Pas vendimit të Bundestagut për Shqipërinë, presidenti Ilir Meta e quan urgjente zgjidhjen e krizës së thellë politike. Kryeopozitari, Lulzim Basha është gati të ulet në tryezen e bisedimeve me Ramën por me kusht.
Votimi i deputetëve në Bundestag-un gjerman, në mbrëmjen e të enjtes ( 26.09.2019) në favor të Shqipërisë për hapje me BE të bisedimeve të pranimit, me 395 vota pro ndër 599 deputetët e pranishëm, është përshëndetur nga Johannes Hahn. Në një postim në median sociale tëitter, menjëherë pas votimit, Hahn e cilëson votimin “shumë të mirëpritur, rezultat të njohjes së progresit konkret, nxitje për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe besueshmërinë e BE”.
Presidenti Ilir Meta, po në mediat sociale, i bëri thirrje në mbrëmjen e të enjtes forcave politike që të fillojnë “urgjentisht punën për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta”. Ai shtoi: “Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare”.
Në postimin e tij, presidenti Meta iu referuar përpjekjeve të deputetëve gjermanë për të zgjidhur krizën e thellë politike dhe institucionale në vend, duke nënvizuar: “Po të kishin dëgjuar këshillat e tyre me kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte, njëlloj si Maqedonia e Veriut”.
Kryetari i Partisë Demokratike (PD) dhe i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, pas vendimit të mbrëmshëm të Bundestag-ut është shprehur i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Ramën. Për rreth 8 muaj Basha e ka kushtëzuar dialogun me largimin e Ramës nga posti i kryeministrit tani vendos një tjetër kusht: dialog me praninë e ndërkombëtarëve. Të enjten në mbrëmje ai deklaroi: “Unë dhe PD jemi dakort për një proces politik të propozuar nga faktori ndërkombëtar që të japim kontributin tonë për daljen nga kriza. Pak rëndësi ka ulja në një tryezë me apo pa Edi Ramën”
Kushtëzimi i dialogut me praninë e faktorit ndërkombëtar tregon vijimin e mosbesimit mes palëve politike në Shqipëri, pavarësisht thirrjeve të BE për të ndryshuar dhe shndërruar në kulturë politike kompromisin dhe dialogun.
Partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI), aleate me PD, është për një dialog pa kushte me qeverinë për të përmbushur të “gjitha kushtet dhe detyrimet dhe hapur rrugën integrimit europian të Shqipërisë.”
Por të dyja partitë, PD dhe LSI, me peshë më të madhe në opozitën jashtë parlamentare, kanë të njëjtin qëndrim kur konsiderojnë “PO”në e kushtëzuar të Bundestag-ut pasojë të “dështimit të qeverisë dhe hapave prapa që ka bërë Shqipëria që nga 2018” .
Një qëndrim i tillë përforcohet ngaqë Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Shqipëria, mori mbrëmë me më shumë vota një “PO” të pakushtëzuar nga partitë politike parlamentare të Gjermanisë. Kjo e bën pa pengesa rrugën e saj drejt një vendimi pozitiv të Këshillit Europian në takimin e tij në Bruksel, muajin e ardhshëm më 18 tetor, nëse kjo datë mbetet e pandryshuar.
Por gjasat janë që kjo datë edhe mund të shtyhet. Konferenca ndërqeveritare shënon fillimin zyrtar të procesit të hapjes së negociatave të pranimit. Plotësimi i kushteve të grupi të parë, të vëna Shqipërisë nga Gjermania, para kësaj konference ndërqeveritare kërkon kohë. Por ajo duhet të zhvillohet atëherë kur qeveria gjermane të shohë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe marrjen e vendimit për kryerjen e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.
Në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke, deputetët gjermanë kërkojnë që kjo reformë të bëhet “në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave elektorale në Shqipëri, në bazë të rezultateve të Komisionit ad hoc për reformëm zgjedhore”. Shtyrja e takimit të Këshillit Europian të 18 tetorit, mund t’i japë kohë Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE, pro hapjes së negociatave të pranimit për Shqipërinë, të bindin Francën dhe Hollandën për të ndryshuar skepticizimin e tyre e t’i bashkohen shumicës për një vendim pozitiv.
Burimi: DW
e.ll./dita

SHTYRJEN E HAPJES SE NEGOCIATAVE NUK E KEMI DEGJUARE NGA GHERMANET.KJO ESHTE HAMENDJE E OPOZITES QE MUND TE FUSI SHKOPINJE NDER RROTA DERI NE PAFUNDESI.PSE:
1- 9 KUSHTET JANE TE DIKTUARA NGA LULZIM BASHA DEPUTETIT GJERMAN KRIÇBAUN,I CILI ISHTE I PRANISHEM NE ÇADREN NE VEND TE KRIMIT TE 21 JANARIT.PO KESHTU TE GAZETES B I L D..E CILA U MOR ME BABALET E PD PER ZGJEDHJET E 2016.
2-KERKESAT JANE ME SHUME PER DREJTESINE SE SA PER QEVERINE.PASI KRIJIMI ORGANEVE TE REJA TE DREJTESISE DO BEHET NGA SHBA+BE-ONM..
3-LARGIMI NGA KOMISIONI ZGJEDHOR I THIRRUR NGA OSBE ISHTE SKANDAL E PD E JO MAXHORANCES,PASI KRYETARI I OSBE U DHUNUA NGA OPOZITA NE BABESEN E TIJ FAMILJARE.! DHE TASHME KERKON QE TE NDERHYJNE ND/KOMBETARET KUR DO SALIZMI.
4-ULJA E BASHES PER DIALOG ME RAMEN ESHTE PRESIONI QE PO USHTRON SHBA+BE..E JO DESHIRE E LULIT SI IMPONIM I SALIUT.
5-PD+LSI NUK JANE TE SINQERTA PASI ATO DO PENGOJNE PERSERI DERI NE 2021,2023 PER HAPJEN E BEGICIATAVE,PASI BERISHIZMI I KA SYT NGA BEOGRADI+RUSI+GREGU.DHE LOBIMI RUS DHE GREK PER DETIN..E TREGON KETE.
6-PD ESHTE NJE AMALGAM BANDITESH VJEDHSISH E VRASESISH QE NUK E KA SHOQEN NE EUROPE E ME GJERE.AJO DUHET NXJERRE JASHTE LIGJIT,PASI KERKOI TE DJEG KUVENDIN E SHQIPERISE.
Negociatat do te shtyhen deri kur te binden 28 vendet e Unionit te votojne PRO. Dhe kete vote PRO te 28 vendet do ta japin kur ti vije OK nga Merkel se Shqiperia eshte gadi te permbushe kushtin e vertete per hapje negociatash me BE –
– Hapjen e kampeve te refugjateve te BE ne Shqiperi!
Ky eshte kushti, sejcili ta gjykoje a ja vlejne negociatat per atje ku te mbushin me fekale klandestinesh.