Vendet e Bashkimit Europian shfaqën qëndrime të ndryshme në lidhje me datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë një takimi jozyrtar të ambasadorëve të vendeve anëtare me komisionerin për Zgjerimin Johanes Hahn, nuk u ra dot dakord për një datë të mundshme për çeljen e negociatave.
Vendet e Bashkimit Europian filluan diskutimin në nivel ambasadorësh mbi datën e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas lajmit të bërë publik edhe nga agjencia e lajmeve Beta, në takimin joformal të ambasadorëve të vendeve anëtare me komisionerin për Zgjerimin, Johanes Hahn, nuk u ra dot dakord për një datë të mundshme për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas burimeve që folën për agjencinë, disa vende fillimisht ishin të mendimit për çeljen e negociatave për të dy vendet njëherësh, por më vonë ndryshuan qëndrim dhe theksuan fillimin e procesit vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe shtyrjen për në vjeshtë të datës për Shqipërinë.
Gjatë takimit u ra dakord që të nxitet drejtimi europian i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, por nuk u dhanë sugjerime konkrete.
Shqetësim për disa vende anëtare është dhe bllokimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të zhvillojnë një takim zyrtar më 12 qershor me qëllim për të arritur disa përfundime mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe mundësisht për të vendosur një datë për fillimin e bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton gazetari Peristeri.
Në lidhje me sinjalet që vijnë nga Brukseli ka reaguar kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Pas takimeve me krerët e Komisionit Europian, Zaev tha se mosçelja e negociatave nga ana e BE-së, do ta rrezikojë qeverinë e tij dhe mund të kthejë në pushtet opozitën nacionaliste.
e.ll./dita

O popull idiot europa nuk na do ,amerika ben gjasme,rusia e turqia kerkojne shfarosjen dhe meqe ne nuk rrojme dot pa tutor historikisht duhet te lidhemi vetem me Kinen moter.
hapini dyert kines dhe japonise .nese duan ta shtyne per shtator u thoni shihemi nga fundi i vitit.mblidhni parlamentet shqiperi kosove dhe miratoni nje rezolute per bashkim kombetar.beni nje referendum per bashkimin si aspirate mbarekombetare,percaktoni ne afat 2 vjecar perpergatitjen dhe zhvillimin e referendumit.koha te sherbeje per tu menduar mire te gjitha palet.njekohesisht organizoni nje trafik njerezish ne drejtim te frances,hollandes,gjermanise danimarkes.do te shikoni sashqiptarodashes do te behen.dheur te vine e premime ,u thoni:-realizoni premtimet pastaj flasim.
Nese Maqedonise i hapet drita jeshile dhe neve jo atehere eshte e qarte qe ne BE nuk ka rryma kunder zgjerimit por antishqiptare. E vetmja zgjidhje eshte bashkimi kombetar si fakt i kryer qe mos te na neperkembin me. Nese ndahemi nga bashkeudhetimi me Maqedonine, rradhes tjeter edhe sikur te plotesojme cdo gje qe BE kerkon, do vendosi veton Greqia per interesat e saj shovene. Sot nuk e ben dot per arsye se me Maqedonine eshte sheshuar dhe duke qene ne me ta si nje pakete, greku s’ndihet dot, por sapo te ngelemi vetem ne atehere do vendosi kushte sikurse i vendosi Saliut per vizat dhe morri marre eshte te e varrezave dhe kufirin detar.