Në prag të publikimit të progres-raportit të Bashkimit Evropian, mes Partisë Socialdemokrate Gjermane dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial në Bundestag po vihen re dallime në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa socialdemokratët kërkojnë çeljen e menjëhershme të negociatave, Unioni Kristiandemokrat dhe Krsitiansocial e kanë lënë për në shtator datën e trajtimit të kësaj teme.
TCH shkruan se në Bundestang ndjehet një klimë nervozizmi mbi vendimin që duhet të jepet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, këmbëngul se tani është momenti që duhet votuar për çeljen e negociatave për dy shtetet Ballkanike, pasi, së pari çdo vendim tjetër do të sillte një humbje të besimit të Ballkanit tek BE, së dyti, dy shtetet, veçanërisht Shqipëria, i kanë plotësuar të gjitha kushtet. E së treti, sinjalet pozitive që do të dërgohen nga ky vendim do të sigurojnë stabilitet në rajon.
Por CDU/CSU janë të mendimit se nuk do të ketë kohë për të marrë një vendim nga 26 maji deri në 4 qershor dhe e kanë shtyrë atë për në shtator.
Teksa zyrtarisht thuhet se koha e pamjaftueshme për diskutim është arsyeja e shtyrjes, CDU/CSU ka disa rezerva sidomos për Shqipërinë, e për këtë mund të kërkojnë edhe kushte shtesë.
b.b/dita

Jo po kur tallet Ramutie 675 milione euro, do e kete prioritet Gjermania. Me ate mendje flini
Po mbasi kemi ne partizanet qe luftojne edhe sot germanin ,pse germanet te mundohen per keso horra!
Le te presim te gjithe qe biologjia te na heqe qafen keta dinozaure pastaj germania faqebardhe per ne mundet me na ndihmuar.!