Nedved: Juventus fiton Europa League

anazapta

Ish-lojtari i Juventusit, Pavel Nedved është i bindur se ish-skuadra e tij do ta fitojë këtë sezon Ligën e Evropës. Kampioni i Italisë do të përballet me Lyonin në çerekfinale të garës së dytë prestigjioze të futbollit evropian dhe Nedved shprehet i bindur se Bianconerët mund ta fitojnë trofeun. “Është rrugë e madhe për finalen e Torinos. Ne luajmë ndaj Lyonit dhe nuk do të jetë lehtë. Ne do të luajmë një duel me dy ndeshje me shumë përkushtim”. “Tek e fundit, Juventusi i ka hyrë kësaj gare me shumë respekt dhe me këtë ritëm pa asnjë problem mund ta fitojë atë”, u shpreh Nedved.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *