Në vend të dhuratës për Shën Valentin, merr…

Dita

Kur i dashuri i telefonoi për një takim romantik në shtëpinë e tij, Anna Miller nuk u mendua dy herë. Një ditë para Shën Valentinit, vajza mendoi se do të merrte një dhuratë. Por Kyle Boggess kishte menduar diçka krejt ndryshe nga dhuratat e festës.

Pasi e çon në dhomën e gjumit, ku dyshemeja është e mbushur me petale trëndafili, ai i thotë të mbyllë sytë. Por dhurata nuk është asgjë nga ato që priste Anna.

I dashuri i jep asaj në dorë një tufë letrash të printuara. Në fakt, aty ndodhet komunikimi që dokumenton tradhtinë e saj.

“E gjithë kjo do të dalë në “Youtube”. Do të bëhesh e famshme. Dil jashtë”, i thotë ai.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *