E nderuar DITA. Punonjësit e Ujësjellës Sh.A. në Tropojë prej muajit maj nuk kanë marrë pagat. 34 punonjës që ka kjo shoqëri qysh prej muajit maj 2012, pra prej 7 muajsh nuk janë paguar për arsye se bashkia prej nga varet nuk ka financuar asnjë lek për pagat dhe sigurimet shoqërore e po ashtu as nga dikasteri përkatës.
Popullata nuk likujdon faturat e ujësjellësit, ndonëse janë marrë shpesh masa, duke ua ndërprerë me ditë të tëra ujin, ndërkohë qyteti dhe rrethinat janë furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm. Punonjësit, ndonëse nuk janë paguar, çdo ditë janë në punë, duke u përballur me vështirësitë e motit dhe me ndërprerjet për banorët debitorë.
Pranë bashkisë Bajram Curri, nga ku varet shoqëria, argumentojnë subvencionin me mungesën e fondeve dhe arkëtimet e ulëta për vjeljen e debitorëve dhe arkëtimet e popullatës. Rreth 60 përqind e abonentëve familjarëve dhe 30 përqind e institucioneve buxhetore nuk i paguajnë faturat e ujit. Të ndodhur përballë vështirësive financiare kanë bërë ndërprerjet e ujit, aplikuar kamatë-vonesat, por situata financiare mbetet tepër e rënduar, duke mos u paguar punonjësit, kurse për shpërblim as që bëhet fjalë.
Email nga adresa: [email protected]
