Kanë filluar diskutimet se në vjeshtë mund të hapet gjuetia e ligjshme. Ligji për këtë çështje është propozuar prej socialistëve dhe është depozituar në Kuvend. Deputeti socialist Besnik Bare dhe zëvendësministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, pas takimit që Federata e Gjuetarëve ka zhvilluar me kryeministrin për këtë çështje, janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhje.
Pavarësisht se moratoriumi 5-vjeçar është në fuqi, për zëvendësministrin e Mjedisit nëse ligji i propozuar nga gjuetarët, i huazuar nga Kroacia por me përshtatje për vendin tonë, mirë menaxhohet, atëherë do të hapet gjuetia.
Edhe pse shpresa e Federatës së Gjuetarëve ishte që ligji të kalonte në këtë legjislaturë, për presidentin e Federatës gjuetia e paligjshme do të eliminohet përfundimisht.
Takimi me kryeministrin Edi Rama mesa duket ishte rezultativ për të krijuar një kthesë në marrëdhëniet e gjuetarëve me qeverinë, pasi ligji i ri u jep më shumë kompetenca gjuetarëve që të marrin me koncesion zona për gjueti, t’i mbrojnë dhe raportojnë për gjuetinë e paligjshme duke kërkuar edhe dënimin penal për shkelësit e ligjit deri në burg.

Rama nuk duhet te pranoje. Gjuetaret te shkojne ne te s’emes. Moratorumi duhet te jete per te pakten 30 vjet, deri sa kafshet te behen te padurueshme dhe te vine tek oborri i shtepise si ne Kanada. Per te shkaterruar jane te paret muterit. Kush vret kafshe duhet ta paguaje shume shtrenjte.
Po bejne pronare me pronat e shtetit pabuksat, do ti dali tymi shume shpejt, na krahasojne me Kroacine, vaj medet one Shan one Bagdat.
Si perfundim do te legalizojne shfarosjen e kafsheve te egra te cdo lloji e specie qofshin ato.