Në vend të luleve nuset do të mbajnë në duar…

Bora Basholli

Kur themi ceremoninë e dasmës e kemi fare të qartë shumën e madhe të shpenzimeve.

Buqeta e nuses është një aksesor jo pak i rëndësishëm. Kosto e një buqete të thjeshtë dhe të bukur shkon rreth 5000 mijë lekë të rinj në Kryeqytet.

Por nuk mbetet këtu ka edhe buqeta që kapin shifra më të larta, por duket se ka ardhur koha që të kursejmë pak.

Me trendin e ri që po përhapet gjithandej me shpejtësi nuset nga sot e tutje kur të ecin drejt altarit nuk do të mbajnë më në  dorë buqetën tradicionale por do të mbajnë akulloren e famshme me flokë sheqeri.

Ja arsyet pse?

Së pari është më e lirë, është e shijshme, duket bukur!

Por buqeta me flokë sheqeri mund t’ju jepet edhe shoqërueseve të nuseve.

Kjo nuk është hera e parë që ndryshohet tradita e buqetës së nuses, pasi kemi parë edhe nuse që ecin drejt altarit me pica në formë buqete në duar.

\

b.b/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *