Ka një arsye pse Rama thekson vazhdimisht orët e fundit që hapja ose jo e negociatave “nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por është problem i brendshëm i BE”.
Shqetësimi i tij kryesor është vijimi i qeverisjes dhe jo hapja ose jo e negociatave.
I kapur vetëm pas një pjese të qëndrimit francez, të gjitha postimet dhe hartimet e tij të orëve të fundit janë fund e krye njëjtë: JO-ja e Europës nuk ka të bëjë me qeverisjen.
Po nëse do ishte PO?
Nuk ka nevojë ta themi se diskursi i KM do ishte krejt tjetër, çka provon hipokrizinë e tij politike me këtë temë.
Franca thotë vërtet që duhet riparë procesi i negocimit si proces dhe kërkon kohë për këtë.
Por nga ana tjetër, ashtu siç ministrja e jashtme franceze pohoi në takimin e Luksemburgut, veç reformimit të procesit, Franca ka rezerva edhe për ecurinë e reformave në Shqipëri të cilat “janë votuar por duhen zbatuar” si dhe për korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin.
Macron shtoi dhe migrimin masiv në deklaratën e fundit.
Të gjitha këto nuk janë “probleme të brendshme të BE” ndaj edhe gjenden përpos Francës, edhe në kushtet e famshme gjermane për negociatat e Shqipërisë.
Këtu nuk po përmendim qëndrimet ekstreme të Holandës, Danimarkës, Spanjës etj, të cilat askund nuk e lidhin mos’hapjen e negociatave me “problemet e brendshme në BE”.
Kryeministri bën mirë të heqë dorë nga ky “këndvështrim” i asaj që po ndodh.
Është propagandë e dobët, e lodhur dhe tashmë e dështuar. Për më tepër, mund t’i kthehet fare lehtë në bumerang.
Nëse kryeministrat e BE miratojnë rekomandimin e ministrave të jashtëm për hapje negociatash me Shkupin dhe shtyrje për Tiranën, e gjithë kjo kala hartimesh e Ramës bie poshtë, pasi provohet se hapja ose jo nuk lidhet me “problemet e BE”.
Ato nuk mund mund “të ekzistojnë” vetëm për Shqipërinë, kurse për Maqedoninë e Veriut jo.
Nga ana tjetër, krahasoni qëndrimet e Ramës dhe Zaevit.
Ne jemi afër JO dhe shihni si sillet kryeministri ynë. Flet për “lojë të madhe”, për “mbështetje ndërkombëtare si kurrë më parë”, që ky po rropatet e po bëhet copë, po problemet janë gjetiu.
Mediat afër tij arritën deri aty sa thanë që PO-ja për Shqipërinë varet nga “problemi sirian”.
Askund dhe për asgjë nuk ndjehet fajtor kryeministri dhe qeveria.
Asnjë përgjegjësi.
Kurrë nuk e kthejnë pasqyrën nga vetja, veç nëse flitet për merita.
Po Maqedonia e Veriut?
Është shumë më afër PO-së dhe kryeministri i tyre ka vetëm një qëndrim: Qeveria e tij do të largohet nëse nuk merr ‘Po-në’ nga BE.
Pse? Sepse ua ka premtuar qytetarëve të tij, ashtu si Rama dhe ramët para tij tash 30 vite qytetarëve të vet.
“Nëse nuk marrim një po, qeveria jonë bie. Ne u premtuam qytetarëve çeljen e negociatave kur erdhëm në pushtet, BE na premtoi një datë”, thotë Zaev në Shkup.
Në Tiranën tonë premtimet elektorale janë detaje pa rëndësi, “fjalë fushate”, thënë ndryshe gënjeshtra.
Ndaj Rama në vend të një qëndrimi korrekt, parimor, dinjitoz si Zaev, ka zgjedhur të vijojë traditën e paraardhësve të tij.
Të cilët, edhe pse Shqipëria ka mbetur në bisht të gjithçkaje, “nuk kanë kurrë asnjë faj”
Ndaj dhe nuk shkulen nga posti i ëmbël edhe nëse Shqipëria digjet.
Dita

Macroni permendi ikjen e rinise.
Rama thote nuk kane gje me ne…
Ke te besojme?
Rinine. Pyeteni pse iken.
EVËRTETË! Edi Rama nuk po resht së deklaruari, në mënyrën më sipërfaqësore, se shkaku i mospranimit të hapjes së negociatave qëndron te problemet e Europës, te rritja e partive antievropianiste, jo te ne. Them se Kryeministrit i duhen drejtuar disa pyetje për ta thelluar sadopak këtë pohim, të tilla si: Cilët janë problemet brenda Evropës? Nga çfarë burojnë ato? A kanë ndonjë lidhje me problemet tona? A i rëndojmë ne, me hyrjen në BE, këto probleme apo jo?
Mendoj se kur flasim për problemet brenda Europës, duhet të dallojmë dy kategori syresh: ato të Evropës së sistemit dhe ato të Evropës antisistem, që ndërthuren me njëri-tjetrin duke pasur një nga pikat e nxehta të ndërthurjes pikërisht debatin e zgjerimit apo jo të BE-së me vende si Shqipëria. Le t’i analizojmë shkurt këto dy kategori problemesh të Evropës.
Europa e sistemit ka sot një nga problemet kryesore faktin që jo të gjitha vendet evropiane rezultojnë njëlloj të suksesshme brenda sistemit. Ka vende si Gjermania që janë shumë më të suksesshme se vende si Greqia apo edhe Italia që kanë probleme me borxhin, evazionin fiskal me të famshmin “spread” etj.. Pakënaqësitë e këtyre diferencave janë amplifikuar shumë edhe nga futja në BE e dhjetë vendeve të tjera, ndër të cilat 8 prej ish-Lindjes, sepse vendet kryesore japin më shumë sesa marrin nga bashkësia evropiane. Kjo ka bërë të flitet për Europën me dy shpejtësi, për një Europë të Veriut dhe një të Jugut apo, së fundi, për një Europë që, sipas Makronit, duhet të ngulmojë në forcimin brenda vetes përpara zgjerimit.
Një kategori tjetër problemesh janë ato që i gjen në argumentet antisistem të sovranistëve, sipas të cilëve, globalizmi dhe neoliberizmi i Europës së sistemit ka krijuar një polarizim të paparë midis një pakice që dikton politikat dhe një shumice që i pëson këto politika. Popujt evropianë, duke u ndierë gjithnjë e më të tradhtuar nga elitat politike, kulturore, mediatike, nacionale por edhe nga i ashtuquajturi projekt evropian, që sipas tyre bën lojën e oligarkive nacionale dhe multinacionale, gjithnjë e më shumë po u drejtohen sovranistëve. Ata të djathtë u ofrojnë si zgjidhje nacionalizmin të kombinuar me politika sociale (Le Pain, Kazinskij) apo liberiste (Trump, Salvini); sovranistët e majtë u thonë se arritjet sociale që kanë pasur vendet evropiane deri në rënien e murit të Berlinit mund të rifitohen vetëm me rimarrjen e sovranitetin nga Evropa e bankave dhe oligarkive financiare (pak a shumë qëndrimi i Jeremy Corbyn në Britani, një pjesë e Cinque Stelle në Itali etj.).
Sikurse dihet, ndeshja midis këtyre dy Europave po bëhet gjithnjë e më e ashpër, pasi sovranistët po fitojnë shumë terren në opinionin publik, ndërkohë që Evropa e sistemit po bëhet gjithnjë e më zhgënjyese, si në nivele kombëtare ashtu edhe të BE-së.
Nuk është vështirë të kuptohet se Shqipëria përbën një problem për të dyja këto Evropa. Për Evropën e sistemit, ajo është problem për shkak të gjendjes së saj ekonomike, mungesës së shtetit të së drejtës, të një tregu vërtet të lirë, të një demokracie të konsoliduar, çka po i jep udhë një autoritarizmi në rritje kombinuar me politika nacionaliste, korrupsionin, krimin e organizuar. Edhe sovranistët i ndajnë një pjesë të këtyre shqetësimeve, por ata kanë edhe të tjera. Ata i akuzojnë neoliberalët e djathtë dhe të majtë evropianistë se u intereson vetëm individi krah pune sa më i lirë, individi mall, atom dhe jo individi që i përket një komuniteti, një historie (sipas të djathtëve) apo individi që kërkon të ndërtojë një shoqëri më të barabartë ku cilësia e marrëdhënieve njerëzore, kuptimi i jetës përtej pasurimit janë vlerat kryesore (të majtët).
Sipas tyre, për të pasur sa më pak pengesa komunitare apo sociale, ata favorizojnë edhe emigracionin, i cili është burim problemesh të mëdha të punësimit, nivelit të pagave, identitetit kulturor, sigurisë. Prandaj ata janë shumë më të ashpër në qëndrimin ndaj emigracionit. E pra, një Shqipëri kampione ndër vendet e Evropës për sa i përket fluksit emigrues, nuk mund të mos jetë në shënjestrën e tyre, siç ishte së fundmi në Francë. Jo vetëm, por shqiptarët shtojnë ndjenjën e pasigurisë në popullatat vendase (temë kjo shumë e rëndësishme për sovranistët e djathtë), për shkak se një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë që emigrojnë, nuk integrohen në sistem, por merren me krim.
Të ndodhur përpara këtij presioni në rritje, Evropa e sistemit ndjen nevojën të mbrohet nga ofensiva antisistem. Dhe është e qartë se një nga këto mbrojtje është edhe shtyrja e hapjes së negociatave për të pranuar në BE vende gjeneruese të këtyre problemeve si Shqipëria.
Megjithatë, paradoksalisht, i vetmi shans që ka Shqipëria që t’i hapen negociatat, është pikërisht ndeshja e Evropës së sistemit me atë të antisistemit. Ndërkohë që Evropa e sistemit është e gatshme ta pranojë Shqipërinë për të mbajtur gjallë narrativen e projektit evropian si dhe për ta përfshirë në fushën e influencës së vet Ballkanin perëndimor (edhe si treg e vend investimesh), Evropa antisistem do të mbyllte dyert përfundimisht për Shqipërinë, pasi ajo kërkon të ndërtojë një narrativë tjetër.
E pra, të thuash se Evropën e detyrojnë të shtyjë negociatat problemet që ka brenda vetes, pa lidhje me problemet tona, është si të marrësh një pjesë të “puzzle”-it dhe ta shesësh si e tërë pamja e tij. E vërteta është se ne jemi pjesë e rëndësishme dhe jo vetëm pasojë e problemeve të Europës aq sa, nëse një ditë projekti evropian do të dështojë, historianët do t’ia atribuojnë këtë edhe gabimeve të zgjerimit me vende si i yni. Të mos njohësh këtë përgjegjësi historike, morale, politike, duke akuzuar Evropën e sistemit që, në fakt, për interesat e veta, po bën shumë më tepër se ç’meritojmë, do të thotë të vazhdosh të bësh një demagogji banale. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe me këtë Kryeministër dhe sivëllezërit e tij, që atë që thonë ditën, e zhbëjnë me punët e natës. Sepse nëse ka ndonjë gjë që ata i tmerron, është pikërisht një Shqipëri e modelit europian të shtetit të së drejtës, e cila do t’u hiqte atyre pushtetin dhe paratë që i kanë fituar dhe vazhdojnë t’i fitojnë me punët e natës.
SHUME SAKTE! BRAVO!
@Elio
Rinia iken se nuk sheh perspektive, nje nga arsyet eshte se Evropa po tallet me Shqiperine.
Evropa nuk na pranon si shtet, do detyrohet te na pranoje si individe.
Ky nunk e leshon karrigen e KM sepse kujton se esht pron e atija dhe kete e ka vertetu kur ishte kryetar bashkie, keta i hipin kalit dhe nuk i zbresin me deri sa te ngordhje fare ashtu siq beri para ardhesi i tij.
Antishqipetarizmi dhe antiislamizmi frances nuk kalohen me argumenta
Sakte, politike katundareske per njerez zorrethate. Ke te laj e kete qaj? Mjere ay popull.
Shkrimi ngre nje problem te rendesishem
Fundi fundit, vendet e BE kane nuk kana gabime eshte ceshtje qe do ta vuajne vete
ata jane ne shtepine e tyre
Ne more, ne me sakte qeveria jone a ndjen ndonje faj??
Kjo eshte sjellja e duhur prej burri shteti te pjekur?
Te vesh temenan’, nuk kam faj une morreeeeeeeee
Aman po Rames gjithe keto vite perhere ia ka fajin dikush
Ne fillim e kishte Saliu – te cilin vete nuk e ndeshkoi
Pastaj Likja – te cilin vete e mori bashkeqeverises me 21 janarin ne kurriz dhe pastaj e beri president
Pastaj … fajin ia kishin buburrecat e hipotekes se Shkodres qe vete i emron
Tani ia ka Europa dhe siria
Etj etj
Ky jo ky
Ky eshte norvegjez me gjak zviceran nga Vicidoli i Surelit
Sigurisht qe negociatat nuk u hapen edhe per problemet e brendeshme te BE.
Nuk e kuptoj gjithe kete shqetesim sepse nuk u hapen negociatat me BE. Mos valle vendi yne pret te shpetoje duke hyre ne BE? Mos valle duke hyre ne BE populli do te haje me luge floriri? Sot ka vende, qytete, krahina madje edhe shtete ne BE qe jetojne shume me keq e jane shume me te varfer se sa ne ne Shqiperi. Shkaku jane taksat e larta qe paguajne qytetaret e BE per te shlyer borxhet publike shume te larta te akumuluara ne kohe, per te mbajtur nje burakraci e administrate teper te fryer, per te realizuar projekte e tjere e tjere. Shqiperia mjafton te rregulloje me mire qeverisjen e vendit, zbatimin e ligjeve, ndaljen e korrupsionit, gjallerimin dhe pjesemarrjen e popullit ne qeverisje dhe shume detyra te tjera qe i vuri Gjermania. Nuk do te vonoe qe do te jete vete BE qe do te na ftoje qe te behemi pjese e saj. Perse sot BE ka frike nga 2 milion shqiptare dhe nuk i pranon ne gjirin e saj? Nga 3 milion shqiptare 1 mion tashme ka pasaporte evropiane. Interesat me shume personale te disa personaliteteve evropiane jane ato qe e pengojne bashkimin tone me BE. Evropa ose do te zgjerohet ne Ballkanin perendimor ose do te veterrezikohet nga konkurenza e fuqive te tjera ne kufijt e saj. Shqiperia eshte nje rruge e kalimit kryesore nga lindja drejt BE dhe politikanet e vertete evropiane nuk do te vonojne ta kuptojne kete. Shqiperia ka mbijetuar nder shekuj e braktisur, e harruar nga Evropa dhe mund te vazhdoje te jetoje tashme shume me mire eme e sigurte dhe disa politikane midioker, keqedashes dhe ndoshta injorante neqoftese nuk e kuptojne kete do ta ndjejne shpejt qe ne mund te vazhdojme te jetojme dhe te rritemi edhe jashte BE. SHBA na e dha lirine si komb dhe na hapi rruget dhe ne po ecim perpara. Kemi veretet nje cope toke por te mrekullueshme, nje klime te shendeteshme, uje te pijeshem me bollek, 400 kilometra det, pasuri minerale te shumellojeshme na mungojne akoma nje shtet ligjor me funksional, nje klase politike patriotike, institucione e struktura te kontrollit, te rishpershndarjes te te ardhurave e shume te tjera qe gradualisht po ndertohen e patjeter do ti ndertojme. Jemi nder popujt me te vjeter te Medheut qe u ka rezistuar rrebesheve te historise si asnje tjeter. Po rritet nje rini shume e shkolluar dhe profesioniste te mrekullueshem.
Qeverine apo Shqiperine?
Rama ka zgjedhur ate qe ka zgjedhur Saliu para tij
Dhe ata para Saliut
Kolltukun
Une per vete them se:
FAJIN SI GJITHNJE E KA SALIU
qe:
Ka paguar Merkelin dhe Macronin per t’i treguar gishtin e mesit shqyptareve te Edvin Droges,
njashtu:
Si Ambasadori i panerum i OSBE-se Borchard do kohe me pare,
por:
SAJE QORRI PROBLEM I BRENDSHEM I BE-SE ESHTE?
qe:
Kanabizoi Shqypnine anembane dhe i futi friken ne bark gjermaneve te Merkelit me kokainen e Taulant Xibrakes qe kishte emeruar ne fabriken e tij nipin e Enverit si administrator?
Mos prisni nga keta funderrina qe gjvasin vedin 30 vjet me radhe te marrin pergjegjesin dhe te thon se faj esht dhe i joni se nuk i kemi ber detyrat mir. Keta po mundohen se si e si te ruajn ket sistem qe kane, po bejn qmos qe shqiprin ta kene si plaqke te tyren dhe ta ndajn mes 3 bandave ps pd dhe lsi.
BRAVO E MADHE.VETEM SALIU MENDON KESHTU:
1-KETE HERE FAJTOR ESHTE MACRONI FRANCES 100 % I CILI PO DEL SHPETIMTAR I EUROPES…!
2-MACRONIN NUK E DUAN 70 % E FRANCEZVE…BDAJ KERKON TE FITOI PIKE DUKE DAL KUNDER TE GJITHE EUROPES.SIÇ DUJET MACRONI PO I SHERBEN RUSISE..SEPSE TE DYJA NUK NJOHIN KOSOVEN ..
3-RAMA I KA BERE DETYRAT E TIJ SI QEVERI..DHE NUK KA PREMTUARE SI ZAEV..
4-TEK NE ESHTE NJE OPOZITE KRIMINALE QE NUK VLEN PER ASGJE…E JO TE VIJE NE PUSHTET DUKE I BERE QEJFIN MILITANTEVE PD-IST HORRA..!
5-D I T A…KA KOHE ME SYNIME KUNDER E.RAMES.NUK DIM SHUME PSE..!!??
Shoku Teme po ku ke humbur? Mezi prisnim komentet e tua ketu per te hedhur pakez drite mbi situaten. Isha ne medyshje nese fajin per negociatat e kishte vetem Saliu apo vetem Macroni? Po komenti yt me sqaroi si me magji. E kane te dy fajin. Po kur pashe qe ke arritur te gjesh edhe sa % e francezeve mbeshtesin Makronin mu mbushen syte me lote. Pale pastaj kur ja fute ne kthese edhe Zaevit se ka filluar e ankohet sikur ja ka fajin lideri suprem. Te lutem mos mungo me me komentet dhe po munde rriti edhe pak shkronjat. I propozoj gazetes Dita qe komentet e Temes ti kete ne vend te editorialit. Ne kete vend ka vetem dy analiste Teme Merhumi dhe Merhumi i Temes.
Lideri global ka nje problem te madh me popullin e tij ai ( populli) eshte shume i vogel dhe injorant qe nuk e kupton dot madheshtine e tij te pamase dhe eshte mekat qe nuk eshte lider i ndonje shteti qe ka probleme si psh Gjermanise , se po te ishte do ta bente Gjermanine si Shqiperine lum si ne per kete koke te madhe qe kemi te na roje dhe ta kemi me jete se pa Europen bejme po pa ate si do te veje halli yne . ne djall Europa qe nuk e kuptoi asnjehere gjenine e tij
URIME “KAPTER RAMIUT” QE QENKA NGJALLUR.O MAVRI:VENDOS EMRIN E SAKTE E JO ANONIM.
-UNE SHKRUAJ ME GERMA TE MEDHA SE ME DO QEJFI.DHE KURKUSH NUK ME IMPONON.EDHE D I T A..IME..ME PRANON SI MOSHATAR.
-SA PER FRANCEZIN..MOS U BEN MERAK SE AI DHE PUTINI JANE SI VELLEZERIT SIAMEZ KUNDER SHQIPERISE,KOSOVES..SI DUKET EDHE JU JENI ME TA.AFERIM.
-Nga Mallakastrioti jo anonim.