Nebil Çika: Ja si më kërcënoi Arben Ristani, Basha s’u përgjigj

Dita

Gazetari Nebil Çika konfirmon se është fyer dhe kërcënuar me jetë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, në kafen pranë selisë qendrore të Partisë Demokratike, për shkak të një editoriali të tij kundër numrit 2 të PD. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Çika shprehet se numri dy i PD e ka kërcënuar me ndërgjegje të plotë, pasi siç shprehet ai, në ato momente Ristani ishte esëll. Ai e ka denoncuar ngjarjen edhe te kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por siç thotë gazetari Çika, ende s’ka marrë një përgjigje nga ai. Për ngjarjen e regjistruar paraditen e sotme pranë selisë blu, botuesi i gazetën “Minerva” i bën thirrje Partisë Demokratike të distancohet publikisht nga akti i rëndë i sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani.

Keni akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani se ju ka kërcënuar publikisht. Si ndodhi?

Sa u fut në lokal erdhi direkt tek tavolina ime ku pija kafe me një mik, ish student i dhjetorit ’90-të dhe themelues i PD-së. “Mos shkruaj më për mua”, më ka thënë! “Do të bëj atë që nuk ta pret mendja. Do të var nga gjuha. Nuk më njeh mirë mua se çfarë të bëj”, e të tjera kërcënime e fyerje që i përsëriste vazhdimisht për rreth pesë minuta! Unë nuk lëviza nga tavolina. I thash që ato që shkruaj ishin të vërtetë nëse nuk ishte dakord të përgjigjej publikisht. Ai vazhdoi me kërcënimin dhe fyerjet.

Cili mendoni se është shkaku i kërcënimit tuaj nga Ristani?

Nuk kam çfarë të mendoj! Ma tha vetë arsyen. Për shkak të një shkrimi tim editorial i djeshëm në gazetën “Minerva”: “Pse nuk shkon dot në Vlorë Arben Ristani?! E kishte me punën time si gazetar, me shkrimet e mia. Ishte i qartë për arsyet dhe motivimin e kërcënimeve dhe fyerjeve. Për më tepër që ishte edhe esëll.

 Si reaguan njerëzit aty rreth e rrotull, në kafen e PD, kur ai, siç thoni ju, iu kërcënoi me jetë?

Nuk reaguan fare gjatë agresionit verbal të Ristanit. Kuptohet ishin zyrtarë të PD–së shumica, ai është shefi i tyre, Sekretari i Përgjithshëm. I thash Nard Ollit: Pse nuk reagoni, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së po kërcënon një gazetar dhe ju heshtni?! Kështu do vini në pushtet?! U pendova me vonë që i fola kështu Nardit, çfarë do bënte ai?! Ristani është shefi i tij. Më vonë  shumë njerëz e militantë të thjeshtë erdhën të më mbështesin dhe në bisedë me mua e dënuan sjelljen e tij si të paprecedentë se fundja është numri 2 i opozitës. Nuk kam gjë me njerëzit atje, mbase u zunë në befasi. Nuk pritej kjo sjellje kriminale nga një nivel kaq i lartë politik.

 E keni denoncuar ne organet e ligjit?

Jo, ende jo, por avokati im po e shqyrton çështjen. Nuk besoj se është një betejë ligjore sepse nuk është e para herë që jam kërcënuar në punën time si gazetar. Por është për herë të parë nga një politikan i nivelit të lartë e deputet, veçanërisht i PD-se.

 Po kryetarin Basha e keni informuar?

I nisa një SMS menjëherë pas kërcënimit. Vetëm e informova për sjelljen e vartësit të tij nr 1. Nuk më ka kthyer përgjigje ende, por as unë nuk i kërkova të më përgjigjej personalisht. Sigurisht që pres një distancim publik dhe një qëndrim zyrtar  ndaj aktit të rëndë dhe vetë Ristanit si politikan i PD-së, jo vetëm nga z. Basha por edhe nga drejtuesit e strukturave politike të PD-së. Nuk është vetëm një sherr apo kërcënim personal, por një raport i nr. 2 të opozitës me lirinë e fjalës dhe shtypit.

Share This Article
4 Comments
  • Kuptoj qe per Nebili me e rendesishme eshte patia….personaliteti I tij ka mbaruar, prandaj kane guxim njerezit ta shajne e kercenojne kete person….

  • Z. Debil perse nuk e qerase Nr.2 te SHQUP-it Ristanin me nje dopio raki plepi, ai vetem i dehur mund te flase “mire”, se nuk i merret vesh se cfare llomotit.

  • Nuk është e para herë, që sekretari i përgjithshëm i PD_së sillet me prepotencë; Mjafton të kujtojmë edhe qëndrimin e tij si ish-kryetar i KQZ-së. Ky nuk është “sekretari” që i duhet PD-së, se e turpëron edhe më keq atë parti të rënë tërësisht tanimë. Po ndofta ky farë sekretari ka qenë zgjedhja e Bashës ose e Berishës. Megjithatë, për rastin konkret, kërcënimin dhe fyerjen e gazetarucit Debil Çika, ai ka bërë shumë mirë. Sepse këtij i është rritur mendja dhe mburret më kot se është pasardhës i Nebil Çikës së dikurshëm, të cilit nuk i afrohet as tek thonjtë e këmbëve. Ky gjoja gazetar, kujton se gazetaria bëhet duke sharë e duke u grindur me këdo, (edhe me ambasadorët e huaj), për të bërë “lajm” e për të fituar popullaritet.Hiqet si i djathtë për të fituar mbështetjen e të djathtëve; po në të vërtetë vetëm budallenjtë mund ta mbështesin, si edhe ndonjë gazetare kurvicë e një Televizioni, ku ai ha një copë bukë, duke spekuluar me një emision të shpifur e demode. Paçavurja e tij “Minerva” online, tani po kalon një krizë të thellë dhe Debili ka dalë të kërkojë lëmosha poshtë e lartë. Prandaj është bërë edhe nevrik e i hap telashe vetes. Ristani, e bëri që e bëri, të paktën t’i kishte dhënë nja dy shuplaka debilit, që ta sillte në vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *