Në vend të Shefqet Musarajt

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Është Nëntor, Dita! Dy vjet më parë, duke ndjekur aktivitetet kushtuar përvjetorit të pavarësisë në Vlorë, m’u krijua ndjenja se po të qe gjallë Shefqet Musarai, do shkruante afërsisht si më poshtë:

 

Shqipëria 100 vjet ka

Patriot o qerrata

Ndahen grada, dekorata

Jepen tituj e lëvdata

Jo për Ata, po për këta…

Hasdiset kali, hingëllin pela

Sivjet pati goxha të vjela

U dhanë fonde e para

Shumë për këta… hiç për Ata…

Qejf o qejf o qerrata

Pihet birra me fuçi

Valon flamuri në çati

Ha e pi o patriot

Se kjo festë s’bëhet nga mot

Duhen mbushur 100 vjet plot.

Lart më lart, flamurin ngrini

Ulërini, bubullini

Patriot të mëdhenj jini.

Prisni copa Shqipërie

Nga Tirana gjer në Vlorë

Llogara e përmatan’

Ngrini vila, restorante

Ndërtoni hotel’ e bordello.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *