenturave të huaja Sërbe-Greke-Ruse.
    -Pa u zgjatur,pasi Ju i thoni të gjitha dhe OK,fatkeqsia e fatkeqsive në 30 vite qëndron degjenerimi i DREJTËSISË.
    -Mesashihet SPAK+BKH+GJKKO janë njëjti brumë..bajgë derri që nuk do vendosë gishtin mbi plagë për arrestimin e sekuestrimin e pasurisë të Atyre që ditën thonë se jemi për demokracinë Europiane..dhe natën i vënë kazmën Asaj.DASH foli TROÇ për Sb NON GRATA me 4-5 fakte BOMBË për Sb.Por Sb dhe Arben Kraja i SPAK i bien fyellit në një vrimë..duan prova nga DASH.
    -Deri 09.09,21 është në provë SB,LB,PD..por dhe vetë DASH që i përgëdheli qishtin 30 vjet një qëni të tërbuarë.
    -FLM DITA,V.MALAJ

    • Ethemo, ti duhet te jesh bere komandant me grupin qe mbaroi kursin kunder analfabetizmit. Imagjino si ishin kapterret dhe ushtaret.
      Futu perseri ne kurs, sepse nuk di shqip.

    • O Ethem spiuni i shokeve,
      Ti dukesh se cfar komandanti ke qene sapo fillon te lexosh fjaline e pare te komentit tend: “ Unë si ishë KOMANDANT NË USHTRI”. Injorant e analfabet qe vazhdon me menyren e mbledhejve te partise, ne ku ti shqueshe per diskutimef me citatet e shokut Enver ne lufte kunder imperializmit amerikan, ku edhe ke marre me qafe shoket e tu per mbeturina te idologjjse borgjeze sepse degjojin muzike te huaj dhe Zerin e Amerikes.
      Ptuh mor rrace e keqe e inorant .

      • Komenti: Ti dukesh………………..nuk eshte shkruar nga une, por dikush qe shkruan ne emrin tim. Do ta denoncoj si mashtrim kiberitik. Besoj se shume shpejt do te ulesh koken si para Ethemit(te cilin sinqerisht nuk e njoh) ashtu edhe ndaj meje. Nese te ka ngelur nje fije burrerie dil hapur dhe me emrin tend.

  • Per cfare shqiptarizmi behet fjale kur ne rruge TV neperr
    revista sport muzike(dmth tallava) trecereku jane zeshkane.Nuk futesh dot ne nje lokal ose supermarket sepse ne sfond degjon vetem muzik jevgjish ose me sakte perkthim ne shqip te kengeve te komunitetit rom nga trevat e Rumanise,Bosnia,Bullgarise,Turqise,Kosoves,Maqedonise se Veriut.Po ne fakt edhe une kot harxhoj kohen sepse tani ata jane kthyer ne force dominuese dhe ata nuk bejne asgje te keqe ate kultur kane ate perhapin ajo ecen ne Shqiperine tone perendimore.

  • Bregoviçi është ftuar në kuadrin e bashkim vllazërimit të sllavëve të jugut me shqipëtarët nga ai që futi Shqipërinë brënda Ballkanit të hapur, lideri global i Vuçiçit, shoku Edi Rama dhe

    synimi është që shqipëtarëve nëpërmjet këngëve të pranojnë bambumet e kallashnikovëve të Arkanëve serbë që vranë e sakatuan me mijra shqipëtarë të Kosovës si diçka normale duke dëgjuar këngëtarin që u këndoj këtyre bambum-kallashnikovëve dhe

    është një provokacion i hapur antishqiptar i pregatitur me kujdes nga drejtuesit e spiunazhit serb me agjentët e tyre në qeverinë shqipëtare që të pranohen arkanët serbë ashtu sikurse kanë qënë në të kaluarën, me kallashnikovë në duarë dhe me duartë me gjakun e viktimave në Kosovë, gjoja në emër të së ardhmes së Ballkanit të hapur ku Edi Rama po mbyll me dhelpëri shqipëtarët kur serbet janë krye këput me të kaluarën e Sërbisë me Kosovë Metohinë provincë të pushtuar prej tyre me ndihmën e Open Ballkanit dhe këngëve të bambum kallashnikovëve dhe agjentëve të tyre në Shqipëri e Kosovë shtuar edhe eksapnsionin ekonomik, armë këto të pushtimit moderrn të Hitlerëve dhe Millosheviçëve të sotëm.

  • Qe ardhja e Goran Bregovicit ishte provokim i paster, kjo nuk do shum tru..
    Qe po tallin bythen me ne si Rama dhe Kurti as kjo nuk do shum tru..
    Po qe te talli bythen Viktor Malaj qe merr honorare edhe kur teshtin nga posht, kjo nuk ka byth te rrije…
    Edhe ne ne fund qe nuk i lem gje pa shar njeri-tjetrit…
    Tr bejme komente dhe te japim opinione duke e anashkaluar shkrimin por duke ju permbajtur temes..
    Keshtu mendoj zoterinj…dhe te qetesohemi..boll probleme kemi ne jeten e perditeshme….

  • Mirëmëngjes.

    BRAVO VIKTOR!

    Atdhetar shume Modern jemi Une & Saliu, jo Shkurte Pal Vata & Ismet Sali Bruçaj.

    Atdhetar shume Modern jemi Une & Saliu qe jemi per pritjen e Goran Bregoviçit.

    Atdhetar shume Modern jemi Une & Saliu qe jemi te paret per pritjen e Afganeve.

    Atdhetar shume Modern jemi Une & Saliu qe jemi iniciatore te ndarjes se Territoreve te Kosoves.

    Atdhetar shume Modern jemi Une & Saliu qe jemi zbatues te Axhendes Greke ne Detin Jon.

    Atdhetar modern jemi Une & Saliu qe kemi luftu dhe luftojme korrupsionin popullor shqiptar.

    KONKLUZIONI: POPULLI SHQIPTAR ESHTE I KORRUPTUAR.

    Per ta mbyllur, qe te mos zgjatem dhe ta kuptoni me mire te gjithe, se cili eshte vete thelbi i atdhetarizmit modern:

    UNE JAM ATDHETAR ME I MADH EDHE SE SALIU, SEPSE KAM [ATLETE + KULLARO + STEMA KUQEZI],
    ME SHUME NGA TE GJITHE.

    Shënim: Unë jam Modern dhe nuk blej në dyqane vjetersirash.

  • Në 2014 u pushtua Krimea nga Rusia dhe për të quajtur normal Krimenë nën pushtimin rus u ftuan përveç të tjerave edhe këngëtar të huaj dhe

    ndihmoj në këtë program të agjensive të spiunazhit e të propagandës subversive ruse edhe vëllaj serb Goran Bregoviçi që këndoj duke quajtur normal pushtimin rus dhe

    qe vërtet qeveria polake që për këtë gjest politik të këtij këngëtari nuk e pranoj në një festival muzikor në Poloni duke e quajtur si bashkpunëtor të pushtuesve rus në propagandimin nëpërmjet muzikës dhe këngës si të përligjur pushtimin e Krimes dhe

    mos vall edhe këtë radhë në Korçë, në gjurmë të koncertit në Sevastopol, kemi të bëjmë me përligjjen nëpërmjet koncertit të Bregoviçit që ka përvojë në këtë drejtim,të një pushtimi tjetër, por jo të Krimesë nga Rusia por të Shqipërisë nga Sërbia me armën e pushtimit modern Open Ballkan?

    SHISH a di këto veprimtari politiko-artistike që bjen erë të qelbur të Goran Bregoviçit dhe a ka mundësi të sqarohet më saktësisht shkaku i refuzimit polak për këtë në autoritetet përkatse polake nga SHISH apo ministria e punëve të përjashtme drejtuar nga zonja me përvojë në fushën e diplomacisë Olta Xhaçka, përzgjedhur nga shoku Edi duke krahasuar në mënyrë antropometrike portretin e saj me atë të zotit Dash Shehi dhe

    jo vetëm ne bashkëkomentuesit injorantë por edhe i nerumi Viktor të të mos shkruaj gjëra në hava për patriotizma e tradhëti kur kemi një përvojë ndërkombëtare për kët mik serb i ftuar nga shoku Edi për të mbajtur në këmb krijesën e dyshimtë dhe konspirative Open Ballkan.

  • Shkrimi i Viktor Malajt të nxjerr padashur para një pyetjeje:A duhet t’i konsiderojmë shtetet e Greqisë dhe Serbisë si armike të kombit shqiptar?! Duke pasur parasysh të shkuarën dhe të sotmen?

    • Si do bente Viktor Malaj nese do ishe prekur ne familjen e tij?Perdhunuesit dhe vrasesit ne Serbi jan akoma gjalle dhe vetem 1% e tyre jan denuar sa per tu justifikuar para Botes.E njejta gje vlen edhe per greket qe nuk kan kerkua kurre falje per krimet ne luften e pare Botrore qe po ti lexosh rrenqethesh,ndersa tmerret e serbeve pasi kapitulloi Turqia i kan dokumentuar ata vete dhe Leon trocki dhe po ti lexosh te prishet gjumi pergjithmone dhe do mendosh se po ta kishe bomben atomike do ta hidhje ne Serbi dhe greqi.

    • Ç’ËSHTË KJO PYETJE PA KUPTIM !!!

      Greqia dhe Serbia jane Shtete Mike, te kombit shqiptar.

      Per te forcuar miqesine me kombin shqiptar, Serbia ka pushtuar nga Nishi ne Mitrovic.

      Per te forcuar miqesine me kombin shqiptar, Greqia ka pushtuar nga Preveza ne Konispol.

      Per te forcuar miqesine me kombin shqiptar, Serbise dua t’i jap territore te tjera te Kosoves.

      Per te forcuar miqesine me kombin shqiptar, Greqise dua t’i jap çfare ka mbetur ne Detin Jon.

      Per te forcuar miqesine me kombin shqiptar, Serbia do edhe pak me shume, te dali deri ketu mo: ne Durres, ne Detin Adriatik.

      Per te forcuar miqesine me kombin shqiptar, Greqia do edhe pak me shume, te ngjitet deri ketu mo: ne Elbasan, ne Lumin Shkumbin.

      TE FALA NGA: PAULIN INTERNACIONALISTI – SANDER VUÇIÇI – QIRJAKOS MITSOTAQIS

  • Si mbas ketij populli duhet te duroj tradhetaret e kombit .Si mundet te provokohet nje pjese e madhe e popullit qe eshte me i ndjeshem nga pjesa tjeter qe nuk i intereson shume per te shkuaren e tij. O zoteri ti nuk mundesh te na gjykosh perse ne e duam Shqiperine .Ne e duam Shqiperine dhe popullin Shqiptar dhe nuk pyesim per gjykatesa si puna jote qe mundohesh te zbehesh atdhedashurine tone duke hedhur balte mbi ne. Desha te te bej nje pyetje po te plasi lufta me serbin do shkosh te luftosh apo do tja mbathesh per te shpetuar koken. Dua te them dy fjale ty qe shkruan budalliqe kundra patrioteve Shqiptare kete Shqiperi qe e sheh ti sot te lire dhe e pa varur eshte nga gjaku i patrioteve qe dhane jeten qe Shqiperia te jete e pa varur dhe e lire. Ata patriote qe luftuan per atdheun tone kane lene renje ne popull prandaj zotrote sheh kaq shume potriote sot prandaj me mire shkruaj ndonje gje tjeter sesa meresh me patriotet Shqiptare.

  • Bravo z. Malaj me artikullin. Si gjithmon je nje mendje e ndritur dhe nje pene e shkelqyer e ketje kombi. Mos u merzit nga disa komentues anonim, qe hiqen si”patriot” te kombit por ne fakt jane jashtqitje ose pjesa e antishqiptarizmit. Keta “patriot” qe Prune “demokracin” ne vitet 90 jane ata qe dogjen e shkaterrun ggjithshka si uzina ,fabrika, kombinate, bujqesine, industrin e lehte e te rende pyjet, tokat (me ligji 7500) ushtrine e deri tek prerja e ardhiv te rrushit duke hedhur parrulla nga me bajate se bota do na ndihmoj, ne do qevrisim e shume brockuulla te tjera?
    Keta ” patriot” te medhenje vran me mijra shqiptar, vodhen pasurin kom betare (nafte, miniera ,tooka pyje e sume gjera te tjera) dhe kriuan mafien me te rrezikshme ne rajon, dhe tani hiqen si patriot pse vjen nje kroato -serb e kendon ne shqiperi?

    • Bravo z. Bujar.

      POPULLI SHQIPTAR ESHTE I KORRUPTUAR.

      Prandaj 30 vjet me radhe po i ndjekim te korruptuarit nga ky vend, si jashtqitje e kombit. Ketu ne kete vend do te mbajme vetem veglat, patronazhistet, militantet, bedelet, servilet, vasalet, ithetaret, bujaret, kanakaret, sahanlepiresit si ty.

      UNË + SALIU + LIKJA KEMI QËNË DHE JEMI TË PASTËR SI KRISTALI.

  • E ka teperuar Viktori, por ketij teperimi i ka shkuar prapa edhe ndonje komentues. E kam fjalen qe krahas emrave te tjete qe ai permend per heroizma e patriotizma, permend edhe Shkurte Pal Vaten. Per te tjeret nuk kam dhe aq dijeni, perpos emrave, por per Shkurten e gjore po. Jam deshmitar i asaj kohe dhe i asaj ngjarjeje. Shkurta e gjore,15 vjeçare, e brishte dhe e ushqyer keq, kishte zbrit nga malesia si ‘aksioniste-vullnetare”, në ndertimin e hekurudhes Rrogozhine-Fier. Vdiq mbasi ne pune e siper si gjithe shoqet e saj, ate e zuri një sasi dheu gjate germimit të një skarpate 1-1.5 metra te larte, mase që në nje trup disi më të forte nuk do të kishte shkaktuar asnje lendim. Po Shkurten e gjore, fatkeqesisht, më shume e vrane shoqet të cilat të alarmuara, më shume se ta ndihmonin e mbyten fare Sigurisht pa dashje. ‘Akti’, per propoganden e kohes u quajt ‘heroik’! Jo per menyren e vdekjes së Shkurtes (se ku qe heroizmi ketu ec e gjeje!), por per faktin se duhej një ‘deshmore’ nga cucat e malsise, qe i ishin ‘bishtnue heroikisht’ Kanunit dhe zakoneve prapanike te asaj treve. Dakord, në kete aspekt nuk ka si te kesh ndonje verejtje esencilae, sepse edhe keto xheste në rrethana të caktuara, në kuadrin e emancipimit edhe mund të beheshin. Po ta shpallesh heroine dhe më tej të ngresh në qiell babane e saj Pal Vaten etj, marrina si keto, e banalizojne krejt qellimin. Aq më keq që atij qellimi të mire, per Palin nga populli, sidomos ai shkodran, dolen dhjetra e dhjetra barsoleta. Nuk di se ç’moshe ka Viktori apo ndonje komentues, por shume njerez besoj i mbajne mend keto. Ne shkrim shyqyr qe nuk u permenden dhe brigadieri i arave, Alo Qosja i Gramshit apo Fuat Çela, atij “qorit” të Skraparit që i ngriten edhe kenge. Për keta lloj “heronjsh”, groteskë, më mire është të heshtet. Ata mund te kene lidhje apo mund të sherbejne për çdo gjë, por veç me edukimin jo.

    • Ti Bureto je gomar i mencur!
      Merresh me Pal Vaten,por nuk shikon se nje “Pal Vata” femer” e ke patur ministre:Spiropali!
      Merruni,o kafshe antishqiptare me krimet e sotme pa fund e mos hani mut me te vdekurit!

  • Sido ta rrotulloni trapin ju ,si t’ju a doj demokracia ,

    kjo veper nuk eshte aspak Demokrate !

    Bashkia Korc nuk eshte Pron e hysen belliut dhe as Kryetareve te Bashkis ,
    me te cilen ata mundet te bejne cte duan .e then shqip ;
    si ja do bytha vet .

    Ne demokraci ,ka forma te tjera maredhenjesh me publikun ,jo Diktat .

    Me pelqen mua te vendos Bustin e Ducces ne Durres
    dhe e vendos ,
    sepse jam kapo i Bashkise apo X institucioni !

    Njelloj si jane vendosur ne Tirane bustet e shkerdhates serbe Zogut te Kurves ,
    duke vleresuar e rrespektuar Tradhetine Kombetare ,

    popull pa dinjitet dhe qe sdi cfar ben me Lirine sdi se cdo te thote Demokraci dhe nuk e rrespekton ate .

    Ksaj i thone Liria e dhunes e anarshise

  • Ketij Kengetari, nuk duhej t`ja varte njeri fare tenecen.
    Duke shkruar per te sikur ate e bejm hero te serbise.
    Lereni me nje ane, duke e bokotuar nga pikpamja e propagandes.!
    Perse ja rrisni hunden duke u zene me njeri-*tjerin.?

  • NJe serbo-bos hnjako-kroate erdhi me ftese solemne ne Korçë dhe kendoj “kallashin” e vrasjeve te shqiptareve te Kosoves.Por “oh sa keq e sa zor!!” Do ndihesh shume rend Hashim me shoke,edhe aty ku je!!kur nje grup kengearesh serbe”Riblja qorba” me skenar politik dhe shtyll per Bregoviqin,vijne ne Kosove me kengen “Kosovo je serbija!”.Luje mace kryet e bullut!!!

  • Or Viktor, po ti a je, apo ben sikur je. TI i ke qendruar besnik deri ne fund kopiles se PKJ dmth PKSH. Bastarde u nis me baballare sllave si Mugosha, e Vukmanovic-Tempoja, apo ai baba tjeter me mustaqe – Miladin qe qinte ne bythe komandantin loqendar e kurve bastarde mbeti se u shkerdhye me ruse e kineze vetem qe komandanti loqendar te mbetej ne maje te piramides se kafkave qe ngriti nder shqiptaret. O Viktor, apologjia e Bregovicit qe sjell ti ketu, bashke me perrallat me heronj brekegrisur nuk eshte gje tjeter vecse nje perpjekje e nje Don Kishoti komunist qe ose nuk e kupton, ose ben sikur nuk e kupton qe jeta ne Shqiperi i ka lene prap bythes se historise budallalleqet qe shkruan ti. Dhe sado te mundohesh ti te perbuzesh e te shash ato fenomene negative qe ka shoqeria e sotme, ato nuk mjaftojne per te erresuar lirine qe gezojne sot shqiptaret. Keto te meta qe ti ve ne dukje per shoqerine e sotme, edhe pse qendrojne, jane ekuivalente me percmimin dhe talljen qe mund t’i besh races njerezore se te pakten nje here ne dite shkon ne hale per te dhjere dhe 4 – 5 here ne dite per te shurruar dhe te ankohesh perse mutit i vjen ere e keqe. Viktor je i neveritshem. Poshte Sali Berisha me gjithe Edvin Ramen, ama edhe Enver Bytha me gjithe enveristet si puna jote vafshitn djall, me keq se c;keni vajtur.

  • Or Viktor, po ti a je, apo ben sikur je. TI i ke qendruar besnik deri ne fund kopiles se PKJ dmth PKSH. Bastarde u nis me baballare sllave si Mugosha, e Vukmanovic-Tempoja, apo ai baba tjeter me mustaqe – Miladin qe qinte ne bythe komandantin loqendar e kurve bastarde mbeti se u shkerdhye me ruse e kineze vetem qe komandanti loqendar te mbetej ne maje te piramides se kafkave qe ngriti nder shqiptaret. O Viktor, apologjia e Bregovicit qe sjell ti ketu, bashke me perrallat me heronj brekegrisur nuk eshte gje tjeter vecse nje perpjekje e nje Don Kishoti komunist qe ose nuk e kupton, ose ben sikur nuk e kupton qe jeta ne Shqiperi i ka lene prap bythes se historise budallalleqet qe shkruan ti. Dhe sado te mundohesh ti te perbuzesh e te shash ato fenomene negative qe ka shoqeria e sotme, ato nuk mjaftojne per te erresuar lirine qe gezojne sot shqiptaret. Keto te meta qe ti ve ne dukje per shoqerine e sotme, edhe pse qendrojne, jane ekuivalente me percmimin dhe talljen qe mund t’i besh races njerezore se te pakten nje here ne dite shkon ne hale per te dhjere dhe 4 – 5 here ne dite per te shurruar dhe te ankohesh perse mutit i vjen ere e keqe. Viktor je i neveritshem. Poshte Sali Berisha me gjithe Edvin Ramen, ama edhe Enver Bytha me gjithe enveristet si puna jote vafshitn djall, me keq se c;keni vajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *