Negociatat/ Cakaj: Vendim teknik dhe politik

Edona Llukacaj

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka qenë këtë të martë në Kuvend për një senacë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ku foli mbi çeljen e negociatave për Shqipërinë nga BE.

Sipas Cakajt, kushtet e vendosura ndaj Shqipërisë janë zbatuar dhe vendi ynë është i gatshëm të nisë procesin e negociimit.

Cakaj tha: “Ne meritojmë që negociatat tashmë të hapen. Kemi bërë progres, kemi bërë shumë që të arrijmë të hapim negociatat ”.

Ministri shtoi se angazhimi i politikës dhe diplomacisë me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë është me rëndësi. Cakaj nënvizoi se ka përmirësim të klimës politike dhe se reforma zgjedhore është një proces me rëndësi për hapjen e negociatave.

Cakaj nënvizoi se: “Vendimi tetorit është teknik dhe politik”.

Gjatë seancës dëgjimore Cakaj u pyet për deklaratat e kryeministrit grek Micotaqis për bllokim të negociatave. Ai nuk komentoi gjatë deklaratën e kryeministrit grek por tha se “me qeverinë e mëparshme nuk kemi patur barriera, me qeverinë aktuale jemi në proces konsultimi për mos ta lejuar të bëhet pengesë.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Me kete minister la nam fare nuk ka vene asnje student nga Harvardi apo universitetet prestigjoze ky ka mbaruar ne Prishtine universitetin dhe ne nje interviste fliste per vrimat e zeza ne hapesire hajde minister hajde as tridute ne Zambia nuk kane te tille

  • “akaj nënvizoi se ka përmirësim të klimës politike dhe se reforma zgjedhore është një proces me rëndësi për hapjen e negociatave.”
    o kaka me të vërtetë e ke??
    apo ashtu të thotë mikrofoni dhe ti pëllet??

  • “akaj nënvizoi se ka përmirësim të klimës politike dhe se reforma zgjedhore është një proces me rëndësi për hapjen e negociatave.”
    o kaka me të vërtetë e ke??
    apo ashtu të thotë mikrofoni dhe ti pëllet??
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *