Në universitet do shkojnë të gjitha ata me mesatare mbi 6

Bledar Lumani

Prej ditësh Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka hequr mijëra kuota për pranimin e studentëve në universitet.

Madje, Sali Berisha ka kërkuar protesta të fuqishme.

Sipas PD-së, jashtë universiteteve do të mbeten 16 mijë të rinj.

Por, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se jashtë universiteteve do të mbeten vetëm 2800 të rinj.

Në total akorduam 19 196 kuota, pra kemi akorduar praktikisht vend për pothuajse cdo student i cili e kishte notën më të lartë se 6.

Ose kemi akorduar mjaftueshëm vende publike për 76 % e nxënësve që plotësuan formularin A 2 gjatë viteve të fundit” tha ai.

Mazniku edhe akuzat e PD-së lidhur me mbylljen e filialeve të universiteteve shtetërore:

Në krahasim me kuotat e kërkuara nga universitetet, pra 22 mijë kuota, janë miratuar 2800 kuota më pak.

Nuk janë miratuar kuotat për 25 programe studimi që kishim më pak se 10 studentë në vitin akademik 2013-2014 dhe për 14 programe studimi ku studentët ishin me notë mesatare nën 5.5”, tha ai.

Ndërkohë, duke folur për rritjen e tarifës së studimit, Mazniku u shpreh se është respektuar kërkesa e Senateve të universiteteve./b.l

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Cdokush me mesatare mbi 6 ne Universitet?!…jo more…prape me analfabete do ti mbushni? Ne shkollat tona edhe ata me mesatare 8 nuk dine te shkruajne e te lexojne!

  • Cfare studenti quhet ky qe e ka mestaren e gjimnazit 6!!! E si motivohet gjimnazi me kete lloj teorie! Reforme e gabuar! Asgje rrenjesore! Numri duhet ulur edhe me shume, nxenesit e talentuar dhe mesimdashes ndjehen te ofenduar!

  • Te jesh me dipllome te shkolles se larte do te thote se je i afte te behesh DREJTUES,KOMANDUES,TEORICIEN,SHKENCETAR etj!!
    A mund te me thote ndonjeri se ne cilin vend te botes ELITA SHKENCORE DHE DREJTUESE, qe nga shkolla e mesme del me noten 6,A MUND TE MARRE ME SHUME SE 5 NE UNIVERSITET???
    Pse kjo eshte reforma ne ARSIM???
    U mbushen prap universitetet me BUDALLENJ!!!
    Edhe pensionistet e djeshem jane me te AFTE se keta NJEREZIT E RINJ KAPITALISTE!!!

  • O burra, te gjithe “budallenjte” ne universitet.Mjafton fizkultura 10 dhe edhe pse te gjitha lendet e tjera jane 5 ja ku u be mesatarja 6.

  • Po si mundet Ministria e Arsimit te kufizoje noten 6 per te hyre ne universitet.Po a mund nje nxenes i notes 6 ne gjimnaz,,te jete ne gjendje te disiplinohet per te mbajtur leksione e per te studiuar ne universitet dhe te mari minimalisht noten 5.KURRRRRRREEEE.Kjo tregon se akoma do te kemi studente qe do te blejne provimin ,dhe si rjedhim do te kemi perseri kandidat per pune injorant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *