Në vend të luftojnë krimin, luftojnë opozitën

anazapta

Ngjarje të rënda kriminale po ndodhin ditë për ditë dhe nuk ndalen. Pse? Duket se përgjigjen nuk e analizojnë dot vetëm militantët e verbër, ose ata që janë vetë në anën e krimit.

Për ne qytetarët që duam të bëjmë një jetë të qetë prej njeriu të ndershëm krimi që po na mbyt është fenomen kriminal nga pafuqia e shtetit dhe lidhjet e tij me krimin. Është pafuqi nga lidhjet e gjyqtarëve me krimin. Është pafuqi nga lidhjet e prokurorëve me krimin. Është pafuqi që vjen nga “rapsodët” e policisë që kalojnë dorë më dorë çiftelinë me të dyshuarin për vrasje. Është pafuqi që vjen nga fakti se një motër dërgohet të gjykojë në gjykatë dhe tjetra të protestojë tek shtëpia ku ka lindur gruaja e shefit të opozitës. Është pafuqi që buron nga një shtet tërësisht politik, i cili kriminalitetin po e përdor si mekanizëm për të mbajtur të trembur shoqërinë dhe për ta futur atë nën makthin e pasigurisë.

Ngjarje të tilla kriminale nuk janë dëgjuar në historinë e Shqipërisë. Ato po lulëzojnë se shteti, i cili duhet të mbrojë qytetarët nga krimi, është i angazhuar të mbrojë pushtetin nga opozita.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment
  • Kriminelet Jane ne mes te tiranes,keta ulen ne dreka e darka me policine,me gjyqtaret ,me prokuroret,njerzit vriten cdo dite.keta dalin dhe shajne njeri tjeterin e ka fajin,ky apo ai .populli nuk ka siguri per jeten,Eshte pa Pune ,pa buke ,.parlamenti I leshit diskuton per veshin e nje islamiku,dhe nuk do te dije per popullin.zhozhefinja del dhe tregon robat e saja firmato ,,tabakja e bashkise nuk meret me te papunet e te pastrehet, po del dhe thote.rama do kantidoje ne vlore .saliu del dhe tregon perralla.kemi bere Kaqe ruge,do hapim shume vende Pune .po .rames do ti Ngece halat ne fyte .deri Kure do te vazhdojme keshtu.pasiguri jete,pasiguri pune,pasiguri prone,pasiguri biznesi,pasiguri per te ardhmen e femijeve tane. Kemi vetem nje gje ne dore ,ne 23 qershore te gjithe bashke te shporim kete qeveri te koruptuar, qe na I mer frumen cdo dite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *