Në vëmendje të Bashkisë së Tiranës

redaktor

Pershendetje z.Thano,

Brenda te gjitha mundesive, do t’ju kerkoja te vinit ne fokus nje problem real dhe gati te padukshem qe na prek te gjitheve ne qe jetojme ne Tiranen kaotike.

Ne lagjen ku une banoj, megjithese rruga eshte e gjere bollshem, njeri krah i parkimit eshte damkosur “KUNDRAVAJTJE”.

Ky xhest ka pjestuar per dy mundesine e parkimit per banoret. Sigurisht qe makina nuk merret dot ne krah e te ngjitet ne shtepi, detyrohesh qe te parkosh edhe kundravajtje (kundravajtje absurde per me teper) duke qene e ndergjegjshme qe “ndihmon” arken e shtetit me gjobat qe policia hajdute te vendos ty.

Ky sistem vjelje fondesh nuk eshte vetem “Made in Liqeni”, por eshte i perhapur ne te gjithe qytetin e Tiranes. Çdo fund muaji aty versulen çunat e gocat e policise rrugore, e me moton “Bravo çuna” qendisin gjobat per çdo makine.

Eshte per te uleritur qe asnje banor e kundravajtes parkimi nuk ka ngritur zerin per kete “kufizim” parkimi ne Bashkine e Tiranes. Dhe sigurisht qe Bashkise vete (qe dashuron Tiranen pa makina) as nga larg nuk i vete neper mend te beje ndonje studim te ketyre kufizimeve ku duhen vendosur e ku duhen eleminuar.

A mund ta merrni ne konsiderate per ta vendosur kete problem ne vemendjen e gazetes Tuaj?

Share This Article
1 Comment
  • More zoteri, po duhet te bleni parkingut te ndertuesit. Po pse kot vajten keta te dasma qe shtroi Mami i Erit? Po per kete vajten more i uruar, qe ku ka rruge qe ti te parkosh falas, te ta mbyllin qe tu japesh ca leke. Ja keshtu. Heren tjeter voto prap se eshte cun i bukur cuni i mamit dhe mos e sha shume se i shqetesohet mami dhe gruaja. He xhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *