E nderuar gazeta ‘DITA’! Në historinë e LANÇ-it ka shume data dhe ngjarje përkujtimore, që dëshmojnë për krenarinë dhe lavdinë e saj , ku ndër më të spikaturat është edhe data 24 Maj 1944, datë në të cilën u mblodh Kongresi i njohur nga të gjithë si Kongresi i Përmetit. Në vendimet e këtij kongresi merr rrjedhë fati i luftës si dhe çlirimi i vendit. Per sa pame ne ekranet televizive jo vetem ne, por kushdo tjeter eshte ndjere mire, jo vetëm për mikpritjen, por edhe për organizimin e përsosur të ndërmarrë nga kryetari i Bashkise z. Gilbert Jace. I thamë të gjitha këto, se ndryshe nga Përmeti, ne në Vlorë, vërejtëm një tablo pothuaj të kundërt.
Për të qenë konkretë e të drejtpërdrejtë, ne u përballëm me dy dukuri: Së pari me atë të mungesës së autobuzëve për të çuar në Përmet veteranë ish-partizanë të Brigadës së 12- Sulmuese, pasardhës të tyre, të afërm të ish- delegatëve në Kongres dhe pjesëtare te familjeve te deshmoreve. Per hir te se vertetes ishin shumë.
Së dyti në aktivitetin perkujtimor te organizuar ne Kinoteatrin Petro Marko ne nderim e kujtim te te dy ngjarjeve, si ate të 70- vjetorit të Kongresit dhe të Brigadës së 12- Sulmuese (batalioni e dyte i së cilës përbëhej vetëm nga vlonjate) per çudinë e të gjithëve nuk u pa asnjë përfaqësues nga autoritet lokale bashke me ta dhe të vetë të kryetarit të veteranëve. Të vetmit përfaqësues që u panë ishin zotërinjtë Balil Banushi dhe Manxhar Bino, përkatësisht sekretar dhe nenkryetar i komitetit të veteranëve, ky i fundit mbajti dhe fjalën përshëndetëse të rastit.
Nuk i dimë të gjitha të vërtetat e kësaj ndodhie për të papriturat, me të cilat u përballëm, nëse palët, bashkia apo komiteti i veteranëve etj janë në rol , kanë komunikim ndërmjet tyre për të nxitur njeri-tjetrin që të ndihen përgjegjës në detyre e të vepronin në kohe, ashtu si veproj qeveria me krijimin e komisionit shtetëror të “Kremtimit të 70- vjetorit të çlirimit të vendit “, të krijohej edhe në Vlorë një komision i tille lokal me të njëjtin rol e detyra konkrete për palët e individë të veçantë. Ajo qe dime permes sqarimit nga shoke te komitetit te veteraneve eshte vetem fakti se na u tha se na jane premtuar autobuze per ne Permet , por nuk po gjendej drejtori i transportit te bashkise per t’u konfirmuar vendi e koha e nisjes.
Ne keto kushte kur u perballen me mungesen e autobuzeve te gjithsecili u krijua nje indinjate e zemerim per mungesen e vleresimit dhe organizimit. Këto shkuan dhe me tej kur ne sallen e teatrit Petro Marko ishte organizuar takimi jubilar, u vrejt mungesa e autoriteteve. Mjaft nga pjesemarrsit te indinjuar filluan te largohen ne menyre demonstrative duke e shprehur indinjaten me fjale nga me te ndryshmet per autoritetet lokale.
Perballe kesaj ndodhie te pazakonte qofte bashkia ashtu dhe komiteti i veteranëve duhet të ndalen për përgjegjësitë, gje e cila duhet te terheq vemendjen dhe te Prefektes, për marrjen e masave të krijimit të komisionit lokal të kremtimit të 70-vjetorit , ndërkohë që të mos përballemi më me të tilla ngjarje të papëlqyera.
Muço Xhuveli, Veteran
Syrja Rrapi, Pasardhës veterani

Nuk e Helmut Böll gjate 50 vjete shqiperine me keso pallavra per lutte heroike que tek ju filloj pas kapitulimit te Italie…po doni me helmu edhe per 50 vjete tjera?mjerim ne cdo kuptim te fjales….