Në vend të një replike për mësuesit

redaktor

Letër e nënshkruar

Ndrecë Dodaj

 

Për të shkruar këto pak rreshta më nxiti një intervistë e Dr. Ndriçim Mehmetit tek programi i Rezar Xhaxhiut, ku nuk mora vesh se çfarë mbronte, mësuesit që me punën e tyre gëzojnë respektin e prindërve dhe të nxënësve apo të atyre të ashtuquajturve mësues që padrejtësisht janë punësuar si të tillë?! Është fatkeqësi që në vitin 2014 të punojnë rreth 4000 mësues pa arsim përkatës ose jashtë profilit. Realisht duhet të pranojmë se gjatë këtyre viteve të fundit janë shtuar edhe qindra mësues të tjerë që pa qenë në marrëdhënie pune në arsim kanë mbaruar ose më mirë të themi kanë marrë një diplomë për mësues, çka do ishte mirë të konsideroheshin pa arsim përkatës. Nuk mund të imagjinohet që të punojë mësues në ciklin e ulët një person që ka mbaruar me sistemin part time pa qenë në marrëdhënie pune në arsim. Z. Ndriçim Mehmeti nuk di pse e ka marrë gradën “doktor” kur mbron këtë kontingjent “mësuesish” dhe u qan hallin se mbeten pa punë, kur i kanë bërë një dëm të pallogaritshëm nxënësve dhe shoqërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *